Restaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit

5 Prill 2025, 18:02Kulturë TEMA
Restaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit përfunduan punimet restauruese.

Muzeu Etnografik i Elbasanit, apo siç njihet ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, është i ndërtuar në një shtëpi karakteristike e tipit me çardak dhe pasqyron mënyrën tipike të të jetuarit në Elbasanin e shekullit XVIII.

Kjo ndërtesë është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore tha se, ky restaurim ishte një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.

Ndërhyrjet restauruese konsistuan në:
– Restaurimin e çatisë me tjegulla vendi;
– Restaurim i fasadës;
– Restaurime në ambientet e brendshme, në dritare, pjesërisht dyer, suvatime, trajtime në tavanët e drurit si dhe në pjesën e çardakut.

2 Komente

  1. D
    Detari

    ndertese tipike turke.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shihu në pasqyrë

      Të ka ikur truri fare o Detar. Të është bërë mendja fe o i shkretë. Nuk do të thotë që meqë je ortodoks je më i mirë, më i zgjuar dhe më i bukur se të tjerët. Shihu në pasqyrë një herë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje