Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.
Ndërsa tregoi fillesat e rrugëtimit të tij si prift, Kryepeshkopi Joan tregoi se në vitin 1992 kontaktoi me Kryepeshkopin Anastas dhe u kthye në Shqipëri, pas qëndrimit të tij në SHBA.
Ai e vlerësoi Kryepeshkopin Anastas si një tjetër figurë të ndritur në historinë e kishës.
“Bëri të mundur rindërtimin nga gërmadhat me durim të madh dhe dashuri për Kishën e njerëzit. Nuk mund të qëndrosh tre dekada edhe më shumë, shpeshherë me kundërshtime po nuk pate një dashuri të madhe për kishën dhe njerëzit. Përvoja që kam duke qenë me të për 32 vite e kam parë se e donte vendin dhe njerëzit. Shpeshherë në Greqi ka pasur ankesa se ishte më tepër shqiptar se sa duhet”, tregoi Imzot Joani.
Kryeministri Rama kujtoi bisedën me Kryepeshkop Joanin vite më parë në Korçë kur e pyeti për Kryepeshkopin Anastas, në një kohë kur në vend kishte rezerva të përgjithshme për të jashtë mureve të kishës.
“Dhe te unë kishte një lloj ideje se ai është grek, na sjell grekët. Madje ndaj tij janë bërë sulme të paimagjinueshme politike deri te Kushtetuta e re që ishte tentativë për ta nxjerrë jashtë. Ju më thatë një fjali që mua më mbeti shumë fort në mendje duke ju njohur dhe duke ditur atdhetarinë që ju keni. Më thatë: Ai është një shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë që kemi ne në Kishën Ortodokse dhe sikur të ishin të gjithë aq shqiptar sa ai do ishte shumë më mirë”, tregoi Rama.
Kryeministri kujtoi po ashtu intervistën e fundit të Kryepeshkopit Anastas për mediet greke, të cilën e cilësoi kapakun e floririt mbi të gjithë çfarë u dyshua e u tha për të.
“Të bëhej një deklaratë e tillë në Romë nuk do të bënte lajm, por në Greqi, në atë lloj mjedisi të ngarkuar në mënyrë të posaçme me gjëra të caktuara mënyra se si e tha që pasardhësi im nuk mund të jetë veçse shqiptar dhe ne kemi shkuar atje për të rindërtuar Kishën Autoqefale të Shqipërisë nuk kemi vajtur atje të bëjmë koloni, ajo intervistë ishte e jashtëzakonshme. Gati nuk më besohej dhe nuk ishte e lehtë të besohej se nga ajo intervistë dhe kjo vendosmëri për të caktuar pasardhësin shqiptar e mbrojti autoriteti i tij i jashtëzakonshëm moral që kishte se kundërshti ka pasur, nuk kanë dalë në pah shumë, por ka pasur”, tha Rama.
Kryeministri kujtoi edhe bisedën pas funeralit të Kryepeshkopit Anastas, me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“I thashë se fjalimi im ishte një lloj borxhi se ky njeri ka marrë shumë baltë në këtë vend dhe me atë që bëri në fund, edhe mua vetë që kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të për hir të së vërtetës por kam pasur diku në mendje atë dilemën ky njeriu është shërbëtor i kishës shqiptare apo gjithsesi mbetet njeriu i huaj që ka me vete edhe ato retë që kanë më vete të huajt? Dhe na bëri të ndihemi të vegjël. Kryeministri grek më tha se më kanë ardhur edhe mua zëra që çfarë bëhet kështu, dhe e kam pasur shumë të thjesht: Ai e di më mirë se të gjithë ne dhe shtoji se autoritetin e kishte absolut”, tregoi Rama bisedën me homologun grek.
Kryepeshkop Joani theksoi se atdhetar është ai njeri që lulëzon vendin e tij në detyrën që ka dhe Kryepeshkopi Anastas u përpoq të ndërtonte një kishë solide lokale.
“Jo vetëm me fjalë por me vepra. Autoqefalia është pavarësia financiare dhe bëri çmos që në kohën kur të mos ishte, Kisha të mos falimentonte, të ishte në gjendje të mbahej vetë. Ndërtimi i dy HEC-eve i dha frymëmarrje Kishës, nëse do ishim varur financiarisht nuk mund të jesh krejtësisht i lirë. Kjo përpjekje për ta bërë kishën e pavarur edhe kur të mos ishte tregon dëshirën e tij për të ndërtuar një kishe solide lokale dhe jo vetëm ta ringrinte por edhe kisha të vazhdonte”, tha ai.
Të qifsha bushtrën tradhëtar! Trashëgimtari më i arrirë i motërqirlllkut berishist. Pederast, prostitutë, servil dhe zvarranik i njëqind sahaneve
Rama, ka dimensionin e vrimes se zeze shqiptare dhe me te madh se ajo e Saliut. Shet cdo gje si dhe ai, per te mbajtur karrigen. Por ndersa Saliu eshte me i ekspozuar, ne kete makuteri sundimi, e llojit antidemokratik dhe antishqiptar, Rama eshte me djallezor, ne menyrat si e ndryshon surratin, per tu dukur ai qe nuk eshte, ne paraqitjet me Perendimin ; dhe me turk dhe se arabi vet, ne kontaktet e gjera me keta te fundit, duke realizuar nje rikthim te sundimit mental dhe fizik te tyre, ne kete vend.Dhe vazhdojme te jemi i vetmi vend europian, antar i organizates islamike, ne saj te kontributit personal te saliut dhe rames. Ky i fundit duke patur nje repertor te pafund maskash, aq sa tani ndjen dhe kenaqesi ne ndrrimin e tyre, dhe kur sot mbas mbi 12 vjetesh, del dhe flet mire per kryepeshkopin Anastas. Thua, valle, qe ky kryeminister, nuk ka qene ne kete vend, mbas viteve 90, spo ka qene i vet qorruar dhe i vet shurdhuar per te ndjere dhe prekur, veprimtarine e ketij humanisti te madh, qe nga ajo qe priti dhe ndihmoi, mijra refugjate myslymane kosovare, (dhe asnje fjale mirenjohje deri me sot nga ata), deri tek ndihma dhe perkrahja e shqiptarit te thjeshte ne nevoje, pamvaresisht besimit. Dhe ne tere keto vite, nuk eshte kujtuar, ti jepte kryepeshkopit Anastas, as sodisfaksionin, me minimal dhe me te merituar, ate te nenshtetesise shqiptare( kjo tregon qe sa pak shqiptar i vertete e ndjen veten ky lloj kryeministri), as dhe pas vdekjes nuk denjoi ti adresonte, qofte dhe nje medalje, ketij shqiptari te madh, qe e ka vendin ne histori, krah Nene Terezes.Turpi i tij eshte nder i kryepeshkopit Anastas.Pasi ketij lloj kryeministri i intereson vec sundimi i ketij vendi, me te gjitha menyrat perverse, qofte dhe duke patur ne krah dhe ata qe ne shekuj e kane pushtuar dhe denatyruar kete vend.
Junullotasi ishte shovenisti , gjakpiresi dhe krimineli i shqipetareve. Ai qene i prisht e shkaterroi Shqiperinë dhe shqipetaret. Neper mes tij Greqia beri çfarë deshi ne Shqiperi … ngordhi qeni edhe u virros ne Shqiperi, varri i tij eshte nje bombe e kurdisur herdo kurdo per Shqiperine. Turp e tradhti per qeverinë dhe intelektualet e patriotet shqipetarë qe e qan dhe e vajtuan me lot shovenistin. Edhe ky pinjolli qe e la pas jonullatasi , druaj se eshte pjelle tij se per ndryshe Greqia e kush djeg Shqiperinë po nuk e pat njeriun e vet ne krye te Kishes Shqioetare…
ANASTAS JANULLATOS ,,,QOFT MIR ATJE KU ESHTE ME KRISHTIN ,,,,I BERI NJE NDER ,,,PATRIOTEVE ,,,FUTI NE SKOLIN THEOLOGJIKE ORTHODHOKSE DHE MYSLYMAN TE VEGJEL,,,PER MUA GABIM ,,,UJKU NUK BEHET DELE KRISHTI ,,,