Botimet shkencore: Akademia e Shkencave nderon tre autorë për 2022-shin

23 Dhjetor 2022, 16:50Kulturë TEMA

 

Botimet shkencore: Akademia e Shkencave nderon tre autorë për

U mbajt sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ceremonia e ndarjes së çmimeve shkencore kombëtare vjetore, për veprat e botuara në vitet 2019-2021.

Çmimi “Eqrem Çabej” shkoi për veprën “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit” me autorë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici . Libri përmban analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar Bota dhe vendi, dhe vlerësime paralajmëruese për përballjen me të ardhmen.

Çmimi “Petrit Radovicka” ju akordua veprws “Relievi strukturor i Shqipërisë” me autor Gjovalin Gruda. Ky studim monografik trajton për herë të parë relievin strukturor të vendit tonë; e mbështetur në metodat shkencore më bashkëkohore.

Çmimi “Aleks Buda” shkoi për veprën “Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919” me Teuta Toska. Studimi përmban kërkim të thelluar për jetën dhe veprimtarinë e intelektuales dhe veprimtares Parashqevi Qirjazi.

6 Komente

  1. S
    Shpresa

    Jam plotesisht dakord me vleresimin e punimit shkencor te Prof. Dr. Gjovalin Grudes, dy te tjeret nuk jane te profilit tim.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      I VJEDHUR NGA TE PAAFTE DHE I PAVLERESUAR DERI ME TANI, URIME PROFESOR!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ad

      E kam pasur komandant ne zbor ne Droj, Mamurras, diku më 1980... Urime dhe të ketë shendet...

      Përgjigjjuni
      1. o
        oiiiiiiii, oiiiiiiiiii

        Po kush ishte juria? Sa libra/vepra konkurruan? Pati oponence? Keta akademiket i japin cmim njeri-tjetrit! Medet! Po puna shkencore, kerkimi shkencor, a nuk duhet te jete angazhimi i perhershem i ketyre akademikeve/profesoreve? Pra, perse duhet te shperblehen me cmime (dhe leke) keta qe duhet ta bejne kete pune? Sa ironike t'i japesh edhe me para Cacit dhe Civicit! Juria anonime duhet t'u jepte cmime, dhe te inkurajonte kesisoj, personave jashte akademise; njerezve pa tituj por qe gjate vitit kane shkruar libra cilesore, kontribues per shoqerine shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elbasanlliu pasardhes i Xhuvanit Shuteriqit,Aleks

          Anastasi dhe Civici jane 2 ndyresira socialiste dhe nuk meritojne asgje por ne krye te Akademise eshte Gjinushi

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te paaftet.

            Akadameia e leshit qe nga kryetari e deri ke vulhumburi e i fundit. Ku behet fjale per shkence aty me ajo ka marre fund qe kur kryetari eshte nje njeri jo i duhur per ate institucion. Vari leshte akademise ne Tirane. Japin cmime njeri tjetrit thurin lavde te paafteve qe mban rrotull Kenua.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje