A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Arben Derhemi e konfirmon: Do të jem producent i 10 serive të reja

1 Janar 2023, 09:53Kulturë TEMA

A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”?  Arben

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur dicka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët  e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

4 Komente

  1. E
    Eni

    Aktori me I dobet Shqiptar...te forte e rruges time jane Aktoren me te mire....Theater prishesi....

    1. N
      Nazmi shima

      Danoc Tirone artist real

      1. w
        www.youngtribune.com

        Me ne fund qe e keni kuptuar qe nuk shikohen vetem telenovela Turke.

        1. E
          Era

          “Vaid” do dali seriali i bukur si filmi Tuneli?

          Lini një Përgjigje