Prezantohet “Florante dhe Laura”, poema filipinase me heronj shqiptarë

16 Prill 2025, 15:11Kulturë TEMA
Prezantohet “Florante dhe Laura”, poema filipinase me heronj

Biblioteka Kombëtare promovoi dje librin “Florante dhe Laura” të Francisco Balagtas, në Qendrën “Sotir Kolea”.

“Florante dhe Laura” është poema më e njohur në Filipine, autori i së cilës, mbahet e vlerësohet si poeti më i madh i këtij vendi, por kjo poemë ka lidhje edhe me Shqipërinë. “Florante dhe Laura” vjen në shqip i botuar nga Ombra GVG. Titulli origjinal i kësaj poeme është “Pinagdaanang Buhay ni Florante at ni Laura sa kahariang Albania” (Historia e Florantes dhe Laurës në Mbretërinë e Shqipërisë). Ky tekst i letërsisë filipinase, që mësohet edhe nga nxënësit e shkollave në këtë vend, rrëfen mbi dashurinë e dy të rinjve në Shqipëri, gjatë luftës midis shqiptarëve të krishterë dhe otomanëve.

Kjo poemë e shkruar në 1838-n, është ndër të paktat në historinë e letërsisë filipinase, që nuk resht së botuari edhe në shumë gjuhë të botës.

“Florante dhe Laura” është një histori dashurie por edhe një simbol patriotizmi për Filipinet, që, ashtu si Shqipëria kërkonte çlirim nga pushtuesit otomanë, edhe ata në atë kohë kërkonin lirinë nga sundimi i kolonizatorëve spanjollë. /atsh/

 

2 Komente

  1. G
    GJAURI

    TE KRISHTERET DONIN PAVARSI NGA OSMANET ,,,SE MYSLYMANET KISHIN PRIVILEGJE NE P .OSMANE ,,

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ka Zot dhe as zotëra

      Të krishterët u bënë muslimanë me kalimin e shekujve. Feja do të kaloj, do të zhduket. Në shumë vende të përparuara si Suedia shumica absolute nuk besojnë në Zot. Në çdo sekond vërtetohet me qindra fakte se nuk ka Zot.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje