ARTIZANI I SKULPTURËS! Mjeshtri Artan Mija: Të rinjtë të ruajnë zanatin e skulpturës me dorë

6 Prill 2025, 11:27Kulturë TEMA
ARTIZANI I SKULPTURËS! Mjeshtri Artan Mija: Të rinjtë të

Artan Mija, artizani i njohur për punimet e tij të skulpturave që i krijon me dorë apelon për ruajtjen e këtij profesioni që të mos zhduket. Ai është i njohur për krijimin e modeleve të sculptures antike  që shtrihen që nga epoka e gurit, duke krijuar vepra të veçanta me histori.

Artan Mija është një artizan, i njohur për punimet e tij të skulpturave të cilat i krijon me dorë.

Që nga mosha 15-vjeçare, ai është i apasionuar pas skulpturës dhe ka vazhduar ta ndjek këtë passion. Ai realizon modele të veçanta, por edhe modele antike që shtrihen që nga epoka e gurit.

Thotë se çdo vepër që krijon ka një histori të veçantë por interesin për punimet e tij e kanë më shumë të huajt.

Edhe pse është një mjeshtër i njohur dhe ka ndihmuar shumë të rinj të mësojnë këtë zanat, Artani është i shqetësuar për të ardhmen e këtij profesioni.

Sipas tij, ky profesion ka filluar të shuhet dhe po humbet nga brezi në brez, ndërsa ai ka një thirrje të fortë për të rinjtë që të mos e lënë pas dore këtë zanat të lashtë dhe të mrekullueshëm. Për të kjo punë që bën “nuk është vetëm art, është një trashëgimi që duhet ruajtur dhe zhvilluar”.

Lini një Përgjigje