Historia e studentit të arteve që la Shqipërinë për të ndjekur pasionin

14 Janar 2023, 21:20Kulturë TEMA

Historia e studentit të arteve që la Shqipërinë për

Në Shqipëri ishte thjesht një student më shumë i Universitetit të Arteve.

Jeta e të riut nga Durrësi, Klei Prifti, ndryshoi kur udhëtoi drejt Norvegjisë për të studiuar muzikë klasike.

 “Pjesa e universitetit ka qenë shumë e vështirë për mua, sepse në vendin tonë ka mungesë në aspektin e rritjes artistike. Mungonte inspirimi tek mësuesit, pedagogët dhe u gjenda në një kryqëzim të vështirë. Kështu vendosa të marr rrugën drejt vendeve skandinave,” – tregoi ai.

Siç ndodh kudo, edhe atje Klei do të përballej me shuplakat që të jep arti, konkurencën, por edhe në fund, sukseset e pashmangshme për atë që punon.

 “Ka qenë diçka fantastike, por edhe e vështirë doemos. Kur shkova atje u bëra pjesë e disa orkestrave simfonike dhe në çdo kohë kam patur gjithë mbështetjen nga profesori im. Atje gjeta një shtëpi të dytë,” – u shpreh Klei.

“Është një miksim ndjesish, edhe trishtim, por edhe gëzim. Trishtim, sepse lë familjen, miqtë për të shkuar në një vend që nuk e do, por kur familjarizohesh jashtë është një ndjesi e jashtëzakonshme, sidomos ndjesia e vlerësimit,” – shtoi ai.

Ky vlerësim e largoi Klein nga Shqipëria, të cilën e sheh shumë ndryshe nga vendet skandinave.

“Këtu ka qenë disi e vështirë të inspirohesha dhe të kisha lidhje me aktivitete dhe orkestra. Atje mundësitë për t’u rritur artistikisht dhe për të patur një lidhje me profesionin në shumë projekte është shumë i madh, sepse kultura është e tillë dhe arti klasik vlerësohet jashtë mase,” – tha ai.

Klei na tregon se lidhja e tij me Shqipërinë është e fortë, por jo aq sa ta kthejë pas disa vitesh në atdhe.

 “Për t’u kthyer do jetë shumë e vështirë, sepse Shqipëria nuk e ka ende atë nivel artistik e pedagogjik në muzikën klasike. Planet e mia janë që të arsimohem atje, të kem një karrierë në vendet skandinave, pse jo edhe në vende të tjera të botës dhe të kthehem në Shqipëri vetëm për ndonjë projekt. Më dhemb në shpirt, sepse kam familjen këtu, por nuk e besoj të kthehem përgjithmonë,” – u shpreh ai.

Ky është një ndër qindra rastet e të rinjve, që largohen çdo vit nga vendi ynë në kërkim të një arsimi më të mirë, pune më të mirë, jetese më të mirë.

9 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Nje kristian nuk duhet te kthehet kurre mes shurrsave arabe m'Albanistan....sepse do te katandiset ati nje cope plehre . Jeta dhe suxesi per ti mor djale eshte larg kesaj haleje islamikesh ..... kshq merr family e mos shiko me piso,leri pordhet me rigon e programe apo skedhio.

    1. E
      E verteta

      Ti buken per buke te perditshme ke mutin me bollek o gjakprishur.

    2. v
      vang

      TI QE ke shkruar kete artikull ke injorance te plote se si pregatitet nje violinist .Rrruga eshte e gjate .Fillon 6 vjec dhe ''perfundon' pas 17 vjetesh ku pervehtesohet teknika,njihet literatura dhe qe ne fillim formohet stili dhe menyra e interpretimit.Ne rast se ky Prifti nuk i arriti keto nuk do mundej te pranohej ne specializime e pjesmarrje ne orkestra,ne orkestra sepse nuk qenka solist.Vertet ne Norvegji mund te kete me shume orkestra por profesionalisht u arrit ne shkollen shqiptare sepse mjeshtria e te renit te violines nuk eshte te grumbulloje nje pirg me libra dhe ti lexoje ne kohe rekord.

      1. K
        Klei Prifti

        https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid026MkvjTMF8jAhxg3orZmGrMuu19koduoEiQDs2XVcijPvjHXawKJZxqb9dc6y2WeEl

      2. K
        Kavajs

        Na plasi trapi

        1. B
          Baliu

          Pse atje nuk eshte thjesht nje student me shum, edhe ate nga bota e trete. Kur i humbe te gjitha, edhe nje fije kashte te duket sukses i madh. Le te ngopet mergim, dhe a kthehet ne vendin e vet, eshte pune per te, por nuk mund te shitet si ndonje "tregim suksesi".

          1. E
            E verteta

            Si nuk ka turp ky qe flet keshtu?Nga miqte e mi qe punojne tek Artet, e di shume mire qe kane bashkepunim me Norvegjine permes programit te BE qe quhet Erasmus. Studentet e Universitetit te Arteve qe perzgjidhen per ne Norvegji ikin me burse te plote me kushtin per tu kthyer ne Shqiperi dhe sigurisht qe perzgjidhen me te miret. Eshte turp i madh qe ky flet keshtu ne menyre te pergjithshme, Nga nje ane nuk ve fare faj se ne Arsimin e larte ka mungesa te theksuara te cilesise por qe nuk mund te pergjithesohet e gjitha me te keqen e te shitet sikur ka ndodhur çudia. Mjaft me keto patetizma!

            1. a
              animas

              Shume e vertete

              1. K
                Klei Prifti

                I dashur komentues, jam violinisti Klei Prifti. Artikulli eshte shkruar dhe konceptuar ne nje menyre te gabuar sikur une kam pergjithesuar ne deklaraten time. Profesoret e mi tek Universiteti i Arteve dhe tek shkolla Jan Kukuzeli e shume artiste e kolege te mijte e dijne shume mire se sa mirenjohes e falenderues jam ndaj arsimimit dhe kontributit te tyre ndaj zhvillimit tim profesional e artistik. Kerkoj ndjese per keqkuptimin.

              Lini një Përgjigje