Gina Lollobrigida, një prej yjeve më të mëdha të kinematografisë europiane, e përshkruar shpeshherë edhe si “gruaja më e bukur në botë”, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi filmike që përfshin filma të mëdhenj si “Gungaçi i Notre Damit”, dhe “E bukur, por e rrezikshme”.
Ajo interpretoi në krah të legjnedave të Hollivudit si Humphrey Bogart, Antony Quinn, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn.
Lollobrigida ishte një prej ikonave të fundit të mbetura gjallë të ditëve të lavdishme të kinemasë.
Manjati i filmit- Howard Hughes, në atë kohë njeriu më i pasur i botës – e mbyti me propozime për martesë- anekënd globit adhurohej talenti dhe bukuria e saj, por jashtë kamerave, ishte po kaq e famshme dhe lufta mes Ginës dhe yllit tjetër Italian, Sophia Loren.
Luigina Lollobrigida lindi 4 korrikun e vitit 1927. Vajza e një prodhuesi mobiljesh, vitet e adoleshencës i kaloi duke shmangur bombardimet e luftës përpara se të studionte skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës.
Një zbulues talentesh i ofroi një audicion në Cinecitta – asokohe studioja më e madhe e filmit në Europë. Fillimisht, nuk mendoi se aktrimi ishte ajo që donte.
“E refuzova rolin e parë që më ofruan”, do të rrëfente më vonë.
“Ata thanë se do të më paguanin një mijë lireta, dhe unë u thashë se doja një milion lireta, duke menduar se kjo gjë do t’i bënte të tërhiqeshin. Por cuditërisht ata thanë po”, qe shprehur aktorja.
E bukur, por me një jetë private të torturuar, vetëm pasi kishte kaluar të 90-tat pati guximin të rrëfente publikisht se ishte përdhunuar në moshë mjaft të re dhe kjo kishte shënjuar më pas me dhimbje të gjithë jetën e saj.
Nji nder figurat me te bukura te Kinematografise Italiane por edhe Boterore . Bukuria e Gina-s ka qen e pakrahasueshme . ______Condoglianza...
Gina... Sofia Loren.... Brigid Bardeau etj etj te atij brezi, yje qe nuk do shuhen kurre. Sot kemi yje Kim Kardashen..... etj etj sumatrice. Ah harrova edhe Kejvinen, ato ke Perputhen ..... etj , etj ☺☺☺
Te gjitha bukuroshet shqiptare me buze, hunde njesoj nga operacionet plastike, kur te plaken do duken si butha te shtrembta, ishalla sdo jene me ne televizione se eshte turp ti shofesh
Te "La donna piu bella del Mondo" eshte e pakrahasueshme