Studimi i profesorit të njohur: Serbët ndihmuan osmanët ta pushtojnë Ballkanin

1 Shkurt 2023, 09:55Kulturë TEMA

Studimi i profesorit të njohur: Serbët ndihmuan osmanët ta

Një studim i ri i prof. dr. Oliver Jens Schmitt shpluhuron disa mite të historisë serbe. Sipas Schmitt, serbët u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta pushtuar Ballkanin

Nga Enver Robelli

Në kulturën serbe të kujtesës s’ka vend për dilema: serbët, sipas këtij rrëfimi të etabluar, më 1389 mbrojtën krishterimin në Betejën e Fushë-Kosovës kundër osmanëve. Në një studim të ri të botuar së fundi në “Zeitschrift für Balkanologie” (Revista për Ballkanologji) profesori i historisë në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, shpluhuron disa mite të historisë serbe dhe arrin në përfundimin se elitat serbe pas vitit 1389 u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta zaptuar Ballkanin. Një përmbledhje të studimit të tij Schmitt e ka botuar të hënën në gazetën austriake “Der Standard”.

Sipas Schmitt, një shikim i burimeve dhe librave të historisë mjafton për të konstatuar se në të gjitha çastet vendimtare të historisë osmane nga viti 1389 deri më 1459, kur u zhduk despotati (principata) serbe, shtresa aristokrate serbe ua mbajti anën osmanëve dhe intervenoi kundër kundërshtarëve të krishterë të osmanëve. Më 1395 princi ortodoks i Vllahisë Mirçea (Plaku) u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Fitorja osmane u bë e mundshme nga aristokratët serbë, të cilët i shërbenin ushtrisë osmane si vasalë, mes tyre sidomos Marko Kraleviqi. Në kujtesën serbe Kraleviqi është hero i luftës kundër osmanëve, në realitetin historik ai luftoi dha ra për palën tjetër, për osmanët, shkruan Schmitt.

Një vit më vonë, më 1396, Mbreti hungarez, Sigismundi i Luksemburgut, mblodhi aristokratë nga mbarë Europa për të depërtuar në zemrën e Perandorisë Osmane, në Bullgarinë e sotme. Qëllimi ishte të dëboheshin osmanët. Në Betejën e Nikopolit në Danub forcat serbe të prira nga Stefan Llazareviqi, i biri i Princit Llazar të vrarë shtatë vjet më parë, ndikuan që të fitojnë trupat osmane. Të krishterët u mposhtën, aristokratët e pasur u burgosën dhe shumë familje aristokrate franceze falimentuan duke i paguar Sulltanit para për pengje, nënvizon Schmitt.

Edhe më 1402 sundimtari mongol Timur Lenk marshoi në Anadoll. Afër Ankarasë ai u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Ushtria osmane u shpërbë pasi vasalët turko-myslimanë të Sulltanit kaluan në anën e mongolëve dhe princërit osmanë dezertuan. I vetmi që deri në fund luftoi kundër mongolëve ishte Stefan Llazareviqi dhe trupat e tij. Më 1430 osmanët sulmuan Selanikun, krahas Kostandinopojës, qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit. Pjesëmarrës vendimtarë ishin ushtarët serbë nën udhëheqjen e Grgur Brankoviqit. Kur më 1453 Sulltan Mehmeti rrethoi Stambollin dhe më 29 maj e pushtoi, trupat serbe ishin pjesë e ushtrisë osmane dhe jo në anën e bizantinëve ortodoksë.

Në studimin e tij Schmitt shpjegon arsyen pse serbët përkrahën osmanët në pushtimin e Ballkanit. Pas humbjes në Betejën e Fushë-Kosovës, aristokratët serbë u bënë vasalë të osmanëve, sidomos dinastitë e Llazareviqëve dhe Brankoviqëve. Rol qendror luanin martesat mes dinastive. Olivera Llazareviq u martua me Sulltan Bajazitin I dhe Mara Brankoviq me Sulltan Muratin II (1422-1451). Bashkë me këto dama në oborrin e Sulltanit erdhën edhe serbë të tjerë. Kronikat osmane e përshkruajnë Oliverën si “femme fatale”, e cila kishte futur në përdorim pirjen e alkoolit në oborrin e Sulltanit dhe kësisoj kishte trandur traditat e vjetra të Sulltanëve. Pas vdekjes së burrit të saj, Mara Brankoviq u shpërngul në Maqedoninë jugore dhe me vite të tëra mbajti në duar penjtë e diplomacisë së fshehtë drejt Perëndimit, sidomos Venedikut. Në oborrin osman u krijua një elitë serbe dhe deri në shekullin e 16-të serbishtja ishte shumë e përhapur aty.

Giorgo Sfranze, këshilltar i Perandorit të fundit bizantin, Konstantinit XI, dhe dëshmitar i fundosjes së Bizantit, gjatë qëndrimit në ekzil në Korfuz formuloi akuzën më të ashpër ndaj serbëve, shkruan Schmitt.

“Nga territoret e ndryshme Serbia ka mundur të dërgojë fshehurazi para dhe burra. A ka parë ndokush para? Vërtet ata dërguan para dhe shumë burra, por ata ia dërguan emirit (mendohet Mehmetit II), i cili ishte duke e rrethuar qytetin (Kostandinopojën). Dhe turqit gëzoheshin dhe thoshin: pa shihni, edhe serbët janë kundër jush”, kishte shkruar Giorgo Sfranze. Thellë i dëshpëruar ky bizantin kujtonte rolin serb në rënien e Kostandinopojës, ku duke luftuar ra Konstantini XI. Elitat serbe nuk ushtronin solidaritet ortodoks, nënvizon Schmitt.

27 Komente

  1. G
    Genti

    Sado te kene bashkpunuar serbet me osmanet nu qene si ne qe e shitem bythen te turqit per dy aspra, ndrruam fene e bume bythe e breke me ta sa sot na quajne byrazere. Aq na kane bastarduar sa mburremi me kryevezire,vezire e pashallare tradhetare qe i dhame perandorise se urryer qe na ndau ne 5 vilajete dhe na ndaoi shkollat dhe gjuhen qe te na shperbente si kom psi per ta ishim arnaute pis milet.

    1. l
      labi

      O Gent lexo me shume e mos ha mjalte,mos u nis te gjykosh nga vetja dhe nga te afermit e tu,ka pas burra Shqiptar qe e kan luftu osmant deri ne vdekje.Nese nuk e njeh historine nuk eshte faji Shqiptareve.

      1. G
        Genti

        O ti Labi di të lexosh apo jo ? Unë nuk mohova shqiptarët që luftuan kundër osmanëve por përmenda ata që bashkpunuan e ju nënshtruan osmanëve dhe sidomos ata që sot mburren me të qenit të shqiptarëve vezirë e pashallarë të rregjimit pushtues osman. Shqiptarët mvurren edhe me perandorët e papët që i dhanë Romës dhe Bizantit por nuk ka asnjë krahasim mes tyre megjithse pushtues. Roma dhe Bizanti për mëse 1500 vjet sunduan dhe lanë gjurmën e tyre me të cilën ne mburremi dhe e kemi pjesë natyrale të historisë sonë pasi me italianët dhe grekët na lidh bashkjetesa që nga antikiteti deri sot. Ndërsa me perandorinë e turko-mongolëve përveç islamit të imponuar, kafesë së bluar dhe bakllavasë nuk na lidh ndonjë gjë.

        1. b
          ben

          Genti-ne fakt, ne komentin tuaj te pare juve jeni shprehur se "... e shitem bythen te turqit per dy aspra, ndrruam fene e beme bythe e breke me ta sa sot na quajne byrazere". Se pari, ne nje ane thua se "u beme bythe e breke me turqit" (qe ne fakt ne ate kohe quheshin osmane) nderkohe qe justifikon serbet per bashkepunimin e tyre qe solli pushtimin e gadishullit tone. Veziret apo pashallaret shqiptare nuk i sollen dem vendeve te tjera ballkanike, sic bene "bashkepuntoret serbe". Ne fakt Veziret (apo k.ministrat) osmane kane qene administratore qe zgjidheshin per aftesite e tyre drejtuese. Pra ka nje ndryshim te madh midis dy rasteve. Ajo qe juve thoni me tej eshte e lidhur me fene myslimane dhe konvertimin masiv te shqiptareve ne kete fe, por me siguri qe nuk i dini aresyet. Konvertimi masiv i shqiptareve filloi ne fillimin e viteve 1800 dhe ka lidhje me nje strategji te Osmaneve per te izoluar zonat ne jug (Greqine e sotme) ku shqiptaret atje u ngriten ne lufte (i ashtuquajturi Revolucioni Grek qe filloi ne 1821-qe ne fakt ishte teresisht levizje shqiptare) Sipas kesaj strategjie, osmanet u perpoqen qe te izolojne kete zone te nxehte dhe te tjera zona malore ne Ballkan duke futur disa ligje specifike sic ishin: Marrja e djemve 8-12 vjec nga familjet e krishtera dhe dergimi i tyre ne Stamboll, ku atyre ju nderrohej emri dhe rriteshin si ushtare te trupave elite osmane qe ne i njohim si jenicere. Asnjeri prej tyre nuk kthehej me ne familjen e tij. Mendohet se edh Muhamet Ali, mbreti i pare i dinastise shqiptare te Egjiptit ishte njeri prej ketyre femijeve qe u mor nga familja e tij ne Kavalla dhe u rrit ne Turqi. Si ai ka patur shume te tjere. Duke patur parasysh se si ishte e ndertuar struktura familjare ne epoken per te cilen po flasim, kur cdo familje mbeshtetej tek femijet meshkuj per te mbajtur prinderit e plakur, marrja e djemve krijonte probleme te medha sociale. Djemte nuk merreshin nga familjet myslimane. Nje tjeter ligj qe u fut ne ate kohe ishte ai i trashegimise, ku djali i krishtere duhet qe te paguante nje taks shume te larte ne menyre qe te trashegonte pasurite e paluajtshme (toka, shtepi, vreshta po livadhe) nga i jati. Ne shume raste, taksa e tejkalonte vleren e mallit. Ky ligj nuk vlente per myslimanet. Nje tjeter ligj ishte e drejta per te mbajtur arme. Te krishtereve ju mohohej kjo e drejte qe ishte eskluzivitet i myslimaneve. Mjafton te shikohs se ne zonat malore te Shqiperise, banoret edhe sot jane te krishtere, pasi osmanet nuk kishin kellqe qe tedepertonin ne ato zona si Mirdita, Himara apo Suli ne Gerqine e sotme dhe ato ne zonat fushore jane te gjithe myslimane. Ishin keto ligje qe bene qe shqiptaret qe se kane rruajtur ndonjehere per fete, te konvertohen ne myslimane, por pa ndryshuar aspak shpirtin e tyre rrebel. Marrja e shume administratoreve qe arriten deri ne rangjet me te larta te pushtetit te Perandorise Osmane, ishte nje tjeter taktike qe osmantet perdoren per te mbajtur nen kontroll vendin. Sa i perket asaj qe sot turqit na quajne "byrazere", edhe ajo ka nje spjegim shume te thjeshte. Edhe sot, turqit i konsiderojne shqiptaret rrace superiore. Kete ta them me garanci, pasi e kam degjuar nga shume turq qe kam takuar ne Europe apo Ameriken e Veriut. Ata na therrasin ne "arrnaute" dhe kane shume fjale e shprehje te urta ne folkun e tyre popullor, ku permendin kete fjale. Keshtu those "trim si arrnaut", "i beses si arrnaut", "i mencur si arrnaut", "dinak si arrnaut" dhe shume proverba te tilla qe kane dale nga eksperienca shekullore e popullit turk. Edhe sot shqiptaret ne ate vend kane nje pozite shoqerore shume te rendesishme dhe te respektuar nga publiku dhe politika vendase. Edhe nje sqarim tjeter; ne betejen e Kosoves te 1389-tes, nuk ishin vetem serbet qe luftuan kunder Sulltan Muratit te I, por edhe shume princa ballkanas, perfshi edhe Gjon Kastriotin, te jatin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriotit, qe osmanet i vune nofken "Iskander", qe ne gjuhen e tyre ka kuptimin "Aleksander". Shtremberimi i kesaj fjale na sjell versionin "Skenderbe", qe njohim ne Shqiperi, apo "Skanderbeg" sic njihet heroi yne i madherishem nga historiografia boterore.

      2. R
        Raimond vlonjati

        O Gent idioti. Sulltanet lufterat me te medha i kane bere kunder myslymaneve o idiot Se Ortodkset ishin te gjithe sherbetore te Sulltanit , dhe jo vetem serbet sic thote ky, por edhe Greket e dhe gjithe ortodkset e Ballkanit Edhe Historianet greke, Stavrianos, Paparigopullos, etj thone se "maredheniet e Greqise me Sulltanin per 400 vjet ishin te shkelqyera, ato u prishen vetem pas 1800" ndersa Shqiptaret kane qene gjithmone ne lufte kunder Sulltaneve

        1. G
          Genti

          Pirdh se lirohesh o Raimond kari. Me ç'farë e ke lexuar historinë me bythë ? Kundër kujt muslimanëve kanë luftuar sulltanët o bole ? Vendet e Ballkanit ishin të pushtuara dhe turqit u merrnin fëmijët me dhunë dhe i çonin në Turqi ku i detyronin të ndronin fenë dhe i stërvisnin për të mbajtur të nëbshtruar vendet e pushtuara. Nëse ishin kaq të "kënaqur" grekët, serbët, bullgarët, hungarezët shqiptarët psë bënin kryengritje të herë-pashershme derisa u pavarsuan ?

          1. R
            Raimond vlonjati

            Kunder Myslymaneve ne Azi , Persi dhe Myslymaneve ne Arabi o Idiot Lufterat qe Turqia Osmane ka bere kunder myslymaneve ne Azi kane qene te pergjakeshme dhe biles ata shume here kane humburt ndja tyre Me perjashtim te Shqiptareve per 400 vjet askush nga ata nuk beri lufte kunder Turqise Patriarku grek ishte krahu i Majte i Sulltanit ne te gjitha mbledhjet e Divanit ( qeverise) Osmane Popullsite Ortodokse te Ballkanit filluan luften pas vitit 1800. Edhe para 1 viti kur Erdogan vajti per vizite ne Moldavi, Kryetari i Moldavise puthi Shpaten e Sulltanit qe e kishin ne muze, duke thene se " Sulltani na respektoi fene tone " Lexoje ore Stavrianos, historian Greko-Amerikan i cili ka bere librin Ballkans, Ai thote " Maredheniet tona ishin te shkelqyera me Turqine per 400 vjet Po ashtu lexo Lord Kinross historian Britanik, qe thote se KISHA ORTODOKA ishte bashkepunetore e ngushte e Sulltanve Ka edhe video ne Ju tube, ku prifti grek i Kretes thote se " nen Turqine ishim shkelqyer , "

            1. b
              ben

              Genti-edhe dicka ne kete pike qe ke permendur ne fund te komentit tuaj. Po te ishte per kryengritjet e popujve sllave, ata edhe sot do ishin nen pushtimin turk. Te vetmit qe kane rrezistuar pergjate gjithe 500 vjeteve te pushtimit osman, kane qene shqiptaret. Kete nuk e them une, por kronikanet osmane te kohes ne dokumentet qe edhe sot gjenden ne arkivat e Turqise. Keshtu, Revolucioni i ashtuquajtur Grek i viteve 1821-1831, kur u shpall pamvaresia e shtetit te ri qe u quajt Greqi, u krye nga shqiptaret. Ishin fuqite e medha ato qe, duke u nisur nga pozita strategjike e ketij vendi, shpiken historine e Greqise qe akoma e besojne sot ne bote. Vecanerisht mbreti i Bavarise ishte ai qe mbeshteti me teper kete levizje dhe ne fund, djali i tij Otto u be mbreti i Mbreterise se Greqise ne 1831-shin. E njejta gje me Serbine, Bullgarin dhe Malin e Zi, qe u mbeshteten prej Rusise cariste. Te pretendosh se keto vende u "cliruan vete" eshte miopi dhe nuk ka asgje te perbashket me te verteten. Popujt edhe sot jane turma qe manipulohen, imagjino si kane qene ne ato vite.

          2. A
            Albani

            Kurse shqiptaret i ndihmuan osmanet te merrnin Kostandinopojen. Ku komandanti kryesor ishte Zognush Pasha ose sic i quhej nga osmanet Zaganosh. I cili beri planin vendimtare per marrjen e Kostandinopojes dhe udhehiqte batalionin shqiptaro-osman.Sebashku me ate te jeniçereve.

          3. K
            Kjo eshte e Vertete .

            hikoni Filmin _Mehmet Pushtuesi Konstandinopojes . (s'me kujtohet me saktesi ,por me duket se Mehmeti e kishte Nene ose Gruan serbe ,nji Princeshe qe Mbreti Serbise ja dhuroj Sulltanit per aleance . Ne Filmin e Pushtimit te Konstandinopojes (Film i Hollivoodi-it ) tregohet gjithcka .E Verteta si ka ndodhur . Mehmeti kishte ne Ushtrine e tij mijra Serb te cilet i kishte urdheruar te hapnin Tynele te Nendheshem qe te hyjnin ne Keshtjellen e Pamposhtur te Kosntandinopojes ,qe edhe babai Mehmetit e kishte sulmuar gjithe jetes se tij dhe ishte sprasur . Sklleverit serb ,(keshtu i quante Mehmeti vet , hapen tynelin e nendheshem qe Turqit te depertonin brenda Keshtjelles ,mirpo u zbuluar disaher nga Ushtaret e Keshtjelles dhe u dogjen me zift te nxehte . Poashtu ,tregohet qarte ,se ne Ushtrine e Mehmetit ,Pushtiuesit te Konstandinopojes , kishte Ing. Hungares i cili ndertoj Topin me te Fameshemdhe me te Madhe te kohes ,me te cilen Mehmeti ja arriti te caj muret e Keshtjelle dhe hyje brenda . Pra ,perderisa eshte bere Film ,e tregohet qarte lidhjet e Turqise me Serbet , qe i dergonin Mehmetit jovetem Princesha Serbe por kishin Detyrim te conin edhe skllever qe t'i sherbenin Turkut per cdo pune . Nderkohe qe grekerit e Turqise natirishte benin Spiunin e Mehmetit i tregonin se ku ishin pikat e Dobeta te Keshtjelles dhe se ku ruhesh pak nga Ushtaret .

            1. G
              Genti

              Mos shiko telenovelat e shpifura turke që e kanë kthyer të vërtetën përmbys ose sipas interesave dhe qëllimeve neo-otomaniste të Erdoganit. Turqit merrnin me dhunë nga familjet e krishtera vajzat dhe djemtë dhe më të zgjedhurit nga pamja dhe zgjuarsia i detyronin të konvertoheshin dhe i kthenin në konkubina ose funksionarë e jeniçerë. Por kjo nuk do të thotë se popujt e krishterë e të pushtuar ishin të kënaqur që u rrëmbeheshin fëmijët. Gjithë këta të rrëmbyer që u bënë vezirë e ushtarakë nuk bënë asgjë për popujt e tyre pasi qenë transformuar në osmanë.

              1. K
                Kjo eshte e Verteta

                Genti , me duket s'e lexon si duhet KOmentin tim! _____ Eshte Fim i Hollivood-it qe i referohet Historise vertet te Pushtimit te Konstandinopojes or mik . _Nuk po flet kush per Telenovelat Turke ktu. Kerkohe ne Netfix Filmin dhe shikojeni si eshte e verteta qe duhet t'i intersoj te gjitheve .

                1. b
                  ben

                  Eshte shume e sakte qe eshte nje film serial ne NETFIX, te cilin e kam pare edhe une. Mara, ka qene nje princeshe serbe, qe ju dha Sulltanit Muratit te Pare per haremin e tij. Ne ate kohe sulltanet nuk martoheshin, por kishin gra haremi. Mara ishte nje grua teper inteligjente dhe arriti te fitonte besimin e Sulltanit, duke marre vendin si Gruaja e pare e haremit te tij. Ajo rriti edhe Mehmetin I, apo sic quhej "Mehmet Fatihu" (pushtuesi). Ishte pikerisht ky qe pushtoi Kostandinapojen. Mehmeti I e mbajti shume prane Maren dhe i besoi asaj shume misione per te krijuar aleanca me princerit Ballkanike dhe ato serbe ne vecanti. Nuk dihet se kush ka qene nena biologjike e Mehmetit, por ai e konsideronte Maren nenen e vet deri sa ai vdiq ne nje moshe shume te re; ne mos gaboj ishte vetem 43 vjec. Mara ka kaluar vitet e fundit te jetes ne Maqedonine e sotme dhe gjithmone i ka sherbyer Osmaneve me besnikeri te patundur.

                  1. K
                    Kjo eshte e Verteta

                    ben, kjo eshte pra . Shume korrekte e ke shpjeguar . Une ka vite qe e kam pare Filmin dhe s'arrija ta kisha fiksuar mire Filmin e Mehmet Pushtuesit . Por ktu .ka shume komentues ,qe ní mungojne jovetem informavcionet e duhura ,por edhe shume nga ata qe vijne nga Familje Fanatike Besimtaresh , te cilet nuk diskutojne por cfryjne kunder Turkut ,per arsye qe te gjithe ne shqiptaret i dijme tashme . Shpesh her degradohen temat ktu qellimishte ,nga ca tipa grekofone ose pse jo Prifterinje filoGrek qe s'dijn gje tjeter vecse te zhurmojne ktu ,ngaqe jan Peng te atij mentaliteti Mesjetare .

                    1. G
                      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                      Nuk te kuptoj se kush jane ata qe po cfryjne kunder turkut . Ta thuash te verteten nuk do te thot te "cfrysh kunder turkut." Dhe tjetra, te kesh inate kunder pushtuesve turq, serbe, greke eshte dicka normale. Perse cuditesh?

            2. e
              epo kjo pune

              po pra u konvertuam po kush na e beri peshqesh, nga halli u konvertuam se do shuheshim si fare se serbilja e greqira u shiten tamam se kot nuk u la kishe e gjuhe ne stamboll Turku por ne Ishim halë ne sy ndaj na persekutuan ne ekstrem dhe mire gomari po nuk te lene as mizat e greqires sot

              1. K
                Konvertimi i Shqiptareve keqIntepretohet qellimish

                epo kjo pune , ke shume te drejte . Konvertimi i shqiptareve ne Muslyman erdhi si rrezultat o Masakrave C'njerezore qe Sulltani ushtroj kunder Shqiptareve mbas vdekjes se Skenderbeut ,si Hakmarrje si i vetmi Popull ne Ballkan por edhe ne Bote ,qe Thyeu (/Mposhti Fuqine me te Madhe te kohes ,ne nji kohe kur dridhej gjithe Bota ,pra Sjenderbeu i tregoj Botes se edhe nji vend i Vogel mundet te Mposhti Ushtrit perandorake edhe me te fuqishme ne numer e armatime .Dhe kte Sulltanati s'ja fali dhe shkaterroj gjithcka me gjith egersine e tij prej Bestie Azie . _ Shqiptaret siedhe dijme pothuaj gjysma u Larguan nga Shqiperia drej Italise ,pra Fiset e Medha Shqiptare Gjenerale te Skenderbeut ,pjesa me Fisnike e Shqiptareve per t'i shpetuar Masakrimit Turk . Ata qe ngelen ne Shqiperi , nuk lane Shqiperine dhe per te mbrojtur Token e tyre u Konvertuan ! Konvertimi ,zbuti Krimet Turke ne Shqiperi dhe i dha atyre favore ,jovetem ate se ruajten Tokat e Pronat e tyre dhe s'iken ta lini Shqiperine paShqiptare , por siedhe dijme ,bene Kariere e u pasuruan duke jetuar pse jo shume me mire se fqinjet tane serbe ,sepse Greket jetonin vetem ne Turqi atehere ne Haremet e Sulltanit ose sherbetore e trgetare ,kjo dihet tashme . Pra se u zgjata : Konvertimi i shqiptareve erdhi si rrezultat i Gjenocidit te popullsise Shqiptare ,mbas vdekjes se Skenderbeut .Konvertimi mbrojti Teritoret Shqiptare dhe Kombin Shqiptare nga asimilimi , por jo nga Pushtimi serb apo X -si edhe shpesh keqIntepretohet . U Konvertuan per te Ekzistuar si Komb -dhe bene shume mire . Gabimi ishte qe pasi fituam Pamvaresine ,duhej te Ktheheshin ne Fene e te Pareve tane e Skenderbeut ,si ben edhe popuj te tjere qe kishte te njjejten Histori me tonen si psh Spanjollet . Per hir te Kombit do zhvishesha nga cdo Fe .

                1. G
                  Genti

                  Jam dakord me ty në shumë aspekte por jo në atë që shumica e shqiptarëve u konvertuan qe të mos asimiloheshin apo që të ruanin territorin. Pasi po të qe kështu të njëjtën gjë do kishin bërë edhe serbët, rumunët, hungarezët, kroatët, bullgarët grekët. Gjë që nuk ndodhi. Eshtë e vërtetë që te shqiptarët ndodhi një konvertim në shkallë të gjërë pas masakrash të tmerrshme, pengmarrjesh, shkatërrimesh, dhe mjerimit dhe braktisjes që pësoi vendi pas pushtimit osman. Deri në mesvitet 1750 shqiptarët qenë në shumicë të krishterë dhe një pjesë kripto të krishterë. Presioni, interesi, shkombëtarizimi dhe lufta e pamëshirëshme ndaj qënies kombëtare shqiptare bëri që shumica e atyre që kishte humbur memorjen historike dhe atë kombëtare të ndiqte parinë e konvertuar në islam që ishte kther plotësisht në shërbëtore të osmanëve dhe përfituese të rregjimit të tyre. Aq e kishin humbur ndjenjën kombëtare shqiptarët sa edhe pas pavarsimit mbetën sërish peng i helmit që ju ishte futur në gjak përmes besimit të pushtuesve të tyre. Është ky helm që na ka lënë sot as në Evropë e as jashtë Evropës d.m.th as në qiell e as në tokë. Evropa e sotme kaq liberale sërish te muslimanët sheh rrezikun eminent ndaj kulturës së tyre pasi e di shumë mirë se sulltanët, kalifët, Erdoganët dhe gjithë anadollakët islamikë ëndërrojnë të ngulin flamuri e islamit mbi Shën Pjetër. Dhe është fatkeqësi që na fusin edhe ne në këtë batak por për fajin tonë. Nuk mund të shpjegohet ende sot që një turmë e ndërkryer islamistësh të falet arabisht në mes të evropës përballë monumentit të Gjergj Kastriotit Atletit të Krishtit dhe Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Kasteioti u mor fëmijë u konvertua në islam dhe luftoi për sulltanin por nuk harroi rrënjët e veta dhe me jthimin e tij u rikthye në besimin e krishterë. Skënderbeu e kishte njohur islamizmin dhe sërish e hodhi pas krahëve në rastin më të parë. Po të ishte besimi i vërtetë ai islam pse Kastrioti e braktisi dhe të njëjtën urdhëroi edhe bashkombasit e tij ?

                  1. U
                    Universi shprsa ime

                    Genti gjyna se shkruan shum po prap nji muzik del. Je thelluar aq shum te idea jote sa nuk e kupton ça thot tjetri. aty e ke komentin edhe lexoje prap , por jo me qëllimin e kundërshtimit, nejse ti kohën kot e kalon.

                  2. m
                    mb

                    Shqipetaret u konvertuan ne sh 18, kurse okupimi perfundoj ne sh 15...

                2. R
                  Romioi qe s'di emertimin helen

                  serbet ben marrveshje me osmanllinjt marrveshja mbas humbjes qe pesuan ne 1389 ishte per serbet qe te mbajten fene ( ne siperfaqe) nen miletin turk te krishter dhe i dhan motrat e veta sulltanit dhe ushtaret u ben vassal. Cfare vlere ka ajo fe qe pretendon qe mban pikerisht kur ne te njeten koh fle ne shtratin e armikut dhe lufton per te? Serbet sot kan me shume fjale turke ne gjuhen e tyre si pasoj e lidhjes qe ben me turqit. sipas nje leksikografer jugoslav ne librin e tij "Turcizmi u srpsko-harvatskom jeziku" ( turqishtja ne gjuhen serbo-kroate) ka gati 9000 fjale turke. Flaja kosovo vjen nga fjale turke kuş qe do the thot zog. fisi i par turk qe mberiti ne ballkan nuk ishin osmanllinjet, ishin fisi turko-bulgar ne shekullin 6-7. serbet e moren fjalen turke kuş dhe e ben kos. pikerisht ata kan fjalen sllave te tyre per zogun si ptica. dhe zog i zi eshte crna ptica por preferojn kosin e turkut. sot qe perdorin fjalen metohi e moren nga gjuha greke qe do te thot manastir. Kosova ka qen, eshte dhe do mbetet vetem Dardani

                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Metohi nuk do te thot manastir por do te thot toka te kishes (manastirit).

                    1. .
                      .........

                      Fjala....Kos ne serbisht nuk do te thote...Zog..por mellenje...ka ndryshim....pra Kosova....fusha e mellenjave....

                    2. j
                      jon

                      Disa pika kryesore do permen qe sigurisht jane tema me vete. Perandoria Turke ishte nje fenomen I jashtezakonshem sepse nga nje grup shume I vogel, pra rreth 300 cadera arriten ne me pak se 100 vite te krijojne nje perandori kaqe te madhe ne 3 kontinete. Sigurisht ne thelb ata zevendesuan perandorine e kalbur byzantine. Ballkanasit e priten deri diku me krahe hapur turkun sepse popullsia nene bizant vuante nga korrupsioni, taksat shume te larta dhe pambrojtja nga cdo banditeri. Edhe per marrjen e femijeve te krishtere perseri ishte gjenialitet I turkut. Pushtuesit e meparshem pasi shkaterronin, vrisnin dhe plackisnin, cdo gje thehej ne rrenoje. Turku nga ana tjeter shumicen e ketyre femijeve I mori ne mbrojtje dhe shkollim. Ky ishte gjenialitet per kohen. Nga ana tjeter turqit per te permiresuan rracen ben shume martesa me prica ballkanike dhe evropiane. Kejo perseri ishte normale per kohen. Pa permendur ketu diplomacine e tyre me gjithe Evropen. Konvertimi I madh qe ndodhi kishte me shume karakter ekonomik. Pra lehtesim te taksave. Te krishteret paguanin me shume dhe musulmanet me pak. Afer fundit te perandoeise ndodhi e kunderta. Musulmanet u detyruan te paguanin me shume dhe te benin me shume sherbime ushtarake. Kejo ishte nje nga arsyet kryesore te renise se perandorise. Serben sipas kohes ndihmuan turkun sic e ndihmuan edhe Venecianet, Gjenovezet apo hungarezet. Ne rraste dhe vende te tjera ndodhi e kunderta. E them kete sepse psh Veneciante nga njera ane benin marreveshje per ishujt e Egjeut nga ana tjeter mund te ishin ne lufte me Turkun ne Peloponez. Sa per konvertimin ne Krishtere apo musulmane, ku shqiptaret akuzohen per “tradheti’ eshte komplet e padrejte. Une them se musulmanet shqiptare jane me te ndershem sesa arroganet othodokse serbe apo se shumica e pseftiko othodokseve greke. I krishter I vertete ishte Skenderbeu. Te krishteret e vertet qofshin Shqiptare, Greke apo Serbe duhet ta masin veten e tyre me Skenderbeun sepse Skenderbeu pavaresisht se mbronte truallet e tij( jo Shqiperine sepse Shqiperia apo Greqia as qe ekzistonte) por kryesorja ishte se mbronte kristianizmin. Kurse otodhoksia greke apo serbe ska te beje fare me kristianizmin, por vetem me nacionalizmin e semur qe na demton te gjitheve

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Nuk dua te flas per etnite tjera, por eshte e ditur qe arberit nuk i priten "deri diku" turqit krahe hapur. Te gjithe princerit shqiptare luftuan shume rrepte kunder turkut. Luftuan deri ne frymen e fundit, njeriun e fundit. Perjetuan shume masakra nga turqit dhe prap nuk u dorezuan. Mendoj qe te gjithe ata qe thonë se pushtimi turk i shpetoi shqiptaret dhe se shqiptaret i priten krahehapur turqit aziatike kane qellime te keqija. Sa per konvertimin, dihet shume qarte se pjesa dermuese e shqiptareve u konvertua dhunshem. Ne fillim te shek. te 17 taksa qe paguante cdo jomysliman (xhizja) ishte 45 akce. Me vone u rrit ne 305 akce, cka ishte nje shume , pagimi i se ciles ishte i veshtire. Aty nga mesi i shek. te 17 kjo takse arriti ne 780 akce. Per te shpetuar nga kjo takse , kalimi ne fene islame u pa si shpetimi i vetem.

                      2. e
                        emigranti

                        11 vjet pas vdekjes se Skenderbeut trupat osmane arriten te pushtojne qendresen e fundit te shqiptareve, kalane e Krujes duke masakruar kedo qe gjenin para. Te gjithe princat shqiptare ( paria e kohes ) u larguan ne Italine e sotme sipas marreveshjeve te bera me pare. Ne keto kushte osmanet pasi masakruan popullaten vendase detyruan nepermjet forces dhe taksimeve nje pjese te mire te popullates ( kryesisht ne qytete dhe zonat e ulta ) qe te konvertoheshin ne myslimane. Ndryshe ndodhi ne vendet ( zoterimet ) e tjera te pushtuara nga osmanet, ku udheheqesit e tyre pasi neneshkruan aktin e vasalitetit dhe viheshin ne sherbim te sulltanit kishin nje fare autonomie lokale si dhe mund te mbanin fene e tyre. Pra eshte e qarte se kush u vu ne sherbim te osmaneve, duke filluar qe nga Patrikana greke ( ose e Stambollit ) ishte syri dhe veshi i sulltanit. Megjithese pushtimi osman ishte nje roberi e gjate nga e cila me se shumti humbi kombi shqiptar trojet e te cilit u perdoren si placke tregu ne momentet e fundit te egzistences se kesaj perandorie ( shek. 19 - sa here qe humbte ndonje beteje ne Dardanele me Rusine) , pa bere fjale per moslejimin e shkollave shqipe, nje rast ky i paprecedent dhe vetem per shqiptaret, nuk eshte se Bizanti ishte me progresiv.

                        1. K
                          Kastriot

                          Shqiptarët ishin të ndarë fetarisht para ardhjes së osmanëve, sepse nëpër trungun tonë etnik kalonte kufiri i ndarjes së Perandorisë Romake Lindje-Perëndim. Në kisha nuk predikohej në gjuhën tonë por në gjuhën greke dhe sllave. Në kishat katolike predikohej latinisht. Pra, moskultivimi i gjuhës sonë na la prapa dhe ndikoi në asimilimin masovik në grekë, bullgarë dhe serbë. Popujt që kultivuan gjuhën e vet në kisha e arritën vetëdijën kombëtare më herët dhe kështu arritën të çlirohen dhe të krijojnë shtetet e tyre kombëtare duke asimiluar shqiptarët ortodoksë. Pranimi i fesë islame ishte një lloj distancimi nga presioni asimilues nëpër kisha ortodokse. Por nga ana tjetër ishte një afrim me osmanët dhe ishte një shkallë më afër asimilimit në turq; kjo në qytete ku osmanët kishin administratën turqisht. Duke mbetur si etnia e fundit pa shtet kombëtar, fqinjët i coptuan tokat tona kur u tërhoqën osmanët. Në këtë fatkeqësi patëm pak fat se u krijua shteti kombëtar shqiptar megjithëse i cunguar përgjysmë! Dalja e Kosovës nga kthetrat serbe ishte një shpëtim i një pjese të kombit të mbetur jashtë Shqipërisë.

                          Lini një Përgjigje