Të nesërmen më shpunë tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformë të plotë shtabi, me shpatë madhështore etj. Veziri më priti në një odë të madhe të shtruar me mermer; një shatërvan vijonte ujët në mes të saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane të kuqërremtë. Më priti në këmbë, shenjë e një nderimi të madh nga një mysliman dhe më vuri të rri në shesh në krah të djathtë të tij. Kam një terxhuman grek që të merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario që di latinisht më shërben për këtë rast.
E para pyetje që më bëri është se përse jam larguar prej atdheut në një moshë kaq të re? (Turqit s’kanë ide për udhëtimet e për qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshë nga derë e madhe. Më porositi t’i dërgoj nderimet e tij nënës sime, dhe ja tek po t’i dërgoj në emër të Ali Pashës. Më tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshë të vegjël, flokë kaçurrela dhe duar të vogla të bardha, dhe u duk shumë- shumë i kënaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Më tha ta kisha si baba sa të qëndroja në Turqi dhe se ai më quante si birin e tij. Dhe me të vërtetë më trajtoi si një foshnjë, më dërgonte bajame e sherbet, pemë e ëmbëlsira nga njëzet herë në ditë. M’u lut ta vizitoja dendur edhe natën kur kishte nge. Pastaj si pimë kafe e duhan u tërhoqa nga vizita e parë. E pashë edhe tri herë të tjera. Është për t’u çuditur se si turqit që s’kanë tituj trashëgimi dhe ka vetëm pak familje të mëdha përveç sulltanit, i japin kaq shumë rëndësi fisit. Sepse pashë që më nderonte më shumë për fisin se për titullin tim… Naltësia e tij është gjashtëdhjetë vjeç, shumë i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka një fytyrë të hijshme, sy të larmë, dhe mjekrën të bardhë, shumë i pritshëm dhe sillet me atë farë sedër që më duket se është veti e të gjithë turqve. Por karakterin e vërtetë e ka fare të ndryshëm nga ç’duket në fytyrë. Është tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritë më të tmerrshme, shumë trim dhe aq gjeneral i mirë sa e quajnë Bonoparti muhamedan. Napoleoni dy herë i ishte zotuar ta bëjë mbret të Epirit, po atij i pëlqen më fort të mbetet me anglezët dhe i urren francezët, si më tha edhe vetë. E çmojnë aq shumë sa i bëjnë lajka dhe francezët dhe anglezët, meqenëse shqiptarët janë luftëtarët më të mirë të Sulltanit, ndonëse Aliu sa për sy e faqe varet nga Porta. Është luftëtar i fortë, por aq barbar sa edhe dorëmbarë, ata që ngrenë krye i pjek në hell, etj. Bonoparti i dërgoi një kuti duhani me pikturën e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa për surratin, mund të mos ia kishte dërguar, pasi s’e hante malli shumë as për atë as për origjinalin. Idetë e tij për të kuptuar fisin e njeriut prej veshëve, duarve e të tjera, të çudisin mjaft. Mua me të vërtetë m’u bë baba, më ormisi me letra, më dha njerëz të më ruajnë dhe çdo lehtësirë. Bisedimet e tjera midis nesh qenë lufta dhe udhëtimet, politika dhe Anglia. Thirri ushtarin shqiptar që më shoqëronte dhe i tha të më mbronte me çdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithë shqiptarët është trim, kryekëput i ndershëm e besnik...
Pjesë nga letra nisur së ëmës nga Preveza më tetor 1809. Përkthyer në shqip nga Profesor Skënder Luarasi
Bajroni ne Shisha Bar!
Çfarë të themi më, Barleti në pak rreshta e shpjegon fare mirë karakterin e këtij turku si tiran, pa shpirt, mizor, barbar ........
Bajroni (gabim emri në koment)
Klimax. Ti nëse je grek mund ta quash Ali Pashën turk, por ai ishte shqiptar mysliman. Afërsisht një Enver Hoxhë tjetër para kohe. Fatkeqësi për Shqipërinê që pikërisht turqit, me pabesi i prenë kokën. Ali Pasha në Janinë dhe Bushatllinjtë në Shkodër mund t'ia kishin ndryshuar fatin Shqipërisë. Por historia është treguar njerkë me shqiptarët. Ti mund të gëzohesh.
Beri gabim qe beri aleance me Anglezet se ata ishin te pabese , sepse ata ishin kunder nesh dhe pro Greqise Aliu duhej te bente Aleance me Bonapartin , qe ta bente Mbret te Epirit dhe pastaj sido qe te vinte ceshtja ishte i percaktuar ajo pjese si Shqiptare
I pafytyre,i pabese si cdo tourkalvanos.....conte te birin me " detyre ushtarake" jashte Γιάννενα-s dhe i shkerdhente gruan......ki ishte trimi i tourkalvanoseve PASA Ali.
Shqipot nuk shkojne me grate e djemve, pasi ate e keni juve merite. Grate e djemve , shqipot i trajtojne si vajzat e tyre, kurse juve jeni si hamsterat qe shkojne te tere ne tufe. Cfare mundet te presesh nga gabelet e Anadollit qe na quhen sot Hellene? Sa i perket Ali Pashait, ai ja ka luajtur fene grave greke, me te cilat kishte mbushur haremin. Me siguri edhe te paret e tu, nga koqet e Aliut kane dale, prandaj rri urte e mos ha mut kot.
KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
... ju jeni ARTISTA . Edhe sot Shqiperia eshte 700 vjet mbrapa Europes se civilizuar . Do thoni Ju cka Europa me shume se ne Internet kane ata Internet ne Para kane Ata para ne .Internet Para ka edhe ne Gana Kongo Etiopi , por ndryshimin e bejne NJERZIT DHE VIZIONI qekane njerzit qe jetojne ne secilin vend .
arrif-me siguri qe nuk ke pare shume jashte vendit, ndryshe nuk do shkruaje keto qe ke thene. Europianet e sotem, jo vetem qe nuk kane vizion, sic pretendon zotrote, por po u behet lavazh i trurit nga mengjezi ne darke. Europa eshte ne prag te shkaterrimit nga politikat idjote liberale qe kane aplikuar ne 50 vitet e fundit, duke i bere vendet Europiane konglomerat popujsh pa asnje identitet. Mjafton te shikosh se si po shperfytyrohet Britania, ku fuqine e kane ish sherbetoret e tyre indiane e pakistaneze. Italia dhe Franca jane ne rradhe pas Britanise. Prit dhe pak vite sa te shikosh ndonje maroken, si president te Frances apo K.Minister te Italise dhe pastaj flasim.
C'veneracion more gazetar injorant
Byron ishte pederast. Kjo e terhoqi Pasahin tone kurvar tek Byroni.....
Ali Pasha ishte nje hajdut ordiner,kriminel dhe masakrues qe nuk nderon asnje e jo me popullin shqiptar. E tradhetuan edhe bijte e vet ate plak pedofil e bythec dhe ja cuan koken me tepsi te sulltani.Nuk beri asgje per Shqiperine ashtu sic nuk bene as pashallaret e tjere qe as e vrisnin mendjen per atdheun e tyre por vetem per verdhushka dhe pushtet nen hijen e padishahut.Eshe turp qe kesaj figure te urryer qe masakroi dhe dogji Hormoven dhe bij te kapedaneve Arvanitas ti ngrihet monument e respektohet si patriot.Cudi si nuk ju kane ngritur ende monument Haxhi Qamili dge Esat Pashes.
Po sepse Byroni ishte pederast dhe Ali Pashaj kishte dy hareme nje me gra e nje me dylbere.