Në sallën “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar u mbajt një koncert i veçantë nga Kuarteti i Harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Stela Bello dhe Ejona Nako.
Këta katër të rinj të talentuar sollën një program të pasur duke interpretuar dy vepra shumë të njohura të muzikës klasike nga Beethoven dhe Schubert.
Publiku i pranishëm në sallë pati mundësinë të shijonte një performancë virtuoze ku interpretimi i artistëve të rinj u shoqërua me emocione dhe ndjeshmëri të lartë.
Ky koncert konfirmoi edhe një herë rëndësinë e mbështetjes së artistëve të rinj dhe promovimit të muzikës klasike në skenën shqiptare.
Lini një Përgjigje