Dirigjenti italian i Elsa Lilës lëshon akuzën e fortë: Albina pagoi 5 mijë euro vetëm për mikrofonat, të rinjtë morën 5 karta telefoni për 15 vota

24 Dhjetor 2022, 09:11Kulturë TEMA

Dirigjenti italian i Elsa Lilës lëshon akuzën e fortë:

Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria.

Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar. 

Por duket se dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. 

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi.

Edhe Modelja e njohur Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut.

Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.

“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.

Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”

Dirigjenti italian i Elsa Lilës lëshon akuzën e fortë:

21 Komente

  1. M
    Mendimi im

    Nuk e di cfare profesioni eshte te jesh dirigjent kenge, por nuk habitem qe i pelqen kenga qe i mbush barkun me buke. Ju te Temes keni arritur nje pike ku titulli perman dyfishin e “informacionit” qe permban shkrimi. Ndoshta e keni si strategji per te mos u hedhur ne gjyq per shpifje.

    1. S
      Shqipetar i Jugut

      Ose ky dirigjenti është rrote kari, ose ata qe e kane udhezuar jane njerez të ndyre. E para - kenga e Elsa Lilës nuk ishte kenge. Ishte një turp muzikor. E dyta - kenga e asaj kengetares kosovare ishte kenge. Ishte apo nuk ishte kenga me e bukur, apo do shkelqeje ne Festivalin Europian ose jo, kete do ta tregoje koha. Por kenge ama? Kenge ishte. Kishte motivet tona veriore, kishte epos, tekst, ndjenje, dhe interpretim. Ndersa zhurma pa melodi e Elsa Lilës nuk kishte asgje shqipetare ne të, Elsa vetem shtremberonte gojen, dhe unë nuk e mora vesh çfare tha. Elsa pruri diçka te huaj, qe mbase ne nuk e marrim vesh, ky gallofi na quajti edhe injorante. Por po qe se muzika shkon ne drejtimin e kenges qe pruri Elsa Lila ne festival, unë preferoj të mbetem injorant. Une jam 60 vjeç dhe kam shijuar qe nga muzika e Beatles, Rolling Stones, Gianni Morandi, Mino Reitano, Julio Iglesias, Dr Dre, Timbaland, dhe gjithë muzika moderne e të gjitha llojeve - rock, pop, hip-hop, epike, balladat, gjithshka. Te gjitha llojet e muzikës me pelqejne, perfshire edhe Santa Luçia dhe Aria e Nadirit tek Peshkataret e Perlave. Por kenga e Elsa Lilës? Kakofoni. Kane goje dhe flasin. Kengen e Albinës e kuptova. Kuptova pse ajo e ndjeu kaq shumë. Kuptova vijen muzikore. Nuk besoj se është kenga me e bukur qe ka shkuar ndonjehere ne Eurovision nga Shqiperia, por i kuptova ata qe e votuan. Kaq mjafton.

    2. T
      Thanasi

      Cmimet e SMS ve nuk dolen fare. Sa SMS mori vendi i dyte? Kush ishte vendi i dyte xhanem? Po i treti sa mori? Sa para fitoi festivali nga shitja e SMSve? Po organizatoret? Maskarallek me paramendim.

      1. T
        Thanasi

        Cmimet e SMS ve nuk dolen fare. Sa SMS mori vendi i dyte? Kush ishte vendi i dyte xhanem? Po i treti sa mori? Sa para fitoi festivali nga shitja e SMSve? Po organizatoret? Maskarallek me paramendim.

        1. .
          ...

          Po ç dreq lidhje ka titulli.me shkrimin. Ne artikull nuk permendet as albina as mikrofonat as shuma e parave. Jeni krejt debila qe publikoni gafa te tilla. Diletante hajvane

          1. B
            BashkimKosova

            Si duket Ky dirigjenti mirë i kuptoka në punët e pista. Nuk çuditem se ai sigurisht bënë pjesë në grupin e njerzëve të pistë pasi që bashkëpunon me Lilën. Duhet pytur dirigjentin se sa është paguar që të hynë në grupin e pist të Elzës. Sigurisht që Elsa dhe grupi i pistë bëjnë të pa munduren që Elsen ta kthejnë aty ku e la. E kanë obligim,,, por vështirë të pëmirësohet imazhi më Lekë. Kënga që do shkoi në Eurovision nuk eshtë për Eurovision por do këndohet e vallëzohet nepër dasma, veres nëpër terasa hotelesh e restaurantës. Ama, këtë këngen e Elzes askush nuk do mbaj në mend, ndoshta edhe Elsa vetë e ka harru…..

            1. l
              lesh e li

              Festivalet shqiptare??? Kane ndodhur dhe mund te ndodhin.

              1. A
                Adi Ujka

                Sa mire shkruan shqip ky italiani duket se eshte paguar se nuk do merrte guximin te shkruante keshtu>.I kane thene se ka ardhur publik nga Kosova dhe ky e shkruan. Turp per Elsen me ate kenge surragato te pakuptueshme qe lejon te tille njerez te huaj te shkruajne keshtu per Shqiperine Plehra!

                1. V
                  Vllareee

                  Google translate, se mos u kuptua ndonje fjale nga kenga aman. Ky votimi me sms sic behet ne big brother eshte vk, duhet gershetuar me juri profesionistesh plus spektatoret ne salle. Populli do tallava vllare ato zgjedh. Vetem ne Kosove ka shqiptare, pse u lejua vetem ne Kosove votimi nuk dihet

                2. T
                  Taulant

                  do shkoj ne eurovizion konga me anetaret e familjes, primitivizem pellazgjik. Vetem pis po na boni o shpellare.

                  1. B
                    Bujar

                    O tau-tau, a ke pare ndonjehere Eurovizion? Kane fituar lloj-lloj njerezish veshur si vikinge, te mbuluar me tatuazhe, si biçim gotesh, vampiresh e ostrogotesh. Eurovizioni ta kete per nder te degjoje nje familje artistesh nga viset e Arbrit qe kendojne per vlerat e duhura.

                    1. P
                      Prenga

                      Rrespekt Bujar.

                    2. A
                      Astrit

                      Turp,turp pafund,leshi preshi me familjen.Vetem primitivet e kosoves e bejne kete.Votat dihet se jane te injoranteve.Nuk Voten njeri normal per ato ulurrima.Elza vetem ulerinte dhe asnje fjale Nuk i kuptohej.

                    3. j
                      jane Lojra Kazani

                      Thjesht i n j o r o h i n i

                      1. K
                        Kastriot

                        Po e lëmë anash rezultatin e zgjedhjes nga publiku. Kënga e Albinës është vlerësuar poashtu mirë nga Juria duke zënë vendin e dytë. Nëse është thënë gjithmonë se Juria bën hile, atëherë zgjedhja e publikut është njëfarë garancioni se do të shkoj në Eurosong një këngë dyfish e vlerësuar. Mendoj se do të duhej një sistem vlerësimi i kombinuar ku as Juria dhe as publiku nuk mund ta përcaktoj si e vetme këngën fituese!

                        1. s
                          spektatori

                          Ka pak te verteta ne thenien e dirigjentit ne pergjithesi por une si nje shikuesit nuk kuptoja fare se cfare mumuriste Elsa Lila ne ate skene, sejcili ka preferencat e tij dhe dirigjenti nuk ka perse te revoltohet..!!!!!!!

                          1. T
                            Tedi, Durres

                            Dionis Bubani. Folen kater kundra,kater pro. me ke je ti? Dakord me tere.

                            1. d
                              dion

                              Festival me nivel ZERO, si kenga e Elses dhe ajo tjetra nuk jane per eurovizjon.

                              1. A
                                Alush Gajtani

                                Kenga e familjes Kelmendi ka vlera kenga e Elses nuk e mora vesh se cfare thoshte por ne eurovizjon duhen derguar kenge me moderne sepse evropa ka shije te tjera per mua duhet te behet nje emisjon tjeter per zgjedhjen e kenges ku te gjithe kengetaret e rinj dhe te vjeter te paraqesin krijimtarine e tyre

                              2. S
                                Suzi

                                Kjo eshte nje sajim qe ben Elsa Lila se shoqeria me llumin e drogmenet e paska katandisur edhe ne kete nivel sa te krijoje falsitete e shpifje te tilla ndaj nje kolege kengetare . Lexova siper se sa mire shkruante shqip italiani qe me siguri eshte shkrim i Elses.Shporru moj qelbesire se vendi i pare nuk meritohej te merrej nga ty me ate kenge idiote

                                1. k
                                  kujtimi

                                  Ky dirigjenti qenka i mire per spiun. I rekomandoj shish ta punesoje.

                                  Lini një Përgjigje