Andrea Alessi, figura madhore e arkitekturës evropiane, me origjinë nga Durrësi

16 Prill 2025, 17:12Kulturë TEMA
Andrea Alessi, figura madhore e arkitekturës evropiane, me origjinë

Andrea Alessi, një prej figurave madhore të arkitekturës evropiane me origjinë shqiptare, është kujtuar në një aktivitet organizuar nga Shoqata e Arkitektëve kroatë në Zagreb.

Aktiviteti u shoqërua me një ekspozitë të veprave të Andrea Alessi, realizuar nga fotografi shqiptaro-kroat Luka Mjeda. Gjatë veprimtarisë foli Velimir Neidhardt, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave kroate, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, arkitektët Rilind Čočaj dhe Ardijan Karlo Gashi.

Andrea Nikolle Aleksi, apo siç njihej në Kroaci, Adrija Alesi, ishte një arkitekt dhe skulptor i lindur në Durrës në 1425. Pas shpërnguljes së tij në Split (Dalmaci) ai arriti të bëhej një nga artistët më të mëdhenj të Rilindjes dalmatine.

Karakteristikë e Andrea Alesit ishte që në punimet e tij, vinte mbishkrimin ku shënohej origjina e skulptorit. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtarëve në Ankona të Italisë, i 1454 afreskeve të një kishe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit, në katedralen e Shën Lorencit.

Tre vjet më parë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sjelljen në shqip të veprës së arkitektit shqiptar me famë ndërkombëtare./atsh/

2 Komente

  1. L
    LATIFI NGA TERBACI

    BRAVO KAURI SHQIPFOLES ANDREA ALEKSI ,,,,SE PO TE ISHTE ABEDIN ALIU DO ISH NDRYSHE MUHABETI ,,,

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zani

      Perse shkruhet kaq pak per figura kaq te medha, qe i bejne nder artit boteror, per nje artist kaq te madh qe kurrë nuk rreshti te nenshkruaj ne çdo pikture qe realizonte, origjinen e tij shqiptare. Nuk lat asnje cep te gazetes pa permendur Berishen e lloj - lloj kurvash te politikes, saqë na e keni sjell në majë te hundes, dhe kur vjen puna per ti njohur shqiptaret me perfaqësuesit e tyre te ndritur, qe i njeh dhe i respekton gjithe bota mjaftoheni me pese rrjeshta. Te befsha redaksine Mero Baze, Ti Latifi nga Terbaçi bene mire te vesh e te ruash dhentë e mos fut pyka midis shqiptarve, lerua sllavëve dhe grekerve keto pune. Ruaji dhente se ka plasur ujku grykave te Shushices.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje