Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve të Tiranës

6 Prill 2025, 18:31Kulturë TEMA
Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e

 Premiera botërore e operës “Rozafa” u vu mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve.

“Mjeshtri i Madh”, kompozitori David Tukiçi, bazuar mbi libretin e një tjetër figure madhore të artit shqiptar, siç ishte Fadil Kraja, arriti të bënte bashkë një trupë të madhe artistësh që përfshinte studentë e pedagogë të kantos, emra të mirënjohur të jetës artistike në vend.

“Rozafa” është një opera legjendë në 3 akte dhe gjashtë tablo.

Në rolin e Rozafës interpretoi Ardita Meni, Ujkani u interpretua nga Josif Gjipali, Ajkuna nga Marjana Leka, në shoqërimin e korit të studentëve të Universitetit të Arteve, drejtuar nga mjeshtri i korit, Bujar Alliu.

Muzika e kompozuar nga David Tukiçi u luajt nga Orkestra e Harqeve të RTSH–së, dirigjuar nga Olsi Qinami.

1 Komente

  1. t
    timo

    çfarë do të thotë "premierë botërore"!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje