VIDEO/ Kënga më e bukur e festivaleve në 20 e kusur vite mbetet kjo…

25 Dhjetor 2022, 17:55Kulturë TEMA

VIDEO/ Kënga më e bukur e festivaleve në 20 e kusur vite mbetet

Festivali i 61 i Këngës në RTSH provokoi dhe njëherë debat, i cili nxitet nga krahasueshmëria me të djeshmen e famshme të saj lloj muzike ikonike, e cila shkon për inerci deri në vitin 1996. Festivalet e pas këtij viti, si në një prerje me thikë, janë pa asnjë mbresëlënie, në kuptim të kualitetit të këngëve, përfshirë dhe atë fituese, me shumë pak përjashtime.

Handikapin më të madh festivaleve jua sjell mungesa e shumë emrave të traditës, në kompozim, tekste e interpetim, të cilët edhe pse aktivë, pothuajse janë (vetë)përjashtuar. Më së shumti këngëtarët, ata të traditës, të cilët edhe pse shkëlqyen te “Këngët e Shekullit”, nuk shfaqen në festivalet e RTSH-së.

Këtë vit, i diskutueshëm qe dhe prezantimi.

Ndihej prania e TOP-it për shkak të emrit që drejton RTSH-në, Enkelejd Joti, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Media-s, i cili jua kish besuar Festi-n disa emrave të njohur të asaj media që ai drejtoi me vite, siç Redi Nezirit, Bojkel Lakos e Arbana Osmanit. Regjisor ishte bashkëshorti i kësaj të fundit, e vetme në prezantim, pa partner.

Ajo që lexueshëm shkon maksimalisht deri te Big Brother, ju besua drejtimi i një institucioni kulturor me peshë, edhe nga tradita, siç është Festivali në RTSH.

Është një zgjedhje dukshëm me kontekste shoqërore, aspak profesionale.

Arbana Osmani, tej një aftësie për t’u vetëmarketuar, është një moderatore nën nivelin mesatar. Kulturalisht është një zero. Mjafton fjalori i saj i varfër dhe skematik. Prezantuesi i RTSH-së duhet të jetë personalitet skenik, i sprovuar dhe i vërtetuar për këtë, edhe nëse vjen si personalitet nga një fushë tjetër. Te Festivali s’kanë shkëlqyer as emra si Ndriçim Xhepa apo Leonard Bombaj, e jo më Arbana Osmani, e cila tej marketimit apo vetëmarketimit, nuk ofron asgjë tërheqëse. Maksimalja tjetër e saj është radioja, nga e ka nisur, duke prezantuar këngë. Kaq.

Sot e gjithë ditën, personalitet skenik sa i përket prezantimit artistik, mbetet Adi Krasta, pa rival.

Dhe t’i kthehemi kualitetit të këngëve, ose këngës fituese. U zgjodh Elsa Lila, krejt kompromentueshëm pas një ngjarjeje të rëndë në jetën e saj para disa muajsh: arrestimi nën akuzë për implikim në trafik droge. Mundet mos jetë e vërtetë dhe ndoshta s’është e vërtetë. Por fakti që fiton kënga e saj, krejt pa shije, e diskutueshme në shumë aspekte, e korrupton rëndë çmimin e parë.

Dhe, pa qenë nevoja t’u kthehemi këngëve të saj ahere kur dy festivale rresht fitonte çmimin e parë, me kompozimet e Valentin Veizit e tekste të të ndjerit Alqi Boshnjaku, për të bërë krahasim e konstatuar ulëritshëm pocaqinë e saj të fundit në RTSH, le të sjellim një këngë nga më të bukurat e viteve në fundit në festivale.

Mban firmat e Agim Doçit dhe Flamur Shehut. Është i Festivalit të 56-të, fituar pameritueshëm nga Eugen Bushpepa, një transferim në kohë i lavdisë së dikurshme të këngës, e asaj arome e ndjesie të harruar motivesh. Një këngë me një linjë të ëmbël muzikore, të kapshme shpejt për veshin, me një tekst të ndjerë e intetpretim brilant, nga një këngëtare e cila mbi të gjitha ishte e veshur. Quhej Artemisa Mithi. /tesheshi.com/

 

50 Komente

  1. 1
    19

    Super super shkrim asnje presje nuk i shtoj .fantastike eshte koha e injorantve dhe e kurvave burra dhe gra .kenga e ksaj qeka ultra .bravo e madhe .fiks e vetmja kengetare e veshur .

    1. V
      Vlora1912

      Edhe komentet tona, si anonim, ndonjehere censurohen. Dhe ashtu duhet kur kalojne ne vulgaritet te Pa fre. Ndersa me kete individin "Tek Sheshi", nuk ndodh. Edhe pse ka shum te drejt per sa i perket prezantimit ne nivel Tallava, nuk duhet te ofendoj prezantuesen tralala. Nuk eshte faji i saj qe Aq Mundet. Eshte faji i atyre qe e zgjodhen .....per ta ofenduar ate....per te ulur edhe me tej cilesine e Festivalit...dhe per te na merzitur edhe [email protected]@@@ Per sa i perket kenges Fituese, anonimi tek sheshi, mendoj se eshte komplet i gabuar dhe ligavec. Elsa Lila solli nje kenge me Klas. E solli si nje arritje me vete te muzikes se leht shqiptare, e cila ka nja 10-16 qe "lengon". @@@@Kenga e Mithit, qe na e sugjeroj si "Maj " te muzikes se leht shqiptare, eshte me te vertet shum e bukur, por jo ne nivelin e kenges se Elses.

      1. M
        Mekatari

        Per muziken jane bere shume perkufizime, ku si etalon njihet ai i Zhan Zhak Ruso-s: „Muzika eshte arti i kombinimit te tingujve, ne menyre te pelqyeshme per veshin tone“. Per kenget si pjese e muzikes vlen i njejti perkufizim, duke perfshire sigurisht edhe tekstin. Nuk e kuptoj nga ç‘princip papergjegjshmerie, mungese profesionaliteti dhe paturpesie eshte nisur juria e festivalit, qe i dha Elsa Liles çmimin e pare per kengen e saj. Nje kenge, te cilen nuk mund ta kendoje askush, qe melodine nuk mund ta mbaje mend askush, sepse melodi nuk kishte. As ritem nuk kishte, nje tekst qe ishte i pakuptueshem dhe qe ne pjesen me te madhe ishte i perbere vetem nga belbezime dhe kakarisje. Te me fale Elsa, per te cilen kam patur konsiderate si kengetare, por kenga e saj kushtuar se bijes Evita, qe per hir te se vertetes u kendua me dicka qe i ngjante pasionit prej saj, ishte krejtesisht e pa pelqyeshme per veshin tim. Duke patur parasysh edhe veshjen e saj, me dukej sikur sapo kishte zbritur nga ndonje UFO dhe po na detyronte te degjonim nje version te shemtuar te kengeve qe kendohen andej nga planeti, prej nga vinte. Duartrokitjet nga salla dhe vendimi i jurise me lane pershtypjen e nje variant modern te historise se Mbretit lakuriq, te cilin te gjithe qytetaret e neneshtruar benin sikur nuk e shihnin qe kishte dale i cveshur, deri sa ai djali i vogel therriti se i pa bibilushin...

        1. C
          Cika

          Po. Kenge qe nuk eshte kenge. Fiton edhe cmim. Duket sikur cmini fillon nga fundi.

        2. H
          Hale ambulante

          Tek sheshi,errupsion QENEFI! Ndyresia,qe kalon ne ekstaze,nga era e vet.

        3. T
          Toni

          Fillova ta lexoj me kuriozitet artikullin deri kur permend Adi Krasten. Njeri me idiot se ai, dhe se artikullshkruesi, nuk besoj se gjen ne Shqiperi.

          1. G
            Gomaricat e televizionit tonë

            Toni, Para se të arrish ne ofendime, duhet të kuptosh se kush ofendon, është ofenduar vete 100 fish. Artikullshkruesi qenka nje njeri qe paske qejf ta takosh. Adi Krasta doli qe ishte maskara, por nuk mund ta quash idiot si prezantues. Ka kulturen e duhur per ate punë. Nje kirurg plastik nuk ka nevojë te jetë njeri i shkelqyer per tecqene kirurg i shkelqyer. Me zgjedhjet e tij politike, unë nuk e shoh dot Adi Krasten, por nuk po flasim per emisione politike. Per Festivalin ai mbetet prezantuesi me i mire.Nje arkitekt i madh mund të jetë pervers, ose edhe pedofil, por prapë mbetet arkitekt i madh. Prandaj lexo me shumë dhe shkruaj me pak. AI që pranon kritikat ecën perpara. Vetem katunari kokederr si Berisha nuk pranon asgje dhe të shan mbrapsht po ta kritikosh.

          2. H
            Homeri

            Nk e di si i dhane kesaj kenge vendin e pare. Teksti i dobet interpretim qe nuk merrej vesh nje fjale muzika kot . Ka degjeneruar festivali keq nga te gjitha anet ska asgje kombetare shqipetare. Prezantusja mizerabel.Festival shume shume i dobet.

            1. M
              Monika

              Nuk e di kush e ka shkruajtur artikullin por vleresimet jane subjective. Vleresimi për Arbanen eshte i njejte me vleresimin tim bile do te them se per mua bagazhin i saj intelektual shume I vogel. Per turp te te perfaqsoj nje Zero. Edhe kenga e Elsa Liles ishte shume e dobet, por ketu nuk kemi pse ngaterrojme ate qe i ndodhi, sepse ajo ka dale e pafajshme. Ne te ke derr kthehemi ne kohen e sistemit qe te denonte gjithe jeten per nje gabim qe ke bere ne rini. Dhe skandal I me i madh eshte zgjedhja e Enkelejd Jotit ne krye te RTSH. Por perseri jane vlere sime subjektive. Po e keqja tek ne jane jurite e festivaleve me specialiste qe promovojne mediokritetin.

              1. T
                Tropoja

                Ardit Gjebrea dhe Adi Krasta jane njesha,ndersa kjo arbana s'ka kapacitet mendore as bythor se as si pamje nuk eshte gje e shkreta.Por mire qe ha buke aty te big brother

                1. A
                  Alban

                  Kritika me idiote, me jo profesionale dhe me e pacipe qe eshte shkruar ndonjehere per nje koncert

                  1. L
                    LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

                    O Alban ik pirdhu e mos u shtërngo se dhjet brekët.

                    1. .
                      ...

                      E drejte, nje shkrim per tu bere qejfin pleqve te temes dhe ndonje rrugaci mendjemadh si ky me lart.

                      1. C
                        Cika

                        Te pelqeu kenga fituese ty? Nese nuk e di, mendo ndonje kenge qe e degjon nje here dhe e mban mend. Mban mend ndonje gje nga kenga e Liles?

                    2. I
                      Illo

                      Ja dhe nje “profesionist” ne te gjitha, del e shkruan anonim, si letrat rrufe te kominizmit. Shijet e tij subjektive na i jep si te verteta absolute. Elsa e pamerituar, Eugeni po , Arbana, Rtsh, Joti…cdo gje e cdokush nuk meriton asgje, po nuk qenka dakord me mendimin e ketij anonimit. Arbana ndoshta nuk eshte ne nivelin e Adi Krastes, por me mire nje Arbane e thjeshte, e perulur, qe beri nje festival pa sherr e te pelqyeshem, se sa nje Adi Krasta si gjel ne maje te plehut me ironite e tij therese deri ne perçmuese per te gjithe e cdo gje! Por nese ky “profesionist, kritik muzikor” merr persiper te beje te tilla analiza, te denja per letra banjo, duhet minimumi te dinte qe Pyes lotin nuk eshte e Alqi Boshnjakut, te lexonte pak Hajd tashti, gjobiste anonime te tesheshit, qe skuptoni as art, as muzike, as nuk doni te kuptoni, por dini vetem te shani e te ofendoni, nxini e neverosni!!!

                      1. C
                        Cika

                        Thelbi i analizes ishte korrekt. Festivali i dobet, kenget fituese skandal, .... Nese s'je dakort, te pyes: cfare te mbeti ne mendje nga kenga e Elsa Liles? Nje oiiii macje, pa tekst e pa muzike.

                      2. a
                        astriti

                        e vertete .shyqyr qe pame nje kengetare te veshur . tani eksitohemi kur shohim ndonje te veshur .dashte zoti na vishen perseri grate e vajzat .

                        1. g
                          gasper

                          Shkrim shum i mire dhe real, turpi me i madh eshte vendosja e drejtorit te festivalit nje tekniku si Redi Neziri, ne kete festival qe dihet se buxheti ish i madh kishte vetem nderje lekesh. Dhe nje gje tjeter qe ra dukshem ne sy ishin fustanet e shtrenjta te Albana Osmanit se per te tjerat e shkriu fare. Sigurisht qe faji kryesor i takon Enkelejd Jotit por turpet ne kete vend nuk kane te sosur.

                          1. m
                            mesuesja

                            Skrim mjaft i arrire. Prezantuese me te dobet nuk ka pare televizioni shqiptar. Pa kulture e pa lexuar, thjesht mediokre provinciale. Bile edhe Big Brother nuk e prezanton mire, ajo nuk di te artikuloje. Tek ata vetem di te thote Yje, yje si ju kam. Ajo besoj nuk ka lexuar kurre ne jeten e saj. Edhe nga pamja pa prezence apo fisnikeri, shume demode, jo 18 mije euro po edhe 180 mije ajo nuk ndryshon. Une jam ne moshe nuk kam asgje personale, por sigurisht e lexuar qe e njoh gjuhen e komunikimit. Ate e zgjodhen thjesht per te marre ca leke. Kjo eshte Shqiperia, rrempalle hesapi.

                            1. T
                              T

                              Cmimi i pare kompromenton rende jurine “profesioniste”. Bravo votave te publikut qe i ktheu fytyren festivalit

                              1. C
                                Cika

                                Po po, se e theksoi qe juria ishte "profesioniste". Cfare turpi.

                              2. B
                                Bilushi

                                Pse Alban, përse kështu? Mbroje cilësimin idiote( do të duhet të kesh formim mjeksor) dhe e pacipë( do të duhet të kesh formim fetar), dhe prezanto kreditet e tua në kritikën muzikore që të kuptojmë se me çfarë eminence kemi të bëjmë. Mjek, prift dhe korife në kritikën muzikore,sot në trojet shqiptare është vetëm një njeri...Nard Ndoka!

                                1. m
                                  mero djali

                                  ai e ka then te verteten, kreditet mbaji ti meqe i paske shume qejf. Merre edhe Nard Ndoken, si mjek qe te duket, mbase te ndihmon ta futesh bilushin ne bythe bashke me kreditet.

                                2. Z
                                  Zana

                                  Keni shume te drejte ! Shpresojme do t’ju degjojne dhe do te reflektojne ata qe marin vendime dhe qe ne besojme se njohin edhe duan artin e vertete !

                                  1. T
                                    TURIEMIGR

                                    NJE SHKRIM QE KUR SHKON TEK ADI KRASTA ME BEFASON PER KLASIFIKIMIN QE I JEP ATIJ. NUK KA PREZANTUES ME ME SHUME GAFA DHE GOMARLLIQE SE SA AD KRASTA. DO TE PREFEROJA NJE ARBANE MEDIOKRE (NUK KAM ASNJE SIMPATI ) SESA NJE AD KRASTA QE ESHTE SI PUNA E ATIJ MOTORIT QE MER SUPER XHIRO DHE ECEN SA N RRUGE E SA JASHT RRUGE. PER BREZIN TONE QE E JETUAM PIPO BAUTON E MADH DHE ARITEM TE MESOJME ITALISHTEN VETEM NGA TELEVIZORI QE E KEMI NDJEKUR ME VITE PER MENDIMIN TIM DHE SHUME TE TJEREVEKA QENE FYERJE DUKE E KRAHASUAR ADIN TE NJE RANGU ME PIPON. PIPO NE KOHEN E TIJ KA QENE NJE SHOUMEN I KALIBRIT BOTEROR ,PA GAFA E GOMARLLIQE

                                    1. K
                                      Kastriot

                                      Ore je ne vete? Çfar kenge idte kjo qe e akuzuara per trafik droge, vetëm mërmëriste,se per te kenduar nuk këndonte. Kuptove ndonjë fjalë ti?! Nje tekst qe kishte vetem 4-5 fjale qe përseriteshin duke mërmëritur papushim! Mblidhini diku me miqte tuaj te nderuar ne ndonje dasmë apo mbrēmje argetimi dhe kendojini vajzes te Elsas, këndojini Evitas.

                                    2. j
                                      joel shkodra

                                      Se pari, perse nuk vini emrin e shkruesit te ketij "artikulli"? Kisha shume vite pa e degjuar e pa e pare festivalin ne RTSH, sepse jetoj jashte e nuk kisha mundesi. Sivjet e gjeta mundesine ta ndjek ne fb dhe mund te them se jam kenaqur. Jo me te gjitha kenget, qe ishin aq te ndryshme njera nga tjetra. Jam afer te 80-tave dhe kam ndjekur keto festivale qe nga i pari dhe, po te doni, mund te them (sipas meje) se nuk ka me kenge si "Ere pranverore" (festivali i pare; kenge qe u ndalua menjehere nga regjimi i atehershem) apo "Keputa nje gjethe dafine".Por, ky festival kishte disa gjera qe me benin ta krahasoj me festivalet e Sanremos te viteve 60-70. Dolen ne plan te pare kenget dhe jo prezantuesit apo te ftuarit. Mund ta krahasoj stilin e prezantueses me stilin e Mike Bongiorno-s qe nuk ka nevoje per nje nivel te larte kulturor e artistik, por qe di te prezantoje ashtu siç duhet, pa e tepruar e duke ia kuptuar çdo gje qe thote duke mos dale prezantuesi vete ne plan te pare. Me mire kuptova se çfare thote prezantuesja qe me la te shijoj siç duhet kenget, sesa teksti i kenges fituese nga i cili kuptova vetem pak fjale: "... erdhe nga erresira ...".

                                      1. D
                                        Dashi

                                        Kjo Arbana esht shum dobet nga te gjitha anet plus pamja le shum per te deshiruar, nuk e kuptoj kush e mbeshtet, pse mbarun njerzit ne kte vend? Njesoj si ne politike

                                        1. A
                                          Artibr

                                          Qyqyr zotit qe sna e cuan ne European elcen se Lan koqen e namit nuk e di si mund te ke dosh me ate ze tymi qe nuk kuptva asnje fjal nese kuptuat ju me ndimoni shkrimi i sakte ne shqiperi i blen cmimet dhe universitetet drogaxhinjte.

                                          1. L
                                            Lopa po te pret

                                            Ja dhe nje analfabet dhe mendimin e tij te vyer. Ah, mor shekulli i 21, qe u dhe hapesire dhe ketyre injoranteve, qe ne 5 fjale bejne 10 gabime e te nxijne dynjane, ashtu siç kane shpirtin. Edhe nje emer njeriu nuk dine ta shkruajne sakte! Ytt, te lopa me gjithe kete paçavure shkruesin anonim!

                                            1. C
                                              Cika

                                              Nuk jam dakort me ty. Zeri i Elzes si miza ne qyp. Cucucu, kaq. Asgje nuk kuptohet. Cfare ka ketu per analfabet? Dhe cfare aftesie ke ti qe kuptoke kenge kooti, pa muzike, pa text, pa interpretim. Nje koebe qan kohen e paraburgimin ne tv shteteror. Turp.

                                          2. T
                                            TOTO

                                            Të thuash për Krastën si njëshi i prezantuesve, është njësoj si të kesh katër duar, nga të cilat, dy t'i përdorësh për të çjerrë bythën...Dhe mjafton që ky shkrim, i cili kërkon mjeshtra të muzikës, kritik - muzikolog PROFESIONIST të spikatur, dhe jo firma anonime, të shkurrnajës shqipëtare, dhe vlera e tij, shumzohet me zero, dhe rezultati dihet: ZERO!

                                            1. S
                                              Sita

                                              Kush eshte ky kompetemt qe nuk ka guximin as te vere emrin e vet kur ben nje shkrim pa baze. Thjeshte doja ti thoja qe eshte vec mendimi yt personal. Kaq

                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                Pas Agim Krajkës , kompozitor tjetër i talentuar është Flamur Shehu. Mungojnë në mënyrë të dukshme tekstet, shkrimtarët dhe poetët janë jashtë listës. Këngëtare me shumicë, të gjitha të gjinisë femërore, këngëtarë shqiptarë meshkuj zbulohen në Greqi, të talentuar! Kompozitor, shkrimtar dhe këngëtar,këndon vet autori.

                                                1. S
                                                  Servili

                                                  Shkrim ordiner, pa asnje lloj vije llogjike, me akuza kot i barazvlefshem me nje opinion rruge. Ne Amerike, ka nje thenie, "Opinionet, jane si vrimat e prapanices, te gjithe e kane nga nje."

                                                  1. L
                                                    Lauresha

                                                    Me vjen me vjelle kur thone injorantat se kenga e Elses ishte profesionale sic shkruan nje debil ketu larte.Elsa ishte nje ZERO e madhe me xhufke nje kenge pa melodi dhe fjale pa kuptim qe ska profesionist qe i zberthen pervec ketyre idioteve , te njejteve komentues, apo te vetmit komentues qelbash te Temes qe shkruan cdo minute me 20 emra

                                                    1. E
                                                      Emma

                                                      Ngerçi i Liles dukej sikur vinte nga ndonje paralize faciale qe gjymtonte tingujt e kenges. Ku po shkon kjo Bote me keto krijime makaber. Prezantimi e drejtimi i festivalit ka vite qe eshte ne krize identiteti. Eshte e pamundur te krahasosh nivelin me paraardhesit e larget te tij. Meqe permendet Krasta, le te themi se ai eshte personalitet e figure e plotesuar qe per spektakle e festivale nacional eshte absolut. Nostalgjia qe kemi eshte thelluar sepse ne skene tanime paraqiten ca shterpa qe e perfaqesojne qarte boshllekun e kotesine e koheve moderne! Mjere ata qe jetuan vite tranzicioni te kuptojne ndryshimin dhe ta vuajne. Shume te rinj mund te mos e kuptojne, por sigursisht nuk mund te dish cfare te mungon kur nuk e ke patur ndonjehere dhe me kete i referohem brezave te rinj te viteve 97 . RTSh, hiqni dore nga festivali nje here e mire. Nuk ka me kuptim!

                                                      1. E
                                                        Europiani

                                                        Kengetaret me emer bejne nje gabim te madh kur prononcohen ne politike ne favor te nje Partie sic beri Elsa Lila me Cadren e greves Urise te Partise Socialiste (Te hapen kutite ,1o vjet perpara.) Kjo pastaj sjell morine e sharjeve dhe fyerjeve shqiptare me stilin me rrugac qe duhet perballoje kengetarja nga militantet e forces politike kundershtare . Dhe pastaj fillon deshtimi se keshtu ndodhi me Ciljeten ,Greta Kocin ,Evi Recin,Eneida Tarifen e tjere. Per shembull mu duk shume e lehte e papjekuri e Evi Recit qe kur i thane se cilin kengetar nuk e pelqen dhe nuk e don tha " kengetar nuk po them por per mua Lulzim Basha eshte nje person qe nuk e pelqej dhe nuk me thote asgje. Shikoni se cfare budallaqe e papjekur Ishte koha qe Luli ishte Kryetar Partie dhe ndaj Evi Recit vershuan fyerjet duke quajtur edhe imorale sic ben nje maskara ketu qe vetem se sheh fotografine e Fjolla Morines e quan Ku...Rrugesh" E kuptoni se cfare niveli ka ketu se kjo eshte injoranca Shqiperise qe predominon ne rrjetet sociale dhe pastaj na vleresojne me cmim te pare per banalitet ne gjithe Europen

                                                        1. B
                                                          Bujar Kanapari

                                                          Mos u merzisni hic, Festivali, tregon fytyren e Qeverise. Autori thote se pas vitit 1996, festivali ka degjeneruar. E verteta eshte se pas vitit 2013, me fillimin e epokes se Rames, festivali eshte pronesuar, privatizuar nga organizatoret dhe drejtuesit, por me e keqja, ka degjeneruar ne cilesi, ka perfunduar ne kuoten zero. Para vitit 2013, ne cdo festival, kishte disa kenge, qe kane mbetur, ku jemi prezantuar denjesisht dhe ne Eurosong.

                                                          1. C
                                                            Cika

                                                            Aha. I vure vulen, kopetento.

                                                          2. L
                                                            Lasgushi

                                                            Cfarë prisni ju? Kur në krye të TV,festivaleve dhe paratë e shtetit administrohen nga Jotët,Bungot,Lakot,Osmanët dhe të tjerë të kësaj kategori.Nga këta pa talent dhe anlkulturë. Kjo kategori,ashtu si soji dhe familja e tyre shkateroi Shqipërine,dogji fabrikat,kulturën arsimin dhe traditë shqiptare.Shkatëroi dhe traditën brilante të Festivaleve në radio.Të gjithë ndruan kanal,Sali filloi festivali.

                                                            1. D
                                                              Davidi

                                                              Elsa eshte pjekur per keq. Sidomos zeri. Nga koka e zmadhuar dhe sjellja, gjykoj, kokaina.

                                                              1. B
                                                                Besi

                                                                Per ju qe nuk kuptoni e nuk mbushnin po ju them qe kjo Arbana te bej noj emision gatimi..po duhet te kesh nje far niveli te kuptosh nivelin ...

                                                                1. O
                                                                  Olta

                                                                  Fiks fare e keni thene!!

                                                                  1. K
                                                                    Kellira islamike

                                                                    Mund te kete te drejte por “TeSheshi.com” eshte faqe islamike thellesisht përçarese per shqiptaret plot me manipulime si kjo kenga qe medemek iu paska pelqyer shume. Urrejne cdo gje perendimore. Mero e shperndan. Rastesi?!

                                                                    1. e
                                                                      emigranti 1990

                                                                      Redoekti per parane publike 0. TVSH - here mbahet ne kembe "si plaçke lufte per KLAN TV, e here Per TOP- MEDIAN. Poshtrimi dhe fyerja bie mbi punonjesit e RTSH-se. Ata humbin çdo mundesi per nje fare pjesmarrje e per pasoj per 5leke me shume. Nje instutucion qe punonjesit e saj i gjunjezon , ju merr fytyren pa pike problemi. Kush jane keta pushtues te Televizionit Publik, qe sillen me keq se PUSHTUESI. MJAFT ME.

                                                                      1. e
                                                                        emigranti

                                                                        Me ne fund nje shkrim sa realist aq edhe fshikullues per " eliten " tone artistike. Persa i perket kenges se shpallur fituese nga juria, vertete Elca Lila ka qene nje kengetare e paraqitur shume e mire me kengen e lotit para 30 - 40 viteve, por tani nuk mund te krahasohej me vetveten kur ishte me e re. Asaj jo vetem zeri i kishte ndryshuar ( sigurisht jo per mire ) , por nuk I kuptoheshin mire as fjalet e kenges.

                                                                        1. B
                                                                          Bobi

                                                                          Festivali u drejtua nga sharlatanja Arbana, qe turp si del ne skene nje shemtire 1 e 40 cm, shpirtkeqe. Kenge dhe kengetare si ajo qe transmetuat ju nuk mund te fitojne festivalet, pasi kengetarja ishte e veshur dhe teksti i kenges kishte kuptim, gjera qe nuk vleresohen nga juria lekiste e festivalit

                                                                          1. e
                                                                            enter””

                                                                            Aspak Nje kenge nen mesataren, me nje interpretim nen mesataren dhe me fjale qe nuk kuptoheshin.

                                                                            1. w
                                                                              www.youngtribune.com

                                                                              A do beni nje festival qe te na heqi nga mendja ato kengetare qe na benin per vete si Luan Zhegu,Irma Libohova,Kozma Dushi,Telemak Papapano etj.

                                                                              Lini një Përgjigje