Muzeu Etnografik i Elbasanit/ Rihapet pas restaurimit të “Shtëpisë së Sejdinëve”

6 Prill 2025, 10:16Kulturë TEMA
Muzeu Etnografik i Elbasanit/ Rihapet pas restaurimit të

Pas punimeve restauruese është rihapur për vizitorët Muzeu Etnografik i Elbasanit.

E ndërtuar në vitin 1792 godina e njohur si “shtëpia e Sejdinëve” i ishte nënshtruar restaurimit vetëm një herë në vitin 1984.

Ndërhyrjet restauruese konsistuan në:

Restaurimin e çatisë, fasadës, forcimin e strukturës etj.

I shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë Muzeu çdo vit tërheq mijëra vizitorë.

Muzeu Etnografik i Elbasanit është  ndërtuar si një shtëpi karakteristike e tipit me çardak dhe pasqyron mënyrën tipike të të jetuarit në Elbasanin e shekullit XVIII.

 

Lini një Përgjigje