86 vjetori i rezistencës! U përkujtua dje në Durrës “7 prilli i vitit 1939” i pushtimit fashist

8 Prill 2025, 08:21Kulturë TEMA
86 vjetori i rezistencës! U përkujtua dje në Durrës “7

U përkujtua në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare.

Autoritete vendore, familjarë të veteranëve dhe të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939.

86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht numrit të pakët dhe mungesave në armatim. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, ndërsa rezistenca u thye nga goditjet e artilerisë së rëndë.

Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si mijëra shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Italinë fqinje.

 

2 Komente

  1. a
    astrit

    Pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste ishte nje fatkeqesi e madhe per kombin. U shkatarrua nje zhvillim normal e qyteterues i popullit.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kirurg

      E ça lidhje ka se tani në Durrës jeton një "komunitet i integruar italianësh"? Demek janë bërë më të mirë tani? Mos doni të thoni se ata që i pritën me armë në 39-ën e kishin gabim? Edhe atëherë i mbushën dyqanet me makarona, por edhe burgjet me rini shqiptare. Lutuni të mos plasë ndonjë luftë, se do t'i shikoni sa "të integruar" janë...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje