Kombi teknologjik.

5 Prill 2025, 20:21Kulturë TEMA
Kombi teknologjik.

nga Kastriot Kotoni

Kombet dhe historia e tyre si nocion janë sajesë e Stalinit. Bismarku shpiku romantizmin nacionalist dhe rusët shtetet kombe. Tash pas disa përpjekjeve për të patur një qeveri botërore nën emrin OKB dhe me një Këshill Sigurimi dolën nga kolonializmi shumë popuj.

Edhe pse njeriu në vetvete e ka gjetur fabulën e justifikimit të zhvillimit teknologjik nën emrin e lirisë, demokracisë, komunizmit, fetarizmit ai gjithmonë ka kërkuar të zotërojë natyrën nëpërmjet shkencës.

Shkenca ka promovuar epërsinë e fiseve dhe popujve që nga krijimi i armëve dhe lavdisë, por edhe gjetjen e burimeve natyrore përtej hapësirave të liqeneve dhe detrave me shpikjen e luftrave të detrave, avionëve e raketave e hibride, bakterologjike e kush e di sa emrave siç thotë italiani Makiavel "qëllimi justifikonë mjetin."

Ɓota globale i ngushtoi hapësirat e komunikimit dhe njëkohësisht i parapriu teknologjisë pararobotike e cila do të shndrrohet në një pafundësi zgjidhjesh, por në fakt tregon shpirtin vetvrasës të rracës njerëzore. A nuk erdhi njeriu përtej gjinisë së vetë( me liritë e tij transformojë veten dhe mbërritëm tek prindi 1 dhe prindi 2) ? Ja pra që konservatorizmi në planetin tokë nuk ekziston? Sot disa miliarder sponsorizojnë anije kozmike në eksplorim të planeteve të tjera. E pak të tjerë miliarderë po blejnë toka në planetin Mars, a nuk është kjo toka ku po jetojmë ne, një hapësir tepër e vogël dhe pa intres për disa konsrrvatorë që mendojnë, se sa më pak njerëz të ketë rruzulli tokësor, aq më mir do të ish, ndaj shpikën bomba bërthamore?

Shtetet kombe që kanë më shumë uranium dhe litium do të ekzistokan, veç me një dallim shfarosjen e masive të popullsive nën emrin e kombeve teknologjike. Të pashpresë janë njerzit si gjithmonë kur mashtrohen nga ideologjitë dhe luftrat fetare, por që në fakt nuk kishin asnjëherë mundësi reaguese, sepse shpikjet për shplarjen e trurit janë pjesë e luftës teknologjike. Sot monumentet e lashtësisë si artefakte të qytetërimeve të lashta janë në një çip robotik dhe nuk është nevoja t'i ruash apo t'i mirmbash?

Ju po të doni merrni me një program teknologjik zërin e Eneas, Aristotelit Pavarotit dhe katragjyshërve tuaj me zë edhe figurë dhe thërrisni "rroftë teknologjia"  Të ringresh lavdinë e humbur edhe këtë kombi teknologjik ta ofron, por që do mbillnim kaq shpejt asgjesimin e qenies tonë këtë s'do të kemi shansin ta shohim , sepse nuk e do ta dimë fundin e teknologjisë. Do të kërkojmë artefaktet për fyellin e princit Çarls në plenetet e pazbuluara.

Lini një Përgjigje