Apostrof, Episodi 15/ Arti që nuk kërkon përgjigje

27 Prill 2025, 16:50Kulturë TEMA
Apostrof, Episodi 15/ Arti që nuk kërkon përgjigje

Në episodin e 15-të të Apostrof Podcast, bashkë me dy artistët e rinj Dea Shubleka dhe Jasona Noni, eksplorojmë idenë e perceptimit, gabimit dhe asaj që na rrëshqet nga duart në përditshmëri.

Duke marrë shkas nga ekspozita e tyre "Rrëshqitje" në Qendrën e Artit Agimi, flasim për: Mundësinë (ose pamundësinë) për t'i besuar plotësisht mënyrës si e shohim botën. Artin si bisedë me pjesët më të errëta dhe të brishta të vetes. Rrëshqitjen mes realitetit dhe iluzionit. Gabimin si pjesë të natyrshme të kërkimit për veten.

Në një kohë kur gjithçka është e shpejtë, e përtypur dhe e përpunuar për konsum të menjëhershëm, kjo bisedë është një ftesë për të parë më thellë. Për të kuptuar jo vetëm atë që duket, por edhe atë që rrëshqet përmes syve tanë pa u ndalur.