Enver Hoxha i Fevziut ndër 10 librat më të mirë për perden e hekurt

28 Dhjetor 2022, 17:43Kulturë TEMA

Enver Hoxha i Fevziut ndër 10 librat më të mirë për

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian”, listoi ndër 10 librat më të mirë për “Perden e hekurt” që ndau Evropën në dy pjesë gjatë Luftës së Ftohtë, edhe librin biografik “Enver Hoxha-grushti i hekurt” i publicistit dhe gazetarit të njohur shqiptar Blendi Fevziu.

“Enver Hoxha”, një botim i UETPRESS në vitin 2011, është e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën nga afër ish-diktatorin që drejtoi Shqipërinë e izoluar në vitet 1945-1985.

Biografia e Fevziut për Enver Hoxhën mori vlerësime të larta nga njerëz të shquar të letrave dhe të politikës. Ismail Kadare do të shprehej se: “Nga ky libër kam mësuar për çudinë time, mjaft gjëra që mendoja se i dija por që në të vërtetë nuk i kam ditur, ose i kam ditur por jo kaq të qarta dhe kaq të dokumentuara.”


Tim Judah, analist i “The Economist” do të shkruante: “Libri i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur shqiptar, është përpjekja e parë serioze për të rrëfyer jetën e Hoxhës sipas arkivave shqiptare! Një ekonomist i njohur tha se e lexoi librin në dy ditë dhe se ai mund të titullohej: “Njeriu që vrau gjithë miqtë!”

Ndërsa ish-kryeministri Berisha do të shprehej: “Autori ka paraqitur në mënyrën më të dokumentuar mizoritë e tij për të mbajtur pushtetin. Mendoj se ky libër hedh dritë mbi bazë dokumentesh, gjer sot, asnjë të përgënjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Një vrasës që në vitet e apra të karrierës së tij politike. Një diktator i egër, i cili eliminoi një nga një bashkëpunëtorët dhe shokët e tij.”

Libri u përkthye në anglisht nga shkrimtari dhe studiuesi i ndjerë Robert Elsie, i lidhur shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Top 10 librat e ‘The Guardian” për ‘Perden e hekurt”

1. “Eight Days at Yalta”-by Diana Preston

2. “The Third Man”- Graham Greene

3. “Alex von Tunzelmann’s Blood and Sand”- Suez, Hungary and the Crisis That Shook the World

4. “Berlin 1961”- Kennedy, Khrushchev and the Most Dangerous Place on Earth by Frederick Kempe

5. “The Spy Who Came in from the Cold”- John le Carré

6. “Red Love: The Story of an East German Family”- Maxim Leo

7. “Soviet Milk”- Nora Ikstena

8. “Along the Edge of the Forest: An Iron Curtain Journey”- Anthony Bailey

9. “Enver Hoxha: The Iron Fist of Albania”- Blendi Fevziu

10. “Dancing Bears: True Stories of People Nostalgic for Life Under Tyranny”- Witold Szabłowski

4 Komente

  1. J
    Juristi

    E çuditshme.E kam lexuar librin,asgje te re,mbledhje pjesesh copa copa nga librat,tregimet qe jane stërthënë per Dullen

    1. R
      Raimond vlonjati

      Tani te shash Enverin na u be mode, nga keta intelektualucet te cilet jetojne me parate qe ju vjedhin Shqiptareve per dite me ato emisonet e tyre bajate Nderkaq Enveri , mund te ishte i keq per disa intelektuale qe kishin tendencen e Konices , e cila ishte , "Te shanin dhe denigronin cdo gje shqiptare" Por ama per ne popullin e thjeshte , kur e krahasojjme Enverin me keta sot, Enveri qendron shume here me larte se keta Sepse Enveri, me kryesorja , te jepte Shtepine falas . Ai nuk te linte te flije jashte, Edhe ata qe internonte Enveri ju gjente nje strehe dhe i fuste ne shpi , te mos flinin jashte Pra Enver te jepte shpine falas, mor vella. Kush ta jep sot shtepine falas ??? Ne kemi akoma shtepite e Enverit , Kush ben sot shpi te re, kush? Ja kategroite e njerezve qe bejne shtepi te re : 1-Qeveritaret hajdutet 2-Kontrabandistet e droges dhe te cdo lloji 3-Biznesmenet, te cilet u ben biznesmene se perfituar nga privatizimet kriminale qe beri Berisha , pasurise Kombetare 4-Ishte persekutuarit per te cilet Berisha ju jepte shpi falas 5-Edhe ata emigrante qe kane bere ndonje pune te zeze Sepse te besh shtepi te re ne qytet , te kushton qimet e kokes Jashte shtetit te huajte punojne gjithe jeten te lajne kredine per ndertimin e shpise Ndersa Enveri ta jepte shtepine falas. Ndaj nuk ka asnje njeri te thjeshte qe ka dy fije tru, te jete kunder Enverit Nuk ka rendesi ca thote BBBC, MUTI C, the Guardian , apo the Kardian, apo keta sharlatanet si Fevzo bajga me shoke --Keta do flasin keq sepse ne kete pushtet keta fitojne duke vjedhur, duke rrembyer, duke genjyer ne tv etj Ndersa njerezit e thjeshte nuk jetojne dot, ndaj ikin e cajn detet me gomone ... Ndersa Enveri na jepte nje shpi falas, nje arsim falas, Arsim te larte falas Ku ka ne Bote qe te te japi ty falas, shpine dhe Arsimine larte Tanita shajme Enverin sepse kane vuajtur nje pakice qe nuk ishin as 1 % e Shqiptareve ? Ne p...te motres te shkojne ata muter dhe kjo kohe po tregon se Enveri ua ka bere shume mire, dhe ju ka bere pake , duhej ti shuante fare Enveri ishte gjenial ne cdo aspket por mbi te gjitha ishte i dhimbshur per popullin e thjeshte ,Nuk i linte ne mes te rruges, por ju jpete shpi, arsim edukim, , thau keneta e mocale, ndertoi ruge hekurudha, ,i mbushi malet e Shqiperise me agrume, peme frutonre dhe i pyellezoi, krijoi Industri modern. bujqesi moderne, ushtri moderne me armatim dhe ma akademi moderne Ishte gjenial--Dhe Shqiperine e shpetoi nga thonjte e Greqise shtrige Bekuar qofte Nena qe e lindi Enver djalin !

    2. p
      prandaj filloj t'krruhen Bolet mue hahaha

      hahahaha Shqiperi hesapi

      1. H
        Homer

        Keni harruar rreziku amerikon per Albanin

        Lini një Përgjigje