Arkeologët izraelitë, rigërmime në varrin e mamisë së Jezusit

21 Dhjetor 2022, 22:40Kulturë TEMA

Arkeologët izraelitë, rigërmime në varrin e mamisë

Kompleksi i shpellave hebraike i dekoruar në mënyrë të ndërlikuar daton në shekullin e parë pas Krishtit dhe të krishterët vendas më vonë e lidhën atë me Solomen, maminë e Jezusit të përmendur në Ungjij.

Sipas Autoritetit të Antikiteteve, arkeologët tani po gërmojnë hollin e madh të shpellës, si pjesë e një projekti për zhvillimin e një të ashtuquajturi “gjurmë trashëgimie” në rajon.

“Pelegrinët merrnin me qira llamba vaji, hynin në shpellë, luteshin, dilnin dhe kthenin llambën e vajit. Ne gjetëm dhjetëra prej tyre, me dekorime të bukura me bimë dhe lule”, tha drejtori i gërmimit Ziv Fuhrer.

Në atë vend u ndërtua një kishëz bizantine, e cila ka qenë një vend pelegrinazhi dhe nderimi për shekuj me radhë.

Shpella u gjet dhe u gërmua për herë të parë disa dekada më parë nga një arkeolog izraelit.

Kryqet dhe mbishkrimet në greqisht dhe arabisht të gdhendura në muret e shpellës gjatë periudhave bizantine dhe islame tregojnë se kapela i ishte kushtuar Salomes. 

Lini një Përgjigje