Studentët propozojnë dekorimin nga Presidenca të shkencëtarit të njohur shqiptar

12 Janar 2023, 12:35Kulturë TEMA

 

Studentët propozojnë dekorimin nga Presidenca të

 

Presidencës së Republikës i ka mbërritur një propozim për dekorim të shkencëtarit prof. Artan Boriçi, në shenjë vlerësimi, respekti dhe nderimi për kontributin e pashembullt të tij në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme më 26 mars 2021.

“Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Artan Boriçi, akademik i asociuar, humbi betejën me Covid-19, duke shkaktuar një humbje të jashtëzakonshme për familjen, të afërmit dhe miqtë; duke lënë në mes mjaft angazhime shkencore serioze dhe të mirëpritura brenda dhe jashtë vendit; duke ndërprerë ligjeratat kompetente me studentët dhe bashkëpunimet me kolegët”, thuhet mes të tjerave në kërkesën e studentëve.

Ata kanë përmenduar fondin e shkëlqyer me kërkime dhe punime shkencore, një karrierë të jashtëzakonshme, që e ka identifikuar profesor Boriçin në elitën e studimeve në fushën e fizikës dhe matematikës. Ka bashkëpunuar me sukses me disa qendra të mirënjohura të fizikës dhe matematikës në Zvicër, Gjermani e më gjerë. U bë pjesë e ekipeve të specializuara për kërkime bërthamore europiane. Ishte një prej vlerësuesve dhe paravlerësuesve të konkursit të përvitshëm për çmimin Nobel në fizikë. U ftua të bashkëpunonte dhe bashkëpunoi me agjencitë kërkimore të specializuara ngushtë nga Zvicra në Skoci.

Ai njihet si propozues i një formulimi të ri, që sot citohet me emrin Boriçi-Krojc. Studimet e tij janë pika reference brenda dhe jashtë vendit. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010.
Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003).

Profesor Artan Boriçi ka punuar mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Univresitetit të Tiranës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.

Studentët propozues shprehiun besimin se Presidenca do ta vlerësojë profesor Boriçin, “si një shenjë e mirënjohjes së shtetit shqiptar për punën, angazhimin dhe kontributin e Tij, si një shembull për edukimin dhe frymëzimin e gjeneratave në të gjitha nivelet mësimore e studimore

6 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    C'na duhen shkencetaret neve? Boll kemi Big Brother "VIP" and Perputhen..Kaq mjafton per trute tona...Fatkeqesi per te shkretin qe ka linde ne kete vend ku "lulet i hane gomeret" po te shprehemi me fjalet e artistit te madh R.Ndrenika.

    1. Çi duhet popullit, fizika dhe matematika...!!!

      Ju studentat që kerkoni një gjë të tillë, me siguri jeni një pakicë studentash, që në kokën tuaj jetoni me ndergjegjen intelektuale të perpara 5 viteve. Ndryshoni pllaken e gramafonit në kokën tuaj, dhe ndiqni shumicen e stutentave të ketyre 30 viteve, të cilët janë koherent, pragmatik, modern dhe demokrat. Kjo shumicë studentash, janë kunder idesë tuaj (ju pakica), që të nderohet zyrtarisht emri i ketij shkenctari Shqiptar. Çfarë na duhet, dhe çfarë do na sherbejë ky kerkim nderimi per ketë shkenctar, të cilin ju kerkoni ta nderoni..?!! Ju bëj thirrje ju pakicës së studentve që kerkoni një gjë të tillë, që të ndiqni demokratikisht shumicen e studentve të epokës tonë,të cilët, me veprat e tyre heroike, intiligjente, demokratike dhe per interesa të larta të kombit, e kerkuan dhe pranuan që të dirigjoheshin nga Azem Hajkari, në luften e tyre per demokraci. Azem Hajkari ishte shkenctari më i madh të shkencës së demokracisë. Azem Hajkarit, as dje dhe as sot, Matma Gandi dhe Nelson Mandela nuk i vinin as tek thembra e këmbës. Pra ju pakica e studentëve anti-demokrat, ndiqni shumicen e studentëve, të cilët kanë ide më moderne se ju, pakica. Shumicë së studentve demokrat; të universiteteve moderno-Plepjane të Shqiperisë, ju interesojnë shkencat të tjera të fushave socialo-kulturore. Presidentat dhe K/Ministrat Shqiptar, që kanë drejtuar jeten moderne të kombit, dhe sidomos Sali rracë-qirë Berisha dhe Ilir grua-kurvë Çepani, ishin dhe janë modern, të cilët dekoruan me titujt më të lartë që ka shpikur parlamenti Shqiptar, berberat, guzhinjerat, këpucarët, kercimtarët, Rap-istat dhe tupanxhinjt e vendit, akte keto, që shumica e stutentave janë dakort, sepse keto dekorime, hyjnë në pastertinë kokë daulleve, në arrnimin e opingave, në kontributin për të mbushur barkun me çorbë dhe byrek, për të tundur bythet dhe cicat-thes silikone etj etj etj. Pra, keto janë akte të larta heroike të jetes së perditshme të popullit Dumbabist.

      1. H
        Hajduti i Surrelit

        Shko vizitohu urgjent ti o bujk , se qenke rende fare -Ke nevoje per doktor , te te beje lavazh ne tru -Se te eshte mbushur koka me mut , ngaqe e mban koken gjithe diten ne byth te hajdutit Rama , dhe vjen ketu dhe dhjet nga goja

      2. Y
        Y.H

        Pa tjeter qe do te dekorohet, por duhen c,dekoruar dhe nje pjese e mire e atyre te Likes. Sigurisht ka dhe nga ata qe e meritojne.

        1. t
          taso kume

          Po mire e kane menduar studentet ,po driten jeshile e ndez kryeministri se me gjithe respektin per presidentin tim ma ka zgjedhur kryeministri jo une ( populli) ,u fol qe do e zgjedhi populli por u genjyhem si gjithmone.

          1. K
            Kastriot

            Si gjithmonë, heronjët e vërtetë janë të panjohur nga publiku. Vetëm kur vdesin i përmendin tek tuk.

            Lini një Përgjigje