Gjyshja dhe gjyshi im

19 Janar 2023, 09:12Kulturë TEMA

Gjyshja dhe gjyshi im

Nga Ben Blushi

Gjyshja ime Mynever Shuteriqi është 99 vjeç. Gjyshi Dhimitër Shuteriqi duhet të ishte 108 vjec.

Ata jetuan bashkë 60 vjet. Në 20 vitet e fundit që Dhimitri nuk është më, Myneveri ka lexuar dhe rilexuar, ka rregulluar dhe sistemuar çdo faqe që ai ka shkruar gjatë gjithë jetës së tij .

Dhimitri është jeta e Myneverit. Ajo zgjohet çdo ditë, lexon, mendon, rregullon, shkurton, liston dhe sistemon një arkivë me mijëra fletë dhe pastaj del pi kafe, takon njerëz, tregon histori dhe qesh. Myneveri është gjithëmonë e qeshur dhe kur mendoj nga i vjen ky gëzim nuk është vështirë për ta kuptuar.

Ajo ka gjetur paqen. Ajo që ka ikur nuk e mërzit. Ajo që vjen nuk e tremb. Ajo që është i pëlqen.

Myneveri jeton çdo ditë duke bërë diçka që nuk e ka bërë dje. Dhe çdo ditë qesh më shumë se dje.

E qeshur dhe e ç’lodhur duket edhe në këtë fotografi me Dhimitrin, në ekspozitën e shkrimtarëve të fotografit Roland Tasho.

Siç ka bërë gjithë jetën, Myneveri vazhdon ndjek Dhimitrin nëpër shëtitje, nëpër kafe, nëpër konferenca, nëpër udhëtime, nëpër gatime, nëpër spitale, nëpër radiografi, nëpër fotografi, nëpër vizita, nëpër ekspozita, nëpër rreshta, nëpër libra, nëpër rafte, nëpër karakafte, nëpër tregime, nëpër vizatime, nëpër kujtime.

Duke qeshur.

10 Komente

  1. S
    Shabani

    Ato kanë përse të jenë të qeshur, se i dhanë luftës ANÇ, i dhanë brezit të ri studime e krijimtari letrare artistike, një jetë plot besnikëri e përkushtim, mjaft të nderuar e të respektuar deri akademik, ndaj meritojnë të ndiqen, për to të shkruhet e mësohet. Plot vite me tri shifra Myneverit, i paharruar mbetet Dhimitri, urime Beni. Me respekt,

    1. Q
      QYTETARI

      Shume e vertete!!! Keto figura kemi brezi zne nga gjysherit, nga prinderit!!!! Ishte shume e bukur kjo qe Beni e ndau me te gjithe. Duhet te sherbeje si model. E kam takuar ate cift sepse shoqeroja nje te huaj dhe vertete me pelqyen!!! Jete akoma me te gjate me embelsine e paqen qe keni zonje!! Kete e sjell vetem te qenit e dashuruar me ate qe ke prane!!!

    2. a
      astrit

      Na pelqen apo jo ne Shqiperi ka filluar konkurenca e elitave. Une ndjehem i mikluar qe te paret e mij kane qene Grand Vezira, Bejlerbej, e pashallare, e mbi te gjitha te kamur me toka e bageti, qe te paret e mij kur shqiperia ishte me shumice analfabete shkolloheshin ne shkollat e Europes, qe te paret e mij kane luftuar e perpjekur per shtetin e shqiptareve e kufite tone etnik e mirekuptoj Benin kur ndjehet i mikluar nga Dhimiter Shuteriqi e pushteti i tij ne politikat e artit e ne realizmin komunist. Shpresoj qe kjo konkurence te jete e ndershme e secili te mare vlerat qe i takojne.

      1. a
        asdf

        ...te paret e mij kane qene Grand Vezira, Bejlerbej, e pashallare ...renegate dhe bashkepuntor me pushtuesin dhe kjo te ben krenar?!? Te mjeret ne sa mburravec jemi,por mburravec pa tru ,po fare pa tru.

      2. E
        Elbasani

        Moss u mburr me ato gjysher te mire,fatkeqesisht ti Blush nuk ju ngjan aspak

        1. Intelektual Shqiptar

          Znj.Mynevere, nje grua intelektuale dinjitoze e komletuar, ne te tera aspektet e jetes, me nje "nip me emrin Ben" , djale i keq ne shpirt e ne jete.......!

          1. P
            Petro Dhimitri

            Prof. Dhimitër Shuteriqin e kam patur pedagog. Ishte jo i mrekullueshëm, po një thesar i paçmuar për letërsinë dhe gjuhën shqipe. E admironim dhe kishim qejf ta dëgjonim kur me qetësi dhe qartësi na jepte leksionet e tij. Edhe si gazetar kam bashkëpunuar disa herë. Ishte i gatshëm për ç'i kërkonim dhe tejet i saktë. Kam patur fatin t'i shkoja dhe në shtëpi. Njeri i thjeshtë dhe shumë i dashur. E kam takuar edhe kur ishte në Rubik (kur shrimtarët u shpërndanë në bazë). Në një restorant tejet modest po drekonte. E pashë që hante shumë shpejt.'' Shpejtësia nuk më dëmton aq sa nxehtësia e gjellës.''-më tha. Më erdhi keq që në atë moshë duhet të zbriste e të vuante në bazë. Një herë pata një bisedë edhe me zonjën Mynever. Po i tregoja se si donin të më qarkullonin mua, që isha ndër më produktivët e gazetës 'Bashkimi, kur nga 12 redaktorë që ishim, 6 prej tyre nuk shkruanin fare...Nuk nxorra emra. Ata i dinin. Më dëgjoi me shumë dashamirësi. U ndjeva i lehtësuar dhe vlerësuar. Pas një muaji në redaksi erdhi urdhëri që unë të qarkulloja në Tiranë, kur nga redaksia kishin shkuar për të më gjetur punë në Tepelenë dhe në Krujë. As sot nuk di si se si mund ta falenderoj atë grua zonjë dhe aq dashamirëse. Uroj dhe dëshiroj të jetë gjithmonë e qeshur siç dhe është. Faleminderit, e nderuara fisnike,zonja Mynever! Petro Dhimitri.

            1. j
              joel shkodra

              Pyetje per B. Blushin: Po te ishte gjalle, a do te ishte bere demokrat gjyshi Dhimiter? Cfare demokrati do te ishte? Siç ka qene para "çlirimit"?

              1. x
                xzy

                Dhimitër Shuteriqi, njëlloj si Kadareja, ishte një bythëlëpirës i neveritshëm i Enver Hoxhës. Ndofta të dy nuk e donin atë sistem, por i shërbyen si qeni të zotit.

                1. p
                  patrioti

                  Po si te benin sipas teje , te shkonin ne burgun e Spacit ?! Xxy , je nje rrote kari qe nuk ke shok .

                Lini një Përgjigje