E Mërkura e Madhe, Shërbesa III e Dhëndrit/ Kryepiskopi Joan: Nëse nuk ndjekim udhët e Perëndisë, liria do të na shkaktërrojë

16 Prill 2025, 09:00Kulturë TEMA
E Mërkura e Madhe, Shërbesa III e Dhëndrit/ Kryepiskopi Joan:

Besimtarët ortodoksë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si "Java e Madhe e Pashkës".

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet është mbajtur mesha e së Mërkurës së Madhe të Shenjtë, e njohur ndryshe si Shërbesa e tretë e Dhëndrit. Kjo shërbesë u drejtua nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.

Pas përfundimit të meshës, Fortlumturia e Tij, Kryepiskop Joani mbajti fjalën e radhës ku dha mesazhe për besimtarët që e ndoqën nga afër shërbesën. 

Fortlumturia e Tij tha se mund të bëhemi të ngjashëm me Zotin vetëm nëpërmjet Hirit të tij, por mëkati na largon gjithmonë nga Perëndia.

Njeriu u krijua që të jetë i lirë. Në të gjitha veprimet e tij, lirinë e ka vetë njeriu. Nëse ne nuk rindërtojmë lirinë tonë për të ndjekur udhët e Perëndisë, liria  do të na shkaktërrojë. Njeriu është i lirë dhe i aftë për të mëkatuar, për t’u larguar nga Perëndia, por këto gjëra sjellin degradimin e natyrës së tij.

Ne mund të bëhemi të ngjashëm me Zotin vetëm nëpërmjet Hirit të tij, por mëkati na largon gjithmonë nga Perëndia. Mëkati është prishja e një marrëdhënie të thellë ndërmjet njeriut dhe Zotit. Mëkati i njerëzve të parë nuk ishte vetëm shkelja e urdhërimit, ishte prishja e marrëdhënies”, tha Fortlumturia e Tij./rtvora/

2 Komente

  1. h
    humanizem dhe guxim

    I thua hiresia juaj, por kujt i thua. Mire ish qe te mos i shkoje, ne podkastin e kryevezirit, per kete pozicion, qe mban, nga perndjekjet qe i ka bere ai besimit patriotik te vertete ortodoks, duke i lene krejt pas dore objektet e kultit te tij, vecanerisht ikonat dhe afresket, qe jane vlere autentike, e klultures europiane, per te vazhduar me kthimin e pronave.Dhe vec kesaj persekutoi, ne nje menyre si shekuj me pare, ne kohen e pushtimit otoman, ate qe me plot goje, mund ta quajme si Nene Terezen shqiptare te koheve te sotme, humanistin dhe shqiptarin e madh shpirt dhe dore artin Anastas, qe i deshi dhe i ndihmoi te gjithe shqiptaret e vuajtur pa asnje dallim.Dhe meqense vajte anje nga keto gjera nuk i the, por vec ai te terhoqi ne gjarperimet e tij te veta.Nje prift duhet te jete i perulur para vuajtjes, njerzore, por duhet te jete dhe trim i madh, me fjalen e zotit, per ti mbrojtur ata, nga sundues, qe mendojne vec per te mbajtur pa fund fronin e vet, me cdo forme te mbrapesht propagande dhe beme te tyre, duke e cuar ne te semes te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi.

    Përgjigjjuni
    1. ΑΩ

      LAVDI ORTHODHOKSEVE ,QE TRASHEGOJNE BESIMIN KRISTJAN 2000 VJET ,,,DHE KULTUREN GREKO BIZANTINE MBI 1000 VJET ME KISHAT DHE MONASTIRET ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje