Një tjetër zonë qendrore e Tiranës, e mirënjohur për qytetarët si zona e Cirkut, do të rivitalizohet, falë një projekti bashkëkohor që do të përzgjidhet nga gara ndërkombëtare e 6 studiove të arkitekturës, nga të cilat, 5 janë të reja për publikun shqiptar, por me shumë eksperiencë në vendet e tyre dhe në botë.
Në praninë e Kryeministrit Edi Rama po prezantohen sot projektet nga përfaqësuesit e studiove, përkatësisht: COBE, Danimarkë; GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni; GROUPWORK, Britani e Madhe; L’AUC, Francë; NIETO SOBEJANO, Spanjë; ARCHEA Associati, Itali, – ku në përfundim do të shpallet edhe projekti fitues.
Në nisje të prezantimeve, Kryeministri Rama vlerësoi se kjo është një tjetër maratonë arkitekture për vizionin e zhvillimit të një zone qendrore në Tiranë.
“Brenda një harku shumë të shkurtër kohe rikthehemi këtu për një tjetër konkurs ndërkombëtar, këtë herë një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës”, tha Rama.
Ashtu si është vepruar edhe në raste të tjera, Rama tha se “kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit”.
“Jemi këtu bashkë me një juri, prestigji i së cilës vjen nga prania e disa arkitektëve vërtetë të jashtëzakonshëm që nuk janë thjesht të ftuar nga jashtë, por janë edhe protagonistë të transformimeve të rëndësishme të vendit në fushën e zhvillimit urban me projektet e tyre. Dëshiroj që duke i falënderuar anëtarët e jurisë që pranuan ftesën për të na ndihmuar në një gjykim sa më të mirarsyetuar, të falënderoj edhe të gjitha studiot që aplikuan”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se ishin një numër i konsiderueshëm studiosh që aplikuan.
Rama theksoi se “ky është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë”.
“Këto zhvillime kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas, për të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë pasion arkitekturën dhe që e ushtrojnë këtë profesion, që faktikisht të jetojnë në një vend që sot është një ‘universitet’ i hapur dhe që falë, jo vetëm këtyre konkurseve, por edhe partneriteteve me studiot e mëdha ndërkombëtare, të mund të përfitojë një dije shumë të çmuar, një dije përmes ndërveprimit me profesionistë shumë të spikatur të kësaj fushe mundësish edhe parafytyrimesh të pafundme”, shtoi Rama.
Shkaterruesi i cdo hapesire te Tiranes qe Rama e konsideron si pronen e si trashegimni nga Kristaqi. Nje here kete zone e shpalli monument kulture, me pas e perfshiu ne planin francez, Basha miratoi planin rregullues te Tiranes perfshi edhe kete zone por pronari i veteshpallur i Tiranes Edi Sali Kulla nuk pyet per asnje akt zyrtar edhe nese e ka miratuar vete. Kete moment i duhet te kenaqe veten dhe klientet e tij perfshi Zenin e ortakut te tij Berisha ne funksion te fitimit te zgjedhjeve te 11 Majit. A keni degjuar ndonje reagim te ortakut te Rames ne kullat e Tiranes per kullizimin ne zonen e stadiumit Selman Stermasi dhe sot ne ate te Cirkut te Tiranes, zero reagim sepse ata qe nga ngjarja e Gerdecit jane ne ortakeri permanente. Vampiret e Tiranes.
RAMUTI ne DELIR per te ndertuar kulla ne cdo qoshe te Tiranes.Nga nje kryeqytet i ndertimeve rrumpalle ne nje kryeqytet me kulla te larta dhe i pabanueshem per shumicen e banoreve te saj.Cfare po i bejne kesaj Tirane,nuk ka nje kend lojrash per femije,nuk ka nje fushe futbolli a basketbolli ,por vetem kulla,kulla,....Po shpopullohet vendi per faj te nje grushti njerezish qe nuk po ngopen, cfare eshte kjo urrejtjte per vendlindjen e te pareve ?
O Ramë.që ti japësh kuptim këtyre kullave,bëj sa me shpejt të jetë e mundur tani para zgjedhjeve një tender për ndërtimin e një metroje në Tiranë.Bile as mos bēj tender,po jepja direkt kinezëve ,se ata janë mjeshtra dhe i bejne dhe shpejt,plus të japin kredi me kushte lehtësuese dhe të shohësh që i ke të fitume zgjedhjet ,jo vetëm këto,por në çdo palë zgjedhje,sepse shqiptaret duan te jetojnë te perditshmen jo me stresin e trafikut që ‘ ka kriju lali eri’,i cili ju ka ulur cilsine e jeteses qytetareve të Tiranes dhe bëre dhe këtë e do të mbetesh me gjith mend në histori pastaj. Por kështu siç po vepron ti,sikur kërkon medoemos t’ja japêsh pushtetin Berishës,se dukesh që ‘s’e ke shumë me qejf më pushtetin’,paçka se bën fushatë,se përderisa pikërisht para zgjedhjeve jep leje kullash,kur e di që Tirana është betonizu dhe qytetari nuk e duron dot më këtë situatë alarmante për të në jetën e përditshme , kete duhet ta kuptosh,por ata nuk po durojne as arrogancën tënde’,që si duket e bën me qëllim duke i provokuar ata të mos të të japin votën ,që do të thotë se edhe vet e ke kuptuar që duhet të ikësh. Po pse or burrë do të ikësh,kur ke shansin ‘të rrëzosh’ këto kullat hëpërhë tani para zgjedhjeve dhe ‘të gënjesh vetëm një herë’ shqiptarët,thuaj ,’do bëj metro’,vetëm thuaje,se e zgjidhim ne nëpër studiot televizive pastaj dhe ja ku e more votën edhe të pensionistëve pa pension edhe pse e dinë që nuk do hypin dot në metro,por empatia e tyre i shoqeron ata edhe ne keto vite qe u kanë mbetur,se elbete nuk duan të vuajne femijte e niperit,se do kenë një transport publik te sigurtë në të ardhmen.Apo ç’na duhet metroja thuaj,se ja edhe banglandeshasit që kanë metro dhe ato ikin nga vendi i tyre,aq më tepër që ka kosto ndertimi i tij. Kështu zoti Kr.,që ngele përjetsisht në pushtet si e keqja më e vogël,kur kishe shansin ta ndryshoje dhe ta hiqje këtë ‘samar’ dhe te beje vepra të vërteta me vlere per qytetaret,se ata do te ktheheshin vet nga emigrimi dhe ti do te fitoje si e mira e domosdoshme,