Leka Bungo rikthehet në teatër me një komedi të zezë

25 Dhjetor 2022, 19:00Kulturë TEMA

 

Leka Bungo rikthehet në teatër me një komedi të zezë

 

Regjizori i njohur Leka Bungo, i është rikthyer tavolinës së teatrit me një vepër letrare të huaj. E për rikthimin ai ka zgjedhur Teatrin “Petro Marko” të Vlorës dhe trupën e saj.

Më shumë se gjysem shekulli me pare , regjisori Leka Bungo ka vënë në skenën e Teatrit profesionist të Vlorës dramën “Në Plate”, shkruar nga Fatos Harapi.

Këto ditë, Bungo është rikthyer në skenen e këtij Teatri për të realizuar shfaqjen “Profesionisti”, nje Komedi e Trishtë, vepër e dramaturgut te shquar Dushan Kovaçeviç.

Leka Bungo rikthehet në teatër me një komedi të zezë

 

Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare në ditet e sotme, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit gjatë regjimit komunist .

Perveç aktoreve të teatrit Petro Marko, shfaqja do të marrë pjesëmarrjen e jashtëzakoneshme të aktorit të shquar ,Viktor Zhusti.

 

Leka Bungo rikthehet në teatër me një komedi të zezë

Trupa e angazhuar per realizimin  e shfaqjes është drejt fundit të procesit të punës në tavolinë. Premiera për artedashesit vlonjate do te jepet në ditet e para të vitit që vjen. Hektor Mema

TemA

1 Komente

  1. z
    z

    C'eshte ky Душан Ковачевић (Dushan Kovaçeviç}? Arvanitas? Ka rene ne dashuri ne moshen 80 vjecare apo duhet te presim edhe 6 vite? Apo rikthehet në teatër një komedi e zezë ne kuadrin e Ballkanit te Shqyer?

    Lini një Përgjigje