Për kë bie këmbana “Shkristianizim fenomenal, por ka një kishë që i reziston distopisë”. Flet teologu Santiago Cantera.

25 Dhjetor 2022, 20:19Kulturë TEMA

 

Për kë bie këmbana  “Shkristianizim fenomenal, por ka

Kanë mbetur pak murgjër benediktinë në botë, jo më shumë se 20000, por është njëri që mund të vërë në vështirësi një qeveri. Quhet Santiago Cantera Montenegro dhe është priori i Abacisë së Santa Cruz të Valle de los Caídos. Pasi ka transportuar mbetjet e “gjeneralisimit” Franco tre vite më parë, qeveria spanjolle do të donte t’ia përplaste kryqin e dukshëm prej 40 kilometrash që mbikëqyr varrezën e luftës civile dhe ta mbyllë fondacionin e murgjërve të drejtuar nga Santiago Cantera, që i luten dhe vigjëlojnë mbi monumentin më të madh të katolicizmit kombëtar në Spanjë si edhe, për ta thënë me gazetën “El País”, “varrezën më të madhe masive në botë”. Kjo varrezë e pafundme  u ndërtua nga Franco në këmbët e maleve të Sierra del Guadarrama, në veri të Madridit, në sfondin e pishave të “Për kë bien këto këmbana”, romanit të Ernest Hemingway. Kockorja mbikëqyret nga një kryq prej graniti (5 herë më i madh se e Krishtit të Corcovado në Rio de Janeiro) mbi një varr dhe një kishë nëntokësore të ndërtura për të mikpritur mbeturinat e 35000 luftëtarëve frankistë dhe 8000 republikanëve. Ka edhe një copë prej druri, lignum crucis, që sipas traditës i përkiste kryqit mbi të cilin është kryqëzuar Jezùsi dhe që ju ishte ofruar murgjërve në vitin 1960 nga Papa Gjoni i XXIII.

“Nga një këndvështrim pastërtisht njerëzor, është e lehtë se dëshpërimi ta kapllojëm pasi panorama është sigurisht shumë negative: jep përshtypjen se avancimi i shekullarizimit dhe i shkristianizimit të Perëndimit është brutale, e pandalshme dhe se çdo herë është gjithnjë e më e shpejtë, duke thyer të gjitha rezistencat që has”, thotë për “Il Foglio” teologu prior autor i librit “Kriza e Perëndimit”, i sapobotuar nga Cantagalli. “Megjithatë, kristianizmi është një fe e shpresës: shpresa është i dyti i virtyteve teologjikë. Zoti është Zotëria i historisë dhe Shpirti i Shenjtë vazhdon të jetë i pranishmë në jetën e Kishës, duke sjellë fryte shenjtërie dhe mund të vërejmë se shumë prej atyre rezistencave që i kundërvihen avancimit të shkristianizmit nuk munden nga shekullarizmi. Zbulojmë familje kristiane dhe lëvizje feje shumë të forta, me nj vetëdije të qartë të misionit të tyre në botë dhe të një identiteti që afirmojnë me kurajë. Përballë me dimrin demografik të shkaktuar nga Perëndimi i zhvilluar, shumë prej familjeve të mëdha katolike na lënë të kuptojmë se e ardhmja u përket fëmijëve të tyre. Për këtë është shumë e rëndësishme të promovohet familja kristiane dhe edukimi autentik katolik, pasi aty qendron pjesa e madhe e së ardhmes”.

Priori ka një vend vëzhgimi të privilegjuar: “Spanja është vendi i tretë me braktisjen më të madhe të kristianizmit në Europë”, ka titulluar “El País”. Sot Spanja paraqet një hop të madh statistikor midis atyre që janë rritur si kristianë (92%) dhe atyre që konsiderohen ende si kristianë (66%). Një diferencë prej 12 milion personave, “më e madhja në Europë në terma absolutë”.

Në proporcion me numrin e banorëve, rënia në Spanjë është më e shënuar pas Norvegjisë dhe Belgjikës. Jo vetëm gjysma e famullive spanjolle janë tashmë të privuara nga klerikë, por edhe mosha mesatare e klerikëve është rritur në rreth 65 vite. Në dy vitet e fundit Spanja ka miratuar eutanazinë, abortin për minorenët pa konsensusin e prindërve dhe ligjin transgender. “Spanja është marrë si laborator prove për gjithë këtë eksperiment inxhinierie sociale”, na shpjegon priori. “Ishte një projekt i qëllimshëm për ta transformuar një komb që ishte dalluar gjithmonë për mbrojtjen, ekspansionin e katolicizmit dhe për ta transformuar në më të kundërtën e qënies, traditës dhe historisë së tij. Diçka e ngjashme mund të thuhet për Irlandën, ku ky proces ka qenë edhe më i shpejtë, por rasti i Spanjës është shumë emblematik për rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e fesë katolike në Europë dhe për veprën e tij të ungjillizimit në kontinente të tjera dhe pasi gjithçka që ndodh në Spanjë ka reperkusione imediate në atë që ishte Amerika hispanike: një prej mënyrave më të mira për ta mbytur katolicizmit hispano – amerikan është të mbysë fillimisht Spanjën katolike. Ligjet mbi abortin, eutanazinë, e ashtuquajtura “martesë homoseksuale”, ideologjia gjinore etj., të miratuara në Spanjë, propozohen brenda pak muajsh edhe në Portugali dhe në parlamentet e shumë vende të Amerikave”.

Ndërkaq islami në Europë mbush boshllëkun tonë. “Filozofët e historisë dhe të kulturës Arnold J. Toynbee dhe Christopher Dawson kanë shpjeguar se forca e një kulture dhe të një qytetërimi është feja e tij. Nëse bie krishtërimi që e ka përcaktuar Europën në qënien dhe në historinë e saj, forca fetare e botës islamike do të rritet përballë në Europe në krizë besimi. Myslimanët që jetojnë në Europë dhe në shtete të ndryshme islamike janë të vetëdijshëm për dobësinë e madhe të brendshme që ekziston sot në shoqërinë europiane si shoqëri dekadente dhe që asiprojnë në një dominim të ardhshëm të islamit dhe e ligjit islamik në Europë. Islami e koncepton botën në dy pjesë: dar al islam, domethënë tokat që i përkasin tashmë islamit; dhe dar al harb apo “toka e luftës”, ato territore që duhet të pushtohen dhe të islamizohen”.

Prej vitesh Europa bën gjithçka për të anulluar rrënjët e saj Romë – Athinë – Jeruzalem, por a mund të ekzistojë Europa pa drurin judaiko – kristian mbi të cilën është skalitur? “Europa nuk mund të ekzistojë pa këtë dru. Gjithësesi, do të jetë një Europë tjetër, por jo Europa e vërtetë. Sidomos kanë dashur t’i fshijnë rrënjët kristiane. Projekti i Kushtetutës për Europën, i hartuar kryesisht nga Valéry Giscard d’Estaing, ka bërë një hop nga lashtësia klasike (që padyshim është një prej themeleve thelbësorë të Europës) tek Iluminizmi, duke harruar shekujt e gjatë të krishtërimit. Ishte një projekt neopagan që sillte një dizintegrim të Europës së vërtetë, por është e vërtetë edhe se trashëgimia e Greqisë dhe Romës harrohet gjithnjë e më shumë: për të dhënë ndonjë shembull, sotmohphte origjina natyrale e shoqërisë e afirmuar nga filozofët kryesorë grekë dhe romakë (ky mohim filloi sidomos me Rousseau), vlerat e së drejtës romake janë zëvendësuar nga një pozitivizëm juridik që shkëputet nga parimet që frymëzonin legjislatorët latinë dhe në arësimin dytësor në shumë vende mësimin e latinishtes, greqishtes dhe kulturës klasike, por edhe respektivisht me rrënjët greko – romake, lind nga utopia që faktikisht përfundon për t’u bërë një distopi: atë të ndërtimit të një Europe të re pa esencë, pa rrënjë dhe pa traditë”.

Kisha katolike nuk ka qenë tepër e nënshtruar dhe bashkëpunëtore e kësaj ofensive kulturore? Benedikti i XVI (Papa që ka ardhur tre herë në Spanjë) e ka provuar, por në fund është mundur. “Sidomos duke filluar nga vitet ‘60, Kisha katolike ka dashur të arrijë një pajtim me parimet e “Modernizmit”, por në shumë raste që ka buruar ka qenë një kamuflim me botën dominuese dhe, për pasojë, një konfuzion të madh brenda vetë kishës. Jo rrallë kanë përfunduar për të supozuar postulate krejtësisht të huaja ndaj krishtërimit dhe deri të kundërt me të. Ka ndodhur tashmë kur disa klerikë të Kishës dhe anëtarë të urdhërave fetarë kanë optuar për një qasje ndaj marksizmit: dialogu kristianomarksist ka motivuar vetëm disa katolikë të bëhen marksistë, ndërsa asnjë marksist nuk është konvertuar në katolicizëm. Por në vitet e fundit procesi është përshpejtuar në mënyrë shumë preokupuese: gjithnjë e më shumë aspekte ekleziaste po presin dhe po promovojnë projekte si Axhenda 2030; një llogari është që të përmbajë disa pika që mund të pranohen nga doktrina sociale e Kishës apo të përkojë me të, një tjetër është të pranohet në tërësi një axhendë, që midis aspekteve të tjera, që favorizon abortin dhe gender, hapur kundër me të drejtën natyrale. Nga ana tjetër,Kisha ka mësuar gjithmonë t’i japë vlerë dhe të respektojë Krijuesin si vepër të Zotit dhe të dijë t’i përdorë në mënarë racionale dhe të urdhëruar; por gjë krejt tjetër është të braktiset mesazhi i shpëtimit të përjetshëm për ta zëvendësuar më një diskurs ekologjik, të pafundëm, të kufizuar vetë në materialen dhe me kohoren. Mund të përfundojmë duke rënë në një sinkretizëm fetar dhe në një neopaganizëm panteistik që e adhuron Tokën si Perëndia – Mëmë Supreme”.

Nëse progresizmi do të fitonte në të gjithë linjën, çfarë lloj civilizimi do të duhej të prisnim? “Siç e kam thënë n fillim, jam besimplotë se Hyjnia të vazhdojë të jetë padrone e historisë njerëzoe dhe që Shpirti i Shenjtë të mos e braktisë kishën. Por nëse duam të kemi një imazh të botës e cila duhet ta na çojë tek progresizmi dominues, mendoj se mund ta përmbledhim në disa elementë karakteristikë si vijon: e para, një shoqëri ku burrat dhe gratë nuk ekzistojnë më, por një vetëpërkufizim kapriçoz dhe i ndryshueshëm i individit respektivisht gjinisë së tij; për pasojë, qenia njerëzore dhe personi si realitet metafizik do të zhdukeshin si të tillë dhe akoma më shumë nëse postulohen në transhumanizëm do të duhej të realizoheshin bashkë me ata të ideologjisë gjinore. Në radhë të dytë, familja do të zhdukej: bërthama e dashurisë, e jetës dhe e edukimit, që është martesa midis një burri e një gruaje dhe fëmijët e tyre, do të zëvendësohej nga një gamë shumë e ndryshme llojesh bashkimi, të gjithë të paqëndrueshëm. Në radhë të tretë, shtetet dhe një fuqi e madhe do ta dominonin mendimin dhe shoqëritë njerëzore (nëse mund të vazhdohet të flitet për shoqëri), duke e imponuar këtë model njerëzor (të çnjerëzorizuar) dhe bashkime që e shpërfytyrojnë familjen; pushtetet publike shtetërore do të kontrollonin kompletimin e edukimit të fëmijëve dhe të të rinjve, duke ia hequr tutelës së prindërve (gjë e lehtësuar sepse familja e vërtetë si e tillë do të jetë e zhdukur). Në radhë të katërt, do të zhdukej çdo ndjenjë dhe vetëdije e atdheut, pasi do të bëhej fjalë për të çrrënjosur nga qenia njerëzore traditën dhe historinë e tij, duke i zëvendësuar këta elementë esencialë me një multikulturalizëm abstarkt dhe një relativizmi kulturor. Në radhë të pestë, do të jemi të dënuar në fundin e pronësisë private dhe e gjitha kjo do të kontrollohet nga shtetet: nuk vërehet se në të ardhmen “do të jemi më të lumtur sepse nuk do të kemi asgjë”? E gjitha kjo a nuk na kujton një sintezë të distopive të George Orwell tek “1984” dhe “Bota e Re” e Aldous Huxley? Megjithatë progresizmi aktual dominues dëshiron të na çojë në këtë drejtim. Besoj se Hyjnia të mos na braktisë dhe që të ketë akoma një aftësi të mëdha reagimi në shoqëritë perëndimore dhe që në shumë mjedise katolike besnikëria ndaj Krishtit dhe dashuria për të vërtetën mund të lëvizin malet. Veç kësaj, gjithësesi, nëse ky projekt distopie do t’ia arrinte, atëhere dotë gjendemi përballë me mbretërinë e Antikrishtit: por në këtë rast e dijmë se fitorja finale do të jetë ajo e Krishtit, prandaj nuk ka kurrë hapësirë për dëshpërimin e një kristiani”.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA
 

 

4 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Per fat te mire,nuk e lexova te gjithe..... Me mjaftoi der aty ku thuhet se isllomi po lufton ( si paqsor)te pushtoi tokat e humbura nga krishtetimi......fatale nese do te ndodhte. Shikoni Albanistan dhe do te kuptoni sesi mund te katandiset evropa i edhe mbare bota nese humbasin besimin e te pareve tyre kristiane,toka e xanun....nje hale islamikesh. Diku me lart shkruhet se : feja e nje kombi eshte kultura dhe identiteti i tij. Sa gjenial dhe rreal ky perceptim.....ne te kundert shikoni bastardhet e pa fe(atheoi),apo mohuesit e fese se te pareve (cilado ajo qoft) te tyre......hasonet e djeshem kthyer sot ne giulione!!!

    1. M
      Micotaqis

      Racisti kujdestar primitiv rri zgjuar për të vjellë urrejtje. Racisti është çnjerëzor. Ndryshe, je Mut.

    2. B
      Bardhok Shpani ( Span - Spani )

      Respekt ; Një pershkrim shum real !, Të gjitha keto që juve i keni artikuluar jan një realitet . Formula e Jezusit i teikalon përmasat universale ashtu sikurse qdo cenim apo thyrie mbi konceptin njerzor mun ta infaktoi formulimin dhe kulturën ton njerzore .

      1. U
        Universi shprsa ime

        Me aq krime sa ka bër Kisha në emër të "zotit" e kan prer biletën per tu asimiluar. Feja e Shqiptarit ësht Shqiptaria. Se ça bëhet në Spanj do par diku gjetk. Krimet e spanjollve në Amerikën latine po ashtu edhe të anglezëve (kudo ku kan vajtur ) nji ditë do paguhen. Shikoni si Jan katandisur. Kujdesuni për kafshët dhe respektoni çdo gjë të gjalĺ për rreth jush e Mos u shqetsoni shum për Kisha e xhamia.

        Lini një Përgjigje