Një “harresë” e shëmtuar në Festivalin e RTSH

22 Dhjetor 2022, 09:34Kulturë TEMA

Një “harresë” e shëmtuar në Festivalin e RTSH

Nga Luan Rama

Meqenëse organizatorët e Festivalit të 61-të të këngës në radiotelevizionin shqiptar zgjodhën të na ofronin në natën e tretë të festivalit një shfaqje me këngë nga historia e kësaj ngjarjeje të madhe të muzikës shqiptare (ah sikur festivali të ishte edhe tani ngjarje e madhe e këngës tonë!), edhe unë vendosa ta ndjek këtë natë këngësh të zgjedhura, për t’u ritakuar me këngë dhe këngëtarë që kanë shenjuar rrugëtimin e këngës tonë prej festivalit në festival, i bindur se përzgjedhja do të ishte edhe një moment nderimi, homazhi e vëmendjeje për krijuesit e atyre këngëve, pra edhe për kompozitorët, për poetët, për këngëtarët dhe brezat e tyre.

Mirëpo, më bëri përshtypje një “harresë” e shëmtuar e organizatorëve, të cilët, për një pjesë të këngëve, nuk i përmendën as kompozitorët dhe as poetët e këngëve të përzgjedhura.

Shumë bukur për shembull që ndër këngët e zgjedhura ishte edhe kënga “Ne jemi tre” e kënduar nga Qemal Kërtusha. Shumë mirë që u kujtua me nderim edhe këngëtari aq i njohur për zërin melodioz dhe aq të veçantë. Po përse nuk iu tha publikut që atë këngë e ka kompozuar kompozitori ynë i madh Agim Krajka mbi poezinë e Haxhi Ramës dhe të Koçi Petritit?!

Po kështu, prania dhe interpretimi i Luan Zhegut i bëri një nder të veçantë festivalit dhe risjella e këngës “ A do vish?” jo rastësisht ndezi të gjithë sallën, po përse nuk iu tha publikut që tekstin e kësaj kënge e ka bërë një prej poetëve më të pranishëm në festivalet tona, Agim Doçi dhe muzikën aq të bukur e ka kompozuar Osman Mula?!

Pa sjellë më shumë fakte me këngë dhe autorë të tjerë, dua të them se jo vetëm është detyrim formal në respekt të të drejtës së autorit përmendja e autorëve të këngës, por më shumë se kaq, është detyrim njerëzor, është detyrim etik, është shenjë vëmendjeje dhe respekti.

Kënga nuk është vetëm e këngëtarit. Madje, më parë se të jetë e tija, kënga është e kompozitorit dhe e poetit.

Ata që kanë organizuar dhe që drejtojnë festivalin e 61-të të këngës në rtsh, me sa duket nuk e dinë se pa kompozitorët dhe poetët, këngëtarët nuk do të kishin se çfarë të këndonin.

Por, meqë festivali ende vazhdon, organizatorët janë në kohë t’u kërkojnë ndjesë autorëve të “harruar”, anipse një pjesë prej tyre nuk janë gjallë.

Është gjallë emri i tyre, janë gjallë këngët e tyre, është e gjallë kujtesa e publikut dhe nderimi për artin që ata dhuruan.

Radiotelevizioni shqiptar e ka detyrim nderimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata artistë që i dhanë jetë dhe shpirt festivalit të këngës në 61 vite me radhë.

40 Komente

  1. C
    Celo Mezani

    Nuk e di se cili nga Luan Ramat je, por ke bere nje pyetje shume naive. "Harresat" jane pjese e kultures sone. Jemi nje komb gati primitiv ne menyren se si e dokumentojme historine dhe kulturen tone. Bota ka papiruset e Eskilit dhe ne nuk kemi ruajtur dot as deklaraten e Pavaresise te 1912. Nuk kemi asnje dokument se kur ka lindur Skenderbeu. Arbana that qe nuk gjeti dot asnje video te Qemal Kertushes ??!!! Dhe mqs nuk ka faqe interneti me referenca te sakta per kenget, filmat se per video jemi drame fare, eshte normale qe ndodhin "harresat". Ne jemi popull kafexhi. Shajme, ankohemi dhe kerkojme shume por nuk kontribojme fare me vepra. Ne Wikipedia historikun e festivaleve e gjen te shkruar nga nje artdashes qe nga faqe ka vene sqarimin "te dhenat jane nga blloku im i shenimeve kur kam ndjekur fetivalet". Kaq te veshtire e ka RTSH ne bej "bibliografine" e kenges se festivaleve? Kaq te veshtire e kane shqiptaret te bejne nje faqe web arkivore, apo qofte edhe ne Wikipedia per legjenda te artit si Vaçe Zela, Panajot Kanaçi, Kujtim Laro, etj, etj ? Tani ti Z. Luan Rama si patriot dhe intelektual i çmuar qe je me qe qenke revoltuar per mos citimin e Agim Krajkes, bej nje projekt dhe ploteso faqet e Agim Krajkes ne Wikipedia se jane per turp, turp, turp. 9 rreshta ne Wiki English per nje kolos te muzikes dhe ato me gafa te renda. Une luftoj cdo dite ne Web per trashgimine dhe historine e Shqiptareve, por ne fushen e kenges jam thjeshte nje amator.

    1. g
      genti

      asgje per te shtuar ,respekte zoteri.

      1. G
        Gilberti

        Artikull tendecioz dhe shpifes se une e pashe festivalin dhe e ka permend te parin Agim Krajken. Po budallenjt dhe sharesit qelbanike nuk kani veshe por komentojn nje te pavertete sa per te share

        1. l
          lexues

          Gilbert ti nuk mund te dalesh kundra per dicka qe e dime te gjithe. Çelo Mezani ka te drejte. Ai thote te verteten. Rrespekt per kete.

          1. S
            Skampa teater

            Kam pa skampa, po te mashtrosh kaq hapur skampa asiher. E mbylli Arbana se kishte bigun dhe e boni nxemjen ne rtsh shpejt e shpejt.

        2. t
          tjetri

          Respekt per ju CELO Mezani, pavaresisht si e keni emrin e vertete, dhe vazhdo beje kete gje e kontribuo sa te mundesh ne ato fusha ku je profesionist.... ndersa per sa kohe institucionet e kultures e shkences drejtohen nga partiake e mercenar amator... kete realitet do kemi

          1. E
            E deshperuara

            Thene teper sakte Celo Mezani!Bashkohem edhe une me mendimin tuaj.Fatkeqesia eshte qe pas nje propozimi si i juaji kushedi sa fonde mund "te avullojne" gjoja per te plotesuar "harresat" e lartepermendura.Pranvera nuk vjen me nje lule!Faleminderit!

            1. Q
              Qoke Spitalore 61

              Nuk ka asgje per tu shqetesuar. Kur cdo cope e festivalit eshte qoke nga fillimi ne fund, prezantuesja pa paraqitje dhe me mungese fjalori, skenari qe nuk ishte, kenget me kengetaret qoke brenda stafit, regji qoke bashkeshortore, skenografi qoke, juria qoke, votimi "digjital dhe transparent" me SMS qoke, lere pastaj dhe gjithe qokat ndaj burrit e xhemit bashke me qokat e tjera ndermjet kengeve. Festivali 61, qoka 100, Milionat 500.

            2. P
              Pak Retro duhet me ken bre .

              Nata tret , ishte ndryshe se i takon te jet nji Festival i vertete . Mediokriteti paaftesia per ti dhene nji Festivali kuptimin e vertete , ne raport me Nivelin e Kengeve /Texteve /Kompozimit qe frojn kenges sot ne Festivale , vazhdojne te qendrojne posht -shume posht Nivelit te kengeve te Festivaleve para ndryshimit te Sistemeve dhe kjo duket qarte ,(flas per ata qe njohin cdo te thote Muzik /Kenge ne te vertete) . Per shijen e nji pjese te Teleshikuesit , ishte padyshim e mirepritur ajo Retro_ kthimi ne Kenget kur vertet perbenin sens Muzikor . Nuk e di , te ket qen ndshta vertet ku qellimi apo thjeshte nji ndjenj Spontane e Nostalgjise . _ Ishte bukur te inspiroje pak Muzik duke pare Grupet e kengetaret e Vertete Shqiptare mbren ne intepretime ,shume Kenge qe na kan shoqeruar rrugetimit tone ne Festivale dhe ndoshta pse jo ,kjo te ket qen edhe nji Trikitje fort ne kokat e artedashesve per t'u par ne pasqyre dhe kuptojne se cfar do te thote Muzik dhe reflektojne ,pse jio sherben si nji pasqyre ku shikojne vehten kush jane .________________________________________________________ Dhe ktu ,ne kto Kenge Nostalgjike dalloje qarte Muziken /Kompozicionin /Textin e Poteve me te Mrekullueshem te Kenges se Lehte Shqiptare ,te nji NIveli Europian ,si i pakrahasueshmi Poeti i Madhe i Kenges Shqiptare Jorgo Papingji ,Xhuliana Jorganxhi , A.B etj e Kompozitore si Krajka Dizdari. _Pra shkurt , sot kur shikon se cilet Kenge e Texte Muzike kendohet ,se kush mbahet per "BeresKengesh" e kush lavderohet ,si mbren pame ,te vjen per te vjell dhe te krijon nji ndnjenje te pakendeshme ,kur mendon se cfar Koncepti per Muziken kane dhe ushqehet ajo Bote .

              1. V
                Vlonjati 12

                Eshte , fatkeqesisht , mjaft e vertete , qe ne evente te tilla muzikore permendet vetem kengetari duke “harruar “ krijuesit e vertete : kompozitorin dhe poetin , te cilet duhet te respektohen ca me shume . Bie ne sy qe shiten cd me kenge te kengetareve dhe nuk gjen ( !!!!! ) cd me krijimet me te mira te nje kompozitori . Psh do ishte interesante te kishe nje cd , fjala vjen , me krijimet me te mira te A . Hiles apo te A. Lalos , etj .

                1. S
                  Shqiptari

                  Festivali i RTSh eshte ktthyer ne festival qokash.

                  1. A
                    Ari

                    Luan, si cdo shqiptar, Do Te gjesh nje gjë, patjeter, qe te erresosh spektaklin...Pse, mor njeri nuk shkruan me pozitivitetet? (pavaresisht se te meta mund te gjesh sa te duash)...Lere njeriun te shijoje skenen dhe kenget pastaj, me vone, po ste ndenji b..tha rehat, shkruaj dhe "kendoja vetes tende...IDJOT me germa te medha

                    1. E
                      Eh more Ari

                      Ti Ari je IDIOT jo IDJOT. As te ofendosh nuk meson dot.

                      1. L
                        Lala i Mezeqesë malok si Ju

                        "Eh more Ari,, lodhesh kot fare më duket. Si do të mësoi një IDIOT që i thot vetes IDJOT.

                        1. S
                          Shkruaj sakte gjuhen shipe

                          Eh more Lala i Mezeqese,me duket se kot lodhesh edhe ti. Ne kohen e ardhme "ai do te mesoje ",kurse ne te shkuaren "ai mesoi". Dmth edhe duhet te mesosh gjuhen shqipe.

                      2. S
                        Shqiptari

                        Ari, ke harruar t'i një gërmë perpara emrit tënd. Nuk e njoh Luan Ramën por problemi që ka shtruar në analizën e tij është shumë i saktë dhe i vërtetë.

                        1. R
                          Real

                          Ari ! O kari ! a e pe se nga studimi i nje kompanie prestigjoze ne Hollande se Shqiperia zinte vendin e pare ne Europe per sharje ne Portale e Internet. Kaq mjafton qe te shikohet niveli i juaj qe lodheni duke komentuar me 1 metro komente ku ka vetem sharje fyerje e llafe te pista pa hesap Sa per festivalin flisni ore idioter per muziken per kengen e mrekullueshme te Albina Kelmendit dhe mos u merrni me vickla te parendesishme

                        2. E
                          Ermal

                          Ke bere nje artikull thjesht per te bere zhurme. E vertete ajo qe thua se u harruan emrat e kompozitoreve dhe tekshkruesve ne raste te vecanta qe e kuptoj pa ndonje qellim, por ne pjesen me te madhe te kengeve iu permend emri. Nuk u humb shkelqimi atyre per nje detaj kaq te vogel se s'ka ngel festival a event muzikor pa i permend ata artiste te medhenj, por mos ia hiq magjine nates se mbremshme se vertete na kenaqi.

                          1. o
                            opinion

                            Ermal - Merita e nje kenge eshte tek kompozitori dhe poeti qe e shkruan. Pa ato bota nuk do kishte muzike dhe kenge. Kengetari eshte si postjeri qe sjell dergesat tona. Ne gjithmone themi qe postjeri solli kete postjeri solli ate. A duhet tja faturojme postjerit cdo dergese qe marrim nga derguesit ? Kengetari eshte percues i krijimeve te tjereve.

                          2. M
                            Merakli

                            Sa e shemtuar kjo Katnarja prezantuese,as per ne sume nuk ben ,fytyre idiote

                            1. t
                              tetovari2

                              Ari,Ari ,duket qartë nga emri që je Ari me tipare gomari!

                              1. D
                                Dashi

                                Po kjo prezantuesja esht shum e dobet, nuk dua te hedh balt mbi te por ajo nuk esht prezantuese. Ajo te vesh xhinse dhe te bej ndonje emision gatimi, kaq jo me shume. Nivel i ulet shum e pakulturuar e pa strukturuar, me vjen keq po kam 45 vjet qe shikoj sanremon dhe jan vite drit larg.

                                1. p
                                  poli

                                  Jo se nuk ke te drejte, por Italia prodhon art per gjithe boten. Krahasimi me San Remon eshte i pa vend.

                                2. m
                                  minushe

                                  verejtje me vend! Jane kompozitoret dhe poetet pastaj kengetari, madje njerezit i mbajne mend kengetaret kush jane qe i kane kenduar, keshtu qe cdo kenge duhet te vihet ne pah puna e te gjithe atyre qe jane marre me kengen, ne fund edhe kengetari...

                                  1. J
                                    Jari

                                    Albana e ka mëndjen akoma te ' e hapiii ', nuk ja shihni fustonin si e ka.

                                    1. 1
                                      19

                                      Vetem te shani dini dhe te ofendoni njeri tjetrin .boll mor injorante beni dialog te pakten pyesni njeri tjetrin dhe jepni mendimet tuaja me te mira por pa ofendime se lat nam .cdokush ka te drejt per kritik por jo te ofendoj .se jo cdo gje dihet nga cdokush .boll me sharje dhe ofendime pa edukat .

                                      1. T
                                        Tamtako

                                        Po ti Mos je me i mire o katnar ,mentalitet komunisti duke ju thene te tjereve boll.Po nuk te pelqejne Mos lexo shkon ne xhami apo ha hashure

                                      2. S
                                        Sokaku

                                        Me sa mbaj mend unë, si pensionist, festivali më parë quhej i "këngës". Këtë vit, më duket se është festivali i egzibicionit të paskrupullt.

                                        1. M
                                          Muhameti

                                          Nuk kishte kohe Albana te citonte autoret e kengeve sepse do merrej me zbulimin se kishte ardhur ne salle shoqja e saj Xhemi. " Paska ardhur edhe Xhemi , ma kap pak". Turp.

                                          1. K
                                            Kel Koti

                                            Mos ma shani Arbanen se e kam dashnore. Edhe Suzin e kam dashnore. Ca shikoni gungse te shtrembura si shtupa i kam zene vete.

                                          2. g
                                            genti

                                            Luan Rama ka shume te drejte ,ceshtja eshte ,cfare beri ai kur ishte minister kulture ? nje mut te madh .....keshtu qe nuk eshte ne pozite te jape mendime ...

                                            1. m
                                              mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                                              te qifsha ilir meten

                                              1. S
                                                Shigjetari

                                                O ZOT cbehet valle.Ketij i thone festival dhe kesaj laraskes prezantuese......

                                                1. K
                                                  Kel Koti

                                                  Laraska do beje emisionin tek familja e madhe, ndaj pertonte te pergatitej. Mori nja 15 mije Euro dhe iku. Kot nuk ka Kel Kotin idhull. Qokat vazhdojne

                                                2. V
                                                  VISI

                                                  AUTOREVE KOMPOZITOREVE DHE KENGETAREVE TE ATYRE VITEVE KETA DUKE FILLUAR NGA RADIO TELEVIZIONI E DERI NE FUND TE KENGETARET JU HAN MUTIN KETA JAN TURPI I KENGES BASTARDA KURSE KJO PREZANTUSJA ME DUKESH SI LARASK NGA MATI

                                                  1. B
                                                    Bujar Kanapari

                                                    Nuk eshte e vertete se pas viteve 90, cilesia e kengeve ne festival ka rene, ka krijime shume te bukura. Cilesia e Festivalit te Kenges, ka rene pas vitit 2013, ku ata qe e organizojne dhe drejtojne, e kthyen ne prone private. Nuk dua ta kthej ne ceshtje politike, pune partish, por fakti eshte fakt. Ne epoken e Rames si kryeminister, degjeneroi Festivali, ta kam fal, ta kam fal, me xheste te shemtuara ne Eurosong.

                                                    1. E
                                                      Elio Kavasi

                                                      Te shkruash nje artikull pa pare festivalin dhe degjuar se c'thone ja keto jane artikujt qe botohen ketu si ky qe komentohet Agim Krajkes dhe gjithe kompozitoreve te medhenj shqiptare ne vite ju dha nje nate e tere ne festival si qe nata e 3-te As nuk thoni ore llumi i gjithe qelbesirave qe jane mbledhur ne keto komente njefjale per fituesen Elsa Lila apo fituesen Albina Kelmendi por harxhoni kohen me idiotizma e shpifje qe te bejne me vjelle.Komentatore te qelbesirave bashkohuni

                                                      1. p
                                                        pirro

                                                        sipas Luan Rames do te duhej te kendoheshin 60 kenge nga 1 per festival ate nate. Epo z. Luan po ja fut kot.

                                                        1. V
                                                          Vojsava

                                                          Albina Kelmendi dhe familja e saj nje perle dhe thesar i muzikes shqiptare. URIME

                                                          1. D
                                                            Desari

                                                            Dhe qershia mbi tortë ishte, maria de filipi nga peshkopia me diplomën e oxfordit, me sukseset në cembrixh dhe me master në burrel. Një klloun cirku ku dallohet nga ngjyrat e theksuara për vëmëndjen e spektatorit, ku mirë thonë për arbanën që, shyqyr që ka bërë protezat dhe mban gojën hapur,për të treguar kallçukët që mban në gojë, larg qoftë nëse do kishte bërë petllat që na e shpifi kur i ekspozon ato, se do ti kishte nxjerrë ashiqare. Lëre pastaj kur nxjerr shalët, një tranzvesit i shpifur. Kush është ai/ajo që e gënjejnë atë dhe ne, kur thonë shum bukur. Mizerabël dhe nivel koprativash bujqësore.

                                                            Lini një Përgjigje