Fitoi Festivalin e 61 të Këngës, Elsa Lila: Më rikthyet pas në vite

23 Dhjetor 2022, 09:21Kulturë TEMA

Fitoi Festivalin e 61 të Këngës, Elsa Lila: Më rikthyet pas

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila u shpall mbrëmjen e djeshme, fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Me këngën “Evita”, ajo u rikthye në Festival pas 25 vitesh dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

Pas marrjes së trofeut, këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që publiku e pëlqeu këngën. Elsa i falenderoi të gjithë për dashamirësinë, veçanërisht vajzën që i dha inspirim.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. 

Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. 

Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuat dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, tha ajo.

4 Komente

  1. V
    Vjosa

    Te pergezoj per suksesin. Vazhdo të Ecish perpara me koken larte per veten tende per vajzen tende, per motren babain e gjithe të afermit e tu.

    1. B
      Buganiku

      Dhe kjo si bab sala fotone kur dun

      1. V
        Vlora.Vlora

        Po po elsa ,sponsorizim dhe perfshirje ne organizata kriminale dhe narkotrafiku,turp per tvsh,-ne megjithese kohet e fundit eshte ne mode ,qe duhet te jesh dashnorja e ndonje trafikanti qe te besh para ne jete

        1. N
          Nevojtore mbete.

          TVSH - po promovon kriminelet sa turp sa e ulet ah ky vend qe nuk do behet asnjehere.

          Lini një Përgjigje