Simone De Beauvoir është një nga mendimtaret më të spikatura të gjuhës frënge. Megjithatë ajo preferonte që të mbetej jashtë kornizave.
Kryesisht në Francë dhe gjetiu ajo është njohur për veprën e saj monumentale "Seksi i dytë" e cila është botuar dhe në shqip në dy vëllime (shih: botime Çabej, përkthyer nga Nasi Lera).
Pikërisht puna e paçmuar e Simone De Beauvoir për të qëmtuar shtypjen e grave në histori është ajo që e bëri të famshme.
Ajo njihet si teoriciene dhe jo si filozofe. Kjo e bën atë që të shmanget nga hija e "bashkëshortit" të saj shpirtëror Jean Paul Sartre me të cilin ishte në një marrëdhënie të hapur gjatë gjithë jetës.
Megjithatë. Libri i saj tashmë edhe përkthyer në shqip i dedikohet Nelson Agrenit. Dashurisë së dytë të madhe të saj dhe dashurisë së saj "amerikane". Libri është përkthyer në shqip nga Diana Çuli e cila njihet për gjuhën e saj të kthjellët dhe njohuritë e kulturës dhe dokeve frëngë.
Libri bën fjalë për marrëdhëniet e partisë komuniste franceze me atë kineze. Në disa prizma ky libër i ngjan "Koncert në fund të dimrit" të shkrimtarit tonë gjenial Ismail Kadare.
Simone De Beauvoir ishte një mendje e rrallë për një grua dhe në të njëjtën kohë ishte një libertine e pandreqshme (kujtojmë këtu artikullin e saj magjepsës me titull "Mos vallë duhet t'a djegim Sadin?" në mbrojtje të Markezit De Sad.
Simona bëri shumë për feminizmin, por dhe të drejtat e grave, por dhe për të majtën franceze, prandaj për një popull filistin si ai shqiptar libri në shqip është një lajm i mirë dhe ajo... mbetet një mendimtare e domosdoshme.
I nderuar Mero Baze. Pse nuk boton artikuj denigrues per biznesmenet e suksesshem si Alban Peza (nip i Heroit Legjendar Myslim Peza), qe te fitosh nga rivalet e tij ndonje gjobe te majme?!