15 minuta duartrokitje për filmin më të komentuar në Festivalin e Filmit në Kanë!

28 Maj 2025, 18:25Kulturë TEMA
15 minuta duartrokitje për filmin më të komentuar në

Filmi “Sentimental Value” i Joachim Trier u prit me entuziazëm të madh në premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, duke marrë duartrokitje prej 15 minutash dhe kritika shumë pozitive.

Ky film i vendosur në Oslo tregon historinë e një familjeje norvegjeze të përçarë, me protagonistë Stellan Skarsgård, Elle Fanning dhe Renate Reinsve.

Skarsgård luan Gustav Borg, një regjisor filmi që përpiqet të rifitojë lidhjen me vajzën e tij aktore, Nora, ndërsa përfshin edhe një yll të ri hollivudian për të ndihmuar.

Filmi është vlerësuar për thellësinë emocionale dhe përshkrimin e marrëdhënieve familjare, duke u konsideruar një nga filmat më të mirë të vitit dhe është blerë në SHBA nga kompania Neon.

/liberale

Lini një Përgjigje