Na ishte dikur/ Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë

5 Prill 2025, 15:45Kulturë TEMA
Na ishte dikur/ Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë

Më 5 prill 1939 lindi Leka Zogu I, Leka i I-rë (5 prill 1939 — 30 nëntor 2011) ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.

Leka Zogu I, Nalt Madhnija e Tij, Leka i I-rë (5 prill 1939 — 30 nëntor 2011) ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Më 5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”. Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Evropën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

3 Komente

  1. s
    shqip

    Dhe dy dite me mbrapa, i jati i Lekes, Ahmet Zogolli i mbathi opingat qe ju kishte premtuar shqiptareve dhe ja mbathi ... ne Greqi ne vend qe te dilte ne mal dhe te luftonte pushtuesit italiane sic kishte premtuar. Vetem duke botuar nje lajm te tille, ofendoni nje komb te tere. Turp per kete gazete qe eshte kthyer ne nje pacavure dhe boton atikuj apo lajme per te fituar para duke harruar etiken dhe patriotizmin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirë bëri që iku

      Nuk kam ndonjë simpati të madhe as për Lekën, as për të atin e tij. Por Ahmeti bëri mirë që iku se italianët nuk do të kishin lënë gurë pa lëvizur për ta kapur të gjallë. Dhe do ta turpëronin. Siç u sollën romakët me mbretin Genc apo amerikanët me Sadamin.

      Përgjigjjuni
      1. G
        GJAURI

        HAHA ,,,NGA AHMET DHE MUHAMET E MEHMET ,,TURKOSHQIPTARET BEHEN LEKA DHE ALEKO ,,,HAHA ,,MASHTEIM IDENTITETI ,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje