Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

17 Nëntor 2025, 09:16Kulturë TEMA
Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar

Studiuesi Auron Tare, thotë se gjetja artistike e fortografes Kombo ka gjeneruar një debat interesant, dhe se nuk është provokim lidhur me ligjin për barazinë gjinore, pavarësisht zërave që e shohin si të tillë.

Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm thotë studiuesi, megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur.

“Dielli i Ditës Tjetër” midis debatit kulturor dhe ndjeshmërisë publike”

Për aq sa vlen mendimi im modest për këtë çështje, do të thoja se, para së gjithash, gjetja artistike e fotografes Kambo ka arritur të gjenerojë debat mjaft interesant. Kjo, në vetvete, është e rëndësishme për një komunitet që ka ndjeshmëri ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Personalisht, nuk mendoj se imazhi i Mozaikut ka lidhje, apo ka dashur të krijojë ndonjë “provokim” të qëllimshëm në lidhje me ligjin e debatueshëm që kaloi së fundmi në parlament. Megjithatë, fakti që ka pasur një debat të zjarrtë mbi këtë mundësi në rrjetet sociale tregon se ideja artistike e ka arritur qëllimin: ka nxitur reflektim dhe diskutim publik.

Por këtu dua të shtjelloj pak më tej idenë time. Në çdo shoqëri ekzistojnë simbole, figura dhe vlera që respektohen, mbrohen dhe identifikohen si përfaqësuese të kulturës dhe historisë së saj. Këto simbole krijojnë një ndjeshmëri të veçantë kolektive, dhe për këtë arsye përdorimi i tyre kërkon përgjegjësi.

Mesazhi i rëndësishëm për luftën kundër kancerit të gjirit është i vlefshëm; megjithatë, përdorimi i një imazhi të identifikueshëm kulturor apo historik për ta përcjellë këtë mesazh mund të mos jetë qasja e duhur. Kjo është arsyeja pse kemi institucione kulturore që duhet të krijojnë një balancë ndërsjellë mes lirisë artistike dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë.

Fakti që një pjesë e publikut e ka perceptuar këtë instalacion si provokim tregon pikërisht nivelin e lartë të ndjeshmërisë ndaj simbolikës kulturore të përdorur.

Nga ana artistike, imazhi i vendosur mbi “Nënën Shqipëri”, ku paraqitet një grua që i ka mbijetuar sëmundjes dhe buzëqesh jetës, është padyshim interesant dhe i fuqishëm. Por lind një pyetje legjitime: nëse një artiste tjetër, po aq e talentuar, do të dëshironte të tërhiqte vëmendjen për shembull tek burrat që vuajnë nga kanceri i prostatës, dhe për këtë zgjidhte të përdorte figurën e Skënderbeut mbi kalë, çfarë do të thoshte Ministria jonë e Kulturës që ka mbështetur dhe financuar kete Projekt?”-shkruan Auron Tare.

A.K./TemA

 

3 Komente

  1. E
    E VERTETA

    Nuk e kuptoj kush duhet te sensibilizoje ke ne kete histori te trishte.Nderkohe qe shteti i ka te gjithe mekanizmat e nevojshem per te kontrolluar ushqimet qe hame dhe qe vijne dhe nga importi,jemi ne meshiren e fatit dhe te denuar te konsumojme ushqime te helmuar , kryesisht nga Serbia dhe kjo dihet pse, nuk don shume mend.Megjithate per BREKUSHEN CIPEPLASUR eshte me kollaj te beje SHOW MEDIATIK si shpenzimet per Satelitet ndersa ndertimet pa leje kane vijuar dhe vijojne.E vetma gje qe i intereson Brekushes eshte show nga mengjesi ne darke dhe jo funksionimi i hallka te shtetit, mjafton te shohesh parlamentin dhe kukullat qe perfaqsojne shqiptaret aty.Une te dija te zgjuar o Auron ,apo edhe ti do hash tasin me supe si te tjeret.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Do te duhej ky denoncim dhe ky debat, qe mileti te merrte vesh pe modifikimin e mozaikut dhe mesazhi qe ai percjell.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paqesor Kajmaku

        Po te ishte mozaiku ne fasaden e Onkologjokut, jemi dakord, por ne te vetmin mozaik gjigand ne qendren e qendres se kombit ku lartesohet vetem mbijetesa historike e epike e tij, jemi te gjithe kundra. Po pse ketu kane arritur problemet dhe çeshtjet e panumerta te dalin ne mexhilis, mbasi po I sorrollatim pa fund ne çdo pellembe vend te Shqiperise!?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje