​“Mrekullitë e Shqipërisë”, BBC World cikël dokumentaresh për eksplorimin e bukurive shqiptare

22 Janar 2023, 17:33Kulturë TEMA

​“Mrekullitë e Shqipërisë”, BBC World cikël

Nga Butrinti në Alpet shqiptare, rrjeti ndërkombëtar i BBC-së ka prodhuar një seri programesh mbi turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë, që nisën transmetimin më 21 janar.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton drejt Shqipërisë malore për të zbuluar një vend me qytete dhe fortesa epike, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.

“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim shumëserial i një prej televizioneve më të mëdhenj ndërkombëtarë. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit, takimi me komunitetet në Alpet spektakolare shqiptare, ku pjesë e eksplorimit është Kulla e Ngujimit apo edhe Lahuta,instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

Një tjetër pjesë i kushtohet Gjirokastrës duke zbuluar bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Programi merr një rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe ka një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik dhe kulturor, duke promovuar mrekullitë e Shqipërisë dhe paraqitur ato në sytë e gjithë botës.

Cikli “Mrekullitë e Shqipërisë” transmetohet në BBC World Service dhe ka 4 episode.

Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa artikujve rekomandues në gazetën New York Times apo mediave të tjera ndërkombëtare. Kohët e fundit New York Times rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli natyrore që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi lumi i vetëm i egër në Evropë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

7 Komente

  1. a
    arrif

    .... une e ndjek cdo dite BBC . KJO ESHTE NJE GENJESHTER , per momentin BBC flet vetem per Gomonet Shqipetere dhe shtepite e barit .

    1. R
      Raimond vlonjati

      BBC eshte e betuar anti-shqiptare ---Dhe kudo qe ti gjeni neper Shqiperi keta gazetare i perzini se keta bejn emisione kunder Shqiperise dhe kunder Shqiptareve, Une kam postuar nje koment ketu dhe ju te gazetes e keni fshire , se tani dihet ku qendroni ju si gazete, se ju ne cdo 3 artikuj 1 e keni pro Vucicit BBC eshte nje media qe ben propoagande kunder Shqiperise dhe biles ben fyerje Raciste , tipike naziskine asht sic bejne gjithe mediat britanike and Politikanet britanike ndaj Shqiptareve, Nuk e kuptoj pse duhet te kemi Maredhenie diplomatike me te kete shtet qelbesire sic eshte Britania ?

      1. T
        Tironci vjeter

        Nuk eshte e vertete , e pashe vete rastesisht 3-4 dite para dhe mu mbushen syt me lot ..filloi emisioni me Butrintin dhe mbaroj me Alpet (dhe zakonet e zones) Klb ????????

      2. K
        Kritiku

        O gazetar "dru-me-pre" ky emision nuk transmetohet tek BBC World Service por tek BBC World News! Deri tani duket qe jane 2 episode, ju nga i nxorret 4? Lahuta nuk eshte instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve por eshte i ardhur nga Azia e Vogel. Lahute kemi edhe tek Afganet dhe tek kurdët.

        1. b
          ben

          Kritiku-Nuk e di se cfare instrumentesh janea to per te cilat flet, por me siguri qe Lahuta ka qene qe ne kohen e ilireve si nje instrument lokal.

          1. s
            super duper

            Iliret mbine nga toka ne Ballkan or Taj? Apo si cdo popull ime origjine ndo-ervropian zdrypen ne Evrope prej diku? Arkeologjia, Etnografia, Lingustika, Antropologjia, Historiografia, te gjitha thone se Iliret zdrypen ne Evrope njesoj si Heleniket, Gjermaniket, Sllavet e grupime me te vogla qe jane asimiluar. Iliret erdhen ne Ballkan rreth 800 -1000 vjet me pare se Sllavet dhe gati njekohesisht me Helenet. Dhe andej nga erdhen sollen me vete elementet lingusitik e kulturor te jeteses e te zakoneve. Vegla e mjete, menyra e teknika, gjuhe e tradita.e nder to jane edhe veglat e lashta muzikore qe i ndajne me shume grupime te tjera. Lahuta eshte nje instrument qe ka marre forma e influenca te ndryshme por ka ardh ne BAllkan me popujt qe kan ardh ne Ballkan e ne BAllkan jane te gjithe te ardhur dikush me heret e dikush me vone. Fyejt, veglat e prekursioneve me lekure kafshesh, dhe ato me dru e me fije qe vibrojne jane pertej popujve individuale. Nje fije nga bishti i kuajve e tendosur mbi nje zgaver druri eshte origjina - pastaj me koke dhie ne fund apo me koke kali apo shqiponje si gdhendje kjo e ben Turke, Shqiptare apo sllave por origjinen nuk e ka as turke as shqiptare as sllave por indo-europiane ne fillesat e veta para se popujt qe leviznin e merrnin me vete e ndryshonin gjate historise ne menyra specifike. Lahuta ka ardh prej atyre qe kan ardh e ketu kemi ardh te gjithe, Autoktonet para dydnjeve indo-evropiane jane zhdukur e asimiluar. Ballkanasit e soten jemi banoret e fundit qe kemi ardhur ne Ballkan ne 3000 vjetet e fundit me dallge te ndryshme. Te fundit erdhen Sllavet. Por te gjithe kemi ardhur nga e njetja zone nga kane ardhur gjithe popujt kulturore (jo kombet) e sotem ne Evrope Italiket, Gjermaniket, Sllavet, Helenet. Koncepti qe i ngatarron Shqiptaret eshte Kombi. Kombet jane te vegjel e pjestare te nje familje me te madhe kulturore . Ata kane lindur rreth shekullit te 17-18 dhe vazhdojne te krijohen edhe sot. Sllavet kane krijusr 15-20 kombe, Gjermaniket rreth 8-10 kombe etj.

        2. K
          Kadriu

          E pashe pak pjesen e pare , foli per kanunin dhe kendoi njeri me lahute , pastaj nuk e di si vazhdoi më tej

          Lini një Përgjigje