Festivali dhe më shumë se një Festival

23 Dhjetor 2022, 11:27Kulturë TEMA

Festivali dhe më shumë se një Festival

Nga Kozeta Kurti

Festivali kreu me sukses misionin e tij parësor: këngën! Ajo është e para!

Festivali i 61-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar pati këngë, pati alternativa: guxim, stil, zhanre, ngjyrë, identitet, pak rëndësi ka se çfarë kishte më shumë a më pak. ArtistAt që shpesh herë e për çdo vit i dëgjoj të thonë: “ç’jan’ k’to kong’” i ftojmë të krijojnë dhe të mos bëjnë paralele tek ajo që kanë bërë 5,10,20 vjet më parë. Është e pamundur të shohësh veç qimen në syrin e tjetrit dhe kurrë traun në syrin tënd. Këngët ato janë, krijimtaria ajo është; nuk e bëjmë me porosi sipas dëshirës në pastiçeri.

Festivali i 61-të i Këngës kreu me sukses misionin e tij të dytë: ktheu publikun e Festivalit në Pallatin e Kongreseve. Shpesh Festivali ka kërkuar dhe gjetur çelësa për të thithur publikun në netët e para (si për shembull Cocciante 6 vjet më parë) ndërsa Festivali i 61-të pati katër net të mbushura si asnjëherë më parë (së paku këto 10 vitet e fundit)

Festivali i 61-të i Këngës arriti atë që ndoshta edhe më parë mund të jetë kërkuar, por kurrë s’është aprovuar dhe provuar: të vendosë publiku! Ne nuk e dinim dhe ende s’e dimë, nëse kjo është forma më e mirë, por kjo alternativë s’është përdorur asnjëherë më parë dhe askush s’mund ta paragjykojë pa e provuar. Koha është ajo që gjykon vendimet!

Festivali ishte shumë i mirë, ndërsa “më shumë se Festivali”, pra spektakli, jo.

Festivali dhe “më shumë se Festivali” kishte një prezantuese të shkëlqyer! Arbana Osmani duhet të prezantojë Festivalin nja pesë a dhjetë vjet rresht, derisa të dalë një Arban/ë tjetër; elokuente, spontane, pa sens protagonizmi, pa teneqe dhe fishekzjarre në trup, populiste, familjare, miqësore, por “më shumë se Festivali” është tepër delikat.

Të mirat duartrokiten, ruhen dhe përsëriten, ndërsa gabimet identifikohen, fliten, analizohen dhe ndreqen.
Si u përzgjodhën këngët e mbrëmjes së nostalgjisë? “Më shumë se Festivali”, nuk është “Një këngë për ty”, me kërkesa, shije dhe orekse sipas dëgjuesit. A kishte një temë, a kishte një periudhë, apo ishte: kush vjen, vjen; kush s’vjen, s’vjen? Për shembull, pse nuk ishte një këngë e kënduar nga Parashqevi Simaku, po një nga Mira Konçi, po një e kënduar nga Alma Bektashi, nga Elton Deda, po një nga Aurela Gaçe? Në këto kushte, të gjithë kanë të drejtë të pyesin.

U ftuan dhe s’deshën? Po s’ka gjë! Mund të këndonte dikush tjetër këngën e tyre siç këndoi Rosela Gjylbegu në vend të motrave Libohova, ose siç këndoi Elhajda Dani në vend të Justina Aliajt. Mund të qe Ronela Hajati, meqë drejtuesit e Festivalit, nuk e panë të arsyeshme të dorëzonte kupën duke kënduar këngën fituese në fuqi deri mbrëmë pak pas mesnate. Një kampione në fuqi nuk është një “host” që sjell kupa e zarfe.

Si është e mundur, (me gjithë respektin, dashurinë dhe stimën personale që kam për një artist të madh si Josif Gjipali), kënga himn e viteve ‘90, “Na lini të jetojmë”, produkt i Festivalit të parë 100% pluralist shqiptar, Festivalit historik të 30-të që ndau “epokat”, në para dhe pas lirie (1991) të mos identifikohet si e tillë, por të jetë referencë coveri i parë i saj? (1994) Të kuptohemi drejt, unë po pyes si një spektatore e Festivalit, se personalisht, histori gërrnjare midis personazhesh këtu e deri 30 vjet më parë, unë di plot.

Si është e mundur që për një “remake” të këngës, pra, me fjalë më të thjeshta për një këngë thuajse tjetër tashmë, mbështetur mbi një ekzistuese, të shpërfillet autori i saj? (“Pyes lotin”, Elsa Lila e Capital T dhe reagimi i kompozitorit Valentin Veizi).

Pse disa këngë të mbrëmjes së nostalgjisë kishin autorë, diku një tekst shkrues, diku një kompozitor, diku të dy bashkë, diku askush? A kanë të drejtë këta njerëz të ndjehen të “persekutuar”, apo lënë pas dore? “Më shumë se Festivali” kujdeset që këto përgjigje t’i ketë gati përpara se të bëhen pyetjet.

Festivali është garë dhe shfaqje muzikore dhe jo një emision i stërzgjatur televiziv, patjetër me mesazhe të rëndësishme, por jo në vendin e gabuar e as në formën e duhur.

Dhe meqë jemi, përveç të tjerash, edhe tek një shfaqje muzikore televizive, (Festivalin e kam parë 4 net në sallë, e 4 ditë në youtube), ndonëse bëj pjesë tek njerëzit që muzikën e dëgjoj dhe nuk e shoh, si ka mundësi që në ekran “lexuam” rrallë e thuajse aksidentalisht detaje të orkestracioneve të këngëve? Jam gati të vë bast që në autobusin e regjisë, nuk ka pasur një redaktor/e muzike dhe këtë s’mund t’ja faturojmë kameramanëve në sallë e regjisorit në pult, se s’e kanë as për profil, as për formim e as për detyrë të rrinë me partiturë përpara.

Të gjitha këto i kemi në dorë ne njerëzit, koha dhe përqëndrimi që kemi secili për të kryer një funksion, sepse mund të pyesim edhe cili ishte koncepti skenografik (në këtë rast, s’kishte fare, sepse është një fotografi copy-paste që e kemi parë në dhjetra koncerte), pse nuk pamë më shumë (dhe të tjera) grafika nga ç’shohim në led wall-et e klubeve të natës në kryeqytet, pse kishte efekte të varfra skenike etj, por si menaxhere e sipërmarrjeve të pavarura artistike, unë e di që këto janë kosto dhe jo gjithmonë e ke luksin t’i realizosh. Shpesh janë idetë dhe mungojnë kushtet. Rrallë ndodh e kundërta.

Si thamë? Festivali është i pari! “Më shumë se Festivali” është një dhuratë që jo gjithmonë qëllon të ta paketojnë bukur!

6 Komente

  1. I
    Ilir

    Nje pyetja kam per autoren e shkrimit.Kuptoi ndonje fjale nga kenga fituese e????Elsa Liles.Une per vete nuk kuptova dhe nje kenge pa kuptuar fjalet nuk cfare ti thuash por kenge nuk mundet ta quash

    1. Z
      Zhivago

      Asnje fale nuk kam kuptuar vecse nje ze te cjerre dhe shtrenberim te gojes kur mbyllte syte FIASKO

    2. N
      NO PASION

      UNE E KAM NDJEKUR QE NE MONIZEM EUROVISIONIN...ME EMOCIONONTE EDHE SIGLA ME MUZIKEN E PAPERSERITSHME E EUROVISIONIT ...NE EUROVISION NUK MUND TE SHKOJ NJE KENGE QE PELQEHET NGA MASA E PUBLIKUT ...PASI NE PREFERENCAT TONA INTERFEROJNE EDHE SHIJE QE NUK KA TE BEJNE ME MUZIKEN ..SI VESHJA ...SIMPATIA PER KENGETARIN ...PATRIOTIZMI...NACIONALIZMI...PRANDAJ ME DUKET ABSURDE KEMBENGULJA E ORGANIZATOREVE TE KETIJ FESTIVALI QE VOTAT E PUBLIKUT TE JENE ATO QE TE VLERESOJNE KENGEN QE DO PERFAQESOJ NE EUROVISION...NJE JURI SPECIALISTESH TE CILET TE KENE PERVOJE NE NDJEKJEN E HISTORIKUN E EUROVISIONIT PER TE KUPTUAR SHIJEN E PUBLIKUT EVROPIAN ...PER TE KUPTUAR TREGUN....TRENDIN E KETIJ MOMENTI ...PA U BERE SPECIALIST PASI UNE JAME NJE NGA AJO MASA E POPULLIT QE LARTEPERMENDA...POR SHQIPTARCE QUHET ....NJE KENGE QE TE KETE BRENDA NJE FYELL..DAJRE APO CIFTELI....E NDERTHURUR ME PAK ELTON JON....KETE PELQEN EVROPA ....NDERSA KENGET TONA PER FAT TE KEQ PER VEC KENGA SUS..E NISHLIUT JANE NJE ZHANER QE NE EVROPE NUK PIJNE ME UJE..

      1. D
        DikManJaku

        Festivali dhe “më shumë se Festivali” kishte një prezantuese të shkëlqyer! Arbana Osmani duhet të prezantojë Festivalin nja pesë a dhjetë vjet rresht, derisa të dalë një Arban/ë tjetër; elokuente, spontane, pa sens protagonizmi, pa teneqe dhe fishekzjarre në trup, populiste, familjare, miqësore, por “më shumë se Festivali” është tepër delikat. Po si nuk hoqe dore nga lepirja e bythes o Goc. Po si mund te thuash pa sens protagonizmi Arbana kur cdo kush qe i doli perkrah ne skene i beri fresk si te ishte Rafaella Carra. Sa per pjesen pa teneqe dhe fishekzjarre jo se Arbana si ka qef thjesht nuk i shkojne dhe si vesh dot se eshte vetem 1.52 dhe ajo kamera e burrit te vet qe mundohet ta kape gjithmone nga posht larte behet pikerisht per te fshehur kete difekt. Po Vari lesht me ke flas e une e per ke flas

        1. N
          NO PASION

          NUK FLE LEPURI TE GJATESIA....POR TEK PARAJA ...TEK AJO PARA QE PUNONJESIT E RAI...EPT...TVE...BBC...TVP...PO PROTESTOJNE CDO DITE PASI U VONOHEN RROGAT...NDERSA NE TELEVIZIONIN SHQIPTAR KA PLASUR PARA E MADHE...DHE SI NORMALISHT KU BIE ERA LEKE HUNDNUHATESET ME TE MIRA TE EKRANIT JANE ARBANA ME ALKETEN...TE CILAT VJEDHIN KOPJOJNE DHE FALLSIFIKOJNE PROGRAMET TELEVIZIVE TE TV ME PRESTIGJOZE TE EVROPES I PARAQESIN SI PRODUKTE TE TYRE DHE U VETAFROHEN GJASME ME TENDER CDO TV....OK NQS ESHTE TV PRIVAT NUK KA ARGUMENT TE FLASESH..POR TE TVSH DUKET KORRUPSION I PASTER...ARBANA ESHTE TIPIKE MEGALLOMANE DHE EKSTREMISHT ARROGANTE.. DHE SHUME INJORANTE POR ESHTE SHUME LLAFOLLOGE DHE E MBULON KETE DIFEKT TE SAJ ...AJO DHE ALKETA MENDOJNE SE SHQIPTARET JANE CUNAT E ANGLISE...OSE ATA FUKARENJTE QE SHESIN PRESH NE TROTUAR...POR HARROJNE TE LEXOJNE TITRAT PAS CDO EMISIONI NE TV EVROPIANE KU ESHTE E PAMUNDUR TE MOS JETE NJE SHQIPTAR....

          1. B
            Bilushi

            Laj gojën kur të flasësh për Festivalin e Këngës në RTSH! Ka qenë një nga prodhimet me të bukura të artit shqiptar,edhe pse me miliona pengesa dhe mungesa gjatë Komunizmit! Vlaga e atij aktiviteti të përsosur mbajti edhe disa vite pas 1990, dhe më pas u fik. Ndërroni emrin e kësaj kabaresë që bëni tani ,me çdo gjë brenda por pa asnjë këngë e melodi..i vini emrin që i takon...

            Lini një Përgjigje