FOTOT/ Irakli Koçollari: Pse Kim Filby nuk ka rol vendimtar në dështimin e CIA dhe MI6 kundër Shqipërisë

28 Dhjetor 2022, 12:00Kulturë TEMA

 

FOTOT/ Irakli Koçollari: Pse Kim Filby nuk ka rol vendimtar në

Studiuesi Irakli Koçollari ka promovuar sot një libër me dy volume rreth operacioneve sekrete të shërbimit sekret shqiptar kundër CIA dhe MI6 në vitet 1949 1953 të cilat njihen si operacionet e para sekrete kundër Perdes së hekurt nga SHBA dhe Britania e Madhe. 

Librat janë një pasuri e paçmueshme dokumentesh arkivorë që ndriçojnë një histori e cila herë herë është hiperbolizuar e herë është injoruar sipas nevojave politike. 

E vërteta është se operacionet e CIA kundër regjimit diktatorial në Shqipëri dështuan për shkak të aftësisë që dëshmoi shërbimi sekret shqiptarë të kapjen e diversantëve të parë dhe kthimin e tyre në aktorë kundër CIA e Mi6. 

Për shumë vite ky mit lidhej me tradhtinë e Kim Filby-it, agjentit serket britanik që kishte tradhtuar Anglinë dhe kishte raportuar në KGB dhe për këtë operacion. 

Koçollari dëshmon se ka gjetur dokumentin e vetëm të KGB rreth këtij operacioni ku informacioni i Kim Filby është dy faqe, është i vonuar, (Dhjetor 1949) ndërkohë që operacioni ka nisur më Korrik dhe nuk ka qenë thelbësor për suksesin e Sigurimit të SHtetit. 

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që zbulon Koçollari është misioni delikat i SHBA që kërkonte të rrezonte regjimin diktatorial në Shqipëri por të ruante integritetin e shtetit shqiptar nga pretendimet greke, të cilat mezi prisnin të ndodhte ndryshimi.  

Libri u referohet burimeve zyrtare amerikane që sugjerojnë se duhet pasur kujdes që Greqia apo vende të tjera si Jugosllavia të mos e përdorin këtë rast për synimet e tyre. 

Folësit në promovimin e librit Prof. Pëllumb Xhufi dhe Prof. Fatos Tarifa vunë në dukej rëndësinë që kanë dokumentet të cilat shmangin trajtimin bardhë e zi të historisë dhe dëshmojnë për fuqinë e shtetit të diktuarës në këtë aspekt. 

Përtej këtij zbulimi që ka libri lidhur me rolin e Kim Filbyit, ngelet të shikohet realisht se cila do ishte fuqia e Sigurimit të Shtetit Shqiptar pa mbikëqyrjen e KGB e cila në të vërtet ishte koka e shërbimit sekret shqiptar në atë kohë dhe oficerët tanë të sigurimit ishin thjeshtë një grup i gatshëm në terren i tyre. 

Libri i Profesor Koçollarit në këtë drejitm sjell vlera të patjetërsueshme dhe në dokumentimin e historisë dhe në ndriçimit e rolit që SHBA kundër komunizmit por pro shtetit shqiptar. 
 

34 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Bravo ndriçoje historine me te mirat e te keqijat, me ndricime e dritehijet qe e kane shoqeruar. Brenda quadratit ligjor e etik duhet te kontribosh me shume sepse je nje person i mireinformuar.

    1. X
      Xha Hyseni nga Bolena

      O po te mundur qe i beme Amerikes ore, ndersa sot hakmerret ndaj nesh e na i shpall bijte me te mire non grata. Ujet fle hasmi s’fle

      1. G
        Graniti

        (1) "....dështuan për shkak të aftësisë që dëshmoi shërbimi sekret shqiptarë të kapjen e diversantëve ...." HAHAHAHAHAHHAH. (2) "....Prof. Pëllumb Xhufi dhe Prof. Fatos Tarifa .... dëshmojnë për fuqinë e shtetit të diktuarës në këtë aspekt." HAHAHAHAHAHHA

        1. G
          Gjinushi, Tarifa ,xhufi

          A dini gje shoku Irakli, nje kolonel i huaj ka qene ne Shqiperi, para vitit 1949 apo nuk ka qene.

      2. e
        emigranti

        Forcat paramilitare ushtarake te trajnuara ne Gjermani u tradhetuan nga vete Perendimi, sepse ende pa zbritur keta trupa ne token shqiptare, forcat e Sigurimit kishin zene pozicione dhe i kapnin kollaj pasi ishin ne pozicion duke pritur zbarkimin e tyre.

        1. H
          Henk

          Emigranti "Paramilitare" dhe "ushtarake" është e njëjta gjë. Është njësoj si të thuash "paraushtarake" dhe "ushtarake".

        2. A
          Ari

          Sa e bukur dhe shume domethenese kjo shprehje: "...roli i SHBA kunder komunizmit dhe PRO shtetit shqiptar..". Ja, ky eshte vendi i vetem aleat i vendit tone dhe gjithe kombit shqiptar...s'ka te dyte..Ndoshta te trete mund te jete Turqia, pastaj vijne me radhe: Vjena, Berlin dhe Roma...Nuk ka te tjere.

          1. R
            Realisti

            Jemi më të mirët kur duam tja fusim vetes tonë. E bëjmë me përkushtim derisa arrijmë vetë atje ku kemi shtyrë të tjerët. Sëbashku e ndërtuam socializmin me me Enverin në krye dhe ja ku jemi sot , në fund të Ballkanit edhe pas 30 vjetëve të rënies së komunizmit.

            1. P
              Pa rendesi

              Bravo realisti, ke shume te drejte !

              1. A
                Ardiani

                Ish kryeministri Tony Blair ka deklaruar ne pervjetorin e Inteligent Servis se "Kim Filbi ka qene deshtimi me i madh i agjentures Perendimore kunder KGB"! Ky Koqellarja kerkon te rreje opinionin se paskesh qene efikasiteti i Sigurimit te Hoxhes qe pa asnje udhezim nga KGB paska bere te bien ne gracke tere ato parashutime te nisur nga CIA! Kete pacavure nuk do ta besonte as Enveri sikur te ngrihej nga varri.

                1. K
                  Klimax

                  Ashtu është. Në qoftëse do të mungonte ndihma e KGB-së, regjimi i Enverit do e kishte të pamundur mbijetesën. Kjo ndihmë ishte vendimtare edhe për eliminimin e Koçi Xoxes dhe shkëputjen e Shqipërisë nga varësia e Jugosllavisë së Titos. Po ashtu edhe ndërprerja e ndihmës komunistëve grekë në luftën civile të tyre dhe mos lejimi i tyre të futen në territorin shqiptar ishte falë udhëzimeve të Stalinit që shmangën edhe një konflikt ushtarak me forcat greke e angleze. Si përfundim duhet theksuar se ekzistenca e shtetit shqiptar ka mbijetuar falë interesave gjeopolitike e strategjike të vendeve të ndryshme në rajon në periudha të ndryshme historike dhe jo dashurisë së tyre ndaj shqiptarëve apo pro shtetit shqiptar siç propagandohet shpesh për Turqinë, Amerikën, Austro-hungarinë, Italinë apo Bashkimin Sovjetik të Stalinit dhe kujtdo tjetër.

                2. B
                  Buda

                  Profesor Irakli Kocollari eshte nje studiues shembullor, korrekt dhe skrupuloz, ne respektimin e te vertetave qe permbjane dokumentet e arkivave shqiptare dhe boterore. Respekt dhe mirenjohje per punet e tij shkencore!

                  1. L
                    Loni pe Sioni

                    1939-a i zuri Shqiptaret me shtet ligjor të ekonomise se tregut, ku mbi 80% e fshataresise ishte e même... 1990-a i gjeti me Tollon, me 4 leke dita e punes ne fshat dhe me 40 metra katrore shtepi ne qytet, s'po flas per mungesen e lirive... Kjo është kurba e 45 viteve nen PPSH-en... Trashegimia e saj: mesyne vaporet me 1990... Gje qe vazhdon dhe sot... Sigurisht, kjo dinamike ka perfituesit dhe humbesit... Historia s’është vetem dokumenta, por dhe interpretim shkak/pasoje, dje/sot/neser etj....

                    1. P
                      Peti pi vërteti

                      Loni pi betoni ! Shtet ligjor deri më 1939 ! Po nga mësoi Enveri të zhdukë kundërshtarët !..................... . Kush e vrau Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rustemin, e sa e sa të tjerë ?................................... Ekonomi tregu në 1939. Feudalizëm . 80 % e fshatarsisë ishtë e varfër, pa tokë, pa brekë në bythë, pa shtëpi. Qytete ! ............. . Ku kish qytete atëherë? Shqipëria 800 mijë banorë. Në 1990 shkoi 4 milion e 200 mijë banorë........................... . Nësë nuk lexon Loni, pyet Petin se të tregon ai se si ka jetuar më 1939......... . Nën dritën e kandilit, në kasolle me kashtë, në një dhomë me dhitë.......

                      1. K
                        KORÇARI

                        Peti, je 1000% I saktë...

                    2. E
                      E verteta vonon por nuk haron

                      Irakli Koçollari mund të na thotë kur u kthye nga Greqia si zbulus i sigurimit shqiptar solli du vetura (Lada) të reja kush ja dhuroj.Po Sali Berisha pse e beri drejtor të Shikut apo të digjte materjalet qe dispononte sigurimi shtetit per agjenturen e UDB-SË pastaj Saliu e futi ne burg?

                      1. L
                        Loni pe Sioni

                        Nuk e di a vend per një hulumtim dhe interpretim shkak/pasoje te rivendosjes pas dekadash të marrëdhenieve diplomatike Shqiperi/Greqi dhe Shqiperi/Jugosllavi diku tek viti 1971... Keshtu: 1973 raprezalje ne arsim kulture, 1974 i pritet koka ushtrise 1975 i pritet koka ekonomise dhe industrise se naftes... 1981 tufezimi masiv i bagetive te imta dhe te trasha etj etj... Një objekt studimi për zotin historian mund të ishte se kush ishin mentoret e shokut Enver në këto marrezira popullvrasese...

                        1. K
                          Kupa

                          Mentorët e Ahmet Zogut dhe xhaxhi Enverit i gjeta tek libri "Receta pa komb".

                        2. A
                          Adam

                          Irakli tu dha mundesia te beheshe Deshmore I Atdheut ose “ Historian “ zgjodhe si gjithe Paçavuret e Enverit te beheshe Historian Akoma skemi nje Deshmore, prandaj kemi 110 vite degjojme paçavure

                          1. T
                            Tanguli

                            Eshte totalishte i “Besueshem”sepse ka gjithe shpuren Komuniste me ne Krye Pellum Xhufin e Skender Gjinush geshtenjen,keta pasi kane kapur Akademine e shkencave tani dalin e na bejne ca palo Libra qe te bindin opinion se sigurimi na paska bere namin,perralla perralla qe si besone njeri. Kaqe se me lodhin keta debila.

                            1. K
                              Kaso Trebeshina

                              Armiku Beqir Balluku do tja hidhte Feçorr Shehut.Pse nuk e dime ne kush është Kadri Hazbiu nje m…t m….ti ???????????? Ekjo figuron ne sigurim Degjoheni Gjyqin e Kadri Hazbiut nga Xhaxhi Enver ????????????

                              1. p
                                prokurori

                                Le të mos e komplikojme problemin .Jemi në vitin 1949.Në të gjitha institucionet e shtetit shqipëtar komunist enverist,militonin fshatarë ish partizanë,qytetarë,që përqafuan komunizmin me shpresë s’e do fitonin diçka dhe s’kishin çfarë të humbnin,shumica dërmuse pa shkollë. z.Irakli e kushdo le të na shpjegojë a kish mundësi kjo masë njerzish të pashkolluar,të pa pregatitur profesjonalisht të sfidonte CIA-in,Inteligjent Servisin?!!!!….

                                1. M
                                  Malo

                                  I ke then te gjitha midis nente rreshtave qe ke shkruajtur. Respekt per mendimin e kthjellet.

                                  1. S
                                    Shqipe

                                    Te varfer,te pashkolle por me dashuri per atdheun…ajo i arrine te gjitha,me sa duket nuk e dini se c’do te thote ta duash Atdheun dhe te sakrifikosh per te…

                                    1. P
                                      Pyka

                                      Respekt prokuror. Libri "Receta pa komb" qe sapo lexova zbulon se sa te afte ishin te pashkolluarit partizane. Po te ishin te afte do e kishin kuptuar veten per 70 vite se sa te pa afte qenë. hahahaha, per te qeshur.

                                    2. L
                                      Lenci

                                      O prokuror! Ti je si i thone nje fjale...i zoti e jep, tellali nuk e jep! Dokumentet e deklasifikuara amerikane tregojne qarte qe amerikanet pranojne se deshtuan ne luften kunder Sigurimit te Shtetit. Operacioni Radiloja Liqeni i Vajkalit u mor prej tyre dhe u be leksion per pergatitjen e oficereve te CIA-s. Eshte fakt se nderhyrja anglo-amerikane 1949-1953 deshtoi fund e krye. Kete ka shkruar z. Kocollari. Ndersa Ardiani ta citoje mire kryeministrin Blair. Ai as e ka permendur Kim Filbin, i cili ishte perzene nga sherbimi inteligjent britanik qe ne vitin 1951. Blair ka thene se Inteligjenc Servisi ka njohur dy humbje te medha, njera prej te cilave ishte me Sigurimin Shqiptar.

                                      1. D
                                        Detari

                                        A thua të jetë kështu e vërteta, siç e thotë Irakliu i Partisë?!

                                        1. L
                                          Loni

                                          Loni pe Sioni ka bërë dhe një koment tjater, pse nuk e nxirrni or zoterinj...

                                          1. E
                                            Emil Nallbani

                                            Z. Irakli, mund te jete studiues, apo historian, por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se ky njeri ka transferuar te gjithe informacionin e sigurimit te shtetit (agjenturen e zbulimit, te kunderzbulimit dhe te krimeve), si edhe te gjithe objektet e perpunimit aktiv 2/a, 2/b dhe kontigjentet tek Sali Berisha! Nese Sali Berisha (si edhe UDB-ja) ja te gjithe kartoteken e ish-bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit, i ka ne saje te ketij njeriu qe quhet Irakli Kocollari, si edhe shefit te kartotekes se MPB - Z. Goxhaj, avokatit te Sali Berishes! Me kete shkrim ky tregon se nuk ka marre vesh kurre nga punet e sigurimit, ose me paramendim, me keqdashje deklarin nje gj te tille! Le te lexoje: The nan who betrayed his generation, dhe te shohe se cfare thuhet aty per Kim Filbin dhe Shqiperine dhe per bandat e diversanteve qe vepronin kunder Shqiperise! Mos valle ky njeri po i serviloset Rusise dhe Putinit!?

                                            1. L
                                              Loni

                                              Po ce bre Peti e prish gojën, më quan Loni pe betoni... Dy-tre shembuj bre Peti që më 1939 kishte ekonomi tregu: Bankat i huazonin sektorit privat. PSH fabrika cigareve Stamles në Durres ishte e privateve... Kishte banke bujqesore per fshataret... Te kujtohet o Peti qe ne shkolle nen PPSH-en n'a mesonin per tagrambledhesit e pashpirt. Ata mblidhnin taksa, bre Peti, sidoqe kishte padrejtesi... Po pazaret e gjese së gjallë ku vepronte kerkesa dhe oferta... Ec, shendet e gezuar festat bre Peti...

                                              1. d
                                                dashamiresi

                                                Te dashur komentues foltoriste mos e vrisni shume mendjen se dhe pak ka ngelur qe te gjithe kriminelet e shqiperise ti bejme dallendyshe dhe heronj te demokracise

                                                1. M
                                                  Mohikani

                                                  Isuf Rata I pari sbuloy phylbin.

                                                  1. h
                                                    https://youngtribune.com

                                                    Si ka mundesi qe nje sherbim sekret I sapo formuar te perballej denjesisht me sherbimet sekrete me te forta ne bote dhe ti mundte ata.

                                                    1. k
                                                      kristaq kane

                                                      O kaso te hengert tenja, nuk ka thene ashtu per Kadri Hazbiun por per Beqir Ballukun, he me te lumte ja....

                                                      Lini një Përgjigje