Rama uron ditëlindjen e Ismail Kadaresë me vargjet e shkrimtarit Majakovski

28 Janar 2023, 11:27Kulturë TEMA

Rama uron ditëlindjen e Ismail Kadaresë me vargjet e shkrimtarit

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e shquar Ismail Kadare në 87 vjetorin e lindjes.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thotë se uron që fjalët se Kadare nuk shkruan më, të jenë lojë, teksa zbulon dhe pëlqimin e tij për një poet rus, nga i cili ka shkëputur disa vargje për të uruar shkrimtarin shqiptar.

Postimi i Ramës

Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtoj urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

“Mendimin tuaj,

që ëndërron në trurin e butë,

si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,

do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;

gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

(er 2021)

14 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    IDIOT

    1. E
      E verteta dhemb....

      Po ki kllouni Ismael si habitet dhe thot se perse ose si iken shqipfolesit nga vatoni drejt Turkye!!!?? Se pari ata qe iken drejt Turkye nuk ishin shqiptare por turkoshqipfoles, bithlepirsa te skrupullt te osmaneve per pese shekuj. Turkey per ta ishte nje zgjidhje per jeten (sipas tyre) pasi nese do te ngeleshin ne vend u rrezikohej jeta nga hakmarrja vendase.Ata qe u larguan ishin muslimon brother's,jo shqiptare kristiane.Keta te fundit u larguan drejte vendeve kristiane greqi,itali,rumani e madje ne argjentinen e larget,te trembur e dhunuar nga turqit e muslimon brother's, bithlepirsa te skrupullt te osmaneve pushtues. Keshtu o e verteta o Ismael Kadar...... turkoshqipfolesi.

      1. M
        Mbresa

        KUNDER MALLKIMIT TE GJUHES SHQIPE (1865-1911) Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

        1. M
          Mbresa

          GOMARI I BABATASIT (METAMORFOZA) Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t`ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t`na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m`do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me `i gjysmë setre t`pa astar, lshuemum krahve kalavar e me `i komçë t`njtitme nën grykë: pantallonat me "gjyslykë" kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t`tanë gordec e berbalec pa ndo `i msim, pa ndonji dije, me `i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t`gjith njerzisë... tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi "Skandërbeg", e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n`"smoking", tash në "bon-jour" ju, qi dje s`kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m`pash, edhe besa me "gulash" me "afishe" e me "sultjash", me "kjumshtuer" e me "ashurè", "kosha gjelash" si kubure, "tarator", "pilaf me kos", "mish me qepe" e "majdanos" "shish qebap", "brizholla viçi", "kunguj t`mbushum", "kuzuici", "kabuni"- e "mualebi". Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, qi për jetë e nderë t`Atdheut kane ra n`luftë si shqipe t`leta, kanë shkri gja e shpija t`veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n`vend qi ju me u vu n`konop, a se brinjt m`jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit a me dlirë ndo `i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m`ju si t`ishi ogiça, për me u pri udhës s`qytetnisë e me i sjellë t`marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi "shqiptarë" vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo `i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s`po e gjeni dot, nën kambë t`cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m`palc, pleh i ndytë me u bartun n`shalc e me u qitë jashta Shqipnije. - Poezi nga Gjergj Fishta

      2. N
        Nuk merret me Problebet pafund qe ka Shteti

        Thuaj po deshe qe st'i sjell zorret ne gurrmaze ky njeri . Per cfar e votuam ne e me cfar merret ky . Shqiperia eshte e shpartalluan gjithe vryma ne cdo kenveshtrim ku krihet medieve me Kakarene dhe vargjet e tija te dhjera e primitive

        1. r
          reti11

          Si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral! Fiks ia ke gjetur lakejve te vicidolit!

          1. M
            Masturbimi i radhes i Te Gjatit

            Nuk ju mjaftoj ky Vampiri Komuniust se thithuri Cicat e Partise per 40 -vjet more te pafytyre ,ngaqe jeni te paafte apo cicnik ne cdo kendveshtrim te perballeni me te sotmen ,vazhdoni me ate mentalit anadollak ,duke te fiksuar ne te Kaluaren ! Dhe cfar i bie kjo shoqerise Shqiptare ? Ja ta them un nji Mut qe te hani ju te gjithe ,qe kerkoni me te tilla Pordhe te qelbni Atmosferen e na tregoni se me mir era e Pordheve tona se e mutit ne mes te Parlamentit e Politikes Shqiptare qe qelb per 32-vjet kte vend dhe jeten e shqiptareve . _Nderkohe qe ky Kriminel Komuniste , ka 32-vjet qe nuk i ka dhen asgje Letersise Shqiptare , (per poezi ky eshte nji Bylmez Stani ) dhe per cfar nji si ky ,duhet te parfunoset me kaq shume Pordhe ne kte Epoke ,vetem kta Politikanet medieoker te ktij vendi mundet ta dijne . I financuan edhe Shtepine e ja ben Muze ne vendlindje Nastradinit Kakare , pse tregoj ca Prralla qe i pelqejn pjeses me primitive te atij vendi qe s'ja kan iden asgje ne kte Bote ,nderkohe qe len ne Harrese shume Heronj e Patriote te shquar te ktij Kombi . Ptuh

            1. R
              Raimond vlonjati

              Shko vizitohu tek ndonje doktor psikiater ti , se qenke rende fare

              1. R
                R.V hamuti Fosile Injorances

                R. vlo. me tipa si ty fshij Te Gjatin un .

            2. N
              Ndergjegjesohu perpara se te na ktheshe kembet. !

              Si shkrimtare i forte i penes. ! Por paska jetuar goxha 87 vjete. ! Le te shpresojme qe perpara se te vdese. ! mbase na jepe ndonje. Interviste e te na tregoje Popullit. ! se si hariti ta Internoje , dhe ta nxjeri jeta ish te dashurin e pare te vajzes se tije. ! Qe AI ishe i se dashures se vajzes Kadare ,, vuajti neper Spitalet e Psikoatrise dhe te Jemen e tije e Internuan. ! z..Ismal mbase Njerezit e tu e lexojme dhe te informojne. ! Te lutemi perpara se te na ktheshe kbet nda Dielli ,dhe atje larte te Qiell ne vend te nje Ylli qe te ndricoje. ! Ndergjegjesohu dhe na trego. ! Si ja thire Intrigant me Spiunet e Enverit ish te dashurit te vajzes se juaj...

              1. N
                Ndergjegjesohu perpara se te na ktheshe kembet. !

                Si shkrimtare i forte i penes. ! Por paska jetuar goxha 87 vjete. ! Le te shpresojme qe perpara se te vdese. ! mbase na jepe ndonje. Interviste e te na tregoje Popullit. ! se si hariti ta Internoje , dhe ta nxjeri jeta ish te dashurin e pare te vajzes se tije. ! Qe AI ishe i se dashures se vajzes Kadare ,, vuajti neper Spitalet e Psikoatrise dhe te Jemen e tije e Internuan. ! z..Ismal mbase Njerezit e tu e lexojme dhe te informojne. ! Te lutemi perpara se te na ktheshe kbet nda Dielli ,dhe atje larte te Qiell ne vend te nje Ylli qe te ndricoje. ! Ndergjegjesohu dhe na trego. ! Si ja thire Intrigant me Spiunet e Enverit ish te dashurit te vajzes se juaj...

                1. j
                  jon

                  Ndonje lexues qe i pelqen shume dhe e mallengjen shume letra e Rames duhet ta kopjoje dhe ta postoje diku tjeter si komentin e tij. Jane thjeshte fjale ne ere pa asnje kuptim. Psh le te me thote dikush ndonje pesonazh te Kadarese. Sa per emocionet keto u takojne njerezve me shpirt. Pse ne intervisten e Kadarese nga Jeruzalemi ku ai i kthen syte cdo dite , komentet perseri jane te bllokuara? Duket se thenia e Voltaire "To learn who rules over you, simply find out who you are not allowed to criticize,” eshte e vertete

                  1. a
                    alphade

                    Sa larg qellon ky Zoteri dhe sa aktuale behen vargjet e Majakovskit me nje grusht lapsash ne xhaketej e tij te lare e te hekurosur mbase me dhjetra here !!Ndersa kadilleret tane ku nuk i njeh as familja e vet shikoni si visuen e pispillosen me xhele e perfume “Versachi” per t’i dhene parlamentit konturet e nje klubi grotesk ku sharlatanet e marrin fjalen sa here iu teket pa pyetur as rregull dhe as ligj !!! Sali Berisha e banden e tij malokeri ( jo malesore) nuk duhen nxjerre 10 dit nga Parlamenti por nje here e pergjithemone dhe te mos shkohet me idene se I ka zgjedhur “populli” ! Populli ! Populli “flinte gjume” thuhej dikur kur donin t’i shndrronin arrestimet ne sarkazme …..Sot akoma me keq ! Atehere behej ne qetesine e nates ku degjohej vetem lehja e qenve sot behet ne “Zenith” ne me te parlamentit, ku “qent lehin e kashojne si bulldoget e hazdisur” ! Fatkeqesisht keta te fundit jane kafshe racinale i thencin …..!

                    1. N
                      Nuk ka rendesi si quhem

                      Rama ka uruar Kadarene me versionin e "Re me Pantallona" te perkthyer nga Agron Tufa, dhe jo me versionin e Ismail Kadarese. Ismaili ka versionin me "kolltuk" jo me "zdral". Po zoti Kryeminister kerkon ne internet, jo ne biblioteke

                      Lini një Përgjigje