Begaj: Gjuha shqipe duhet mbrojtur

16 Nëntor 2025, 08:30Kulturë TEMA
Begaj: Gjuha shqipe duhet mbrojtur

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe, si një prej artefakteve më të çmuara shpirtërore që kemi

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.

Presidenti vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.

Kreu i shtetit theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.

Po ashtu, Begaj u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip, si një prej hapave të parë drejt një gjuhe shqipe të unifikuar.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.

“Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.

“Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në mbyllje, Begaj  falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës. A.K./TemA

13 Komente

  1. 0
    007

    Urra , Urra doli dhe Baromi President , po ketij te mjerit i mbahet goja , ky derdimen 10 here ka vizituar Arbereshet e Italise. Barom mos e vra mendjen futja gjumit dhe interesohu per parukieren e Gruas tende. Barom mos e rruaj fare se dhe Presidentet para teje prerja jote ishin ne mos me keq.!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haram votat e emigracionit per Ramen mashtrues

      Ky lloj Presidenti duhet te kete turp te flase per gjuhen, kulturen, artin e kinemane shqiptare aq te bukur e te vyer. Ky President dhe KM Rama duhet te skuqen para popullit, sidomos gjysmes se tij ne emigracion, qe nuk bejne asnje perpjekje per te mundesuar sinjalin e RTSh-se ne internet per emigrandet.

      Përgjigjjuni
    2. 0
      007

      Urra , Urra doli dhe Baromi President , po ketij te mjerit i mbahet goja , ky derdimen 10 here ka vizituar Arbereshet e Italise. Barom mos e vra mendjen futja gjumit dhe interesohu per parukieren e Gruas tende. Barom mos e rruaj fare se dhe Presidentet para teje prerja jote ishin ne mos me keq.!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Profesori

        Nëse këtë frazë presidenciale, sipas së cilës “gjuha shqipe është shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, do ta merrnim jo si klishe festive, por si pohim që synon të thotë një “të vërtetë”, atëherë unë nuk mund ta vlerësoj ndryshe veçse si joshkencor, madje antishkencor, sepse ajo e redukton kombin në një qenie mistiko-biologjike, me “shpirt” metafizik dhe “asht” trupor, duke përjashtuar krejt faktin elementar se kombi nuk është kockë e shpirt, por konstrukt historik, politik, kulturor, i ndërtuar përmes institucioneve, mediave, ekonomisë, shkollimit, dhe jo përmes ndonjë esence të tejdukshme etnike. Gjuha, në studimet moderne, nuk është “shpirti” i askujt, por mjet komunikimi e simbolizimi, instrument për krijimin e përkatësisë, një faktor mes të tjerëve – as mishërim mistik i kombit, as “relike” e paprekshme! Po ta marrësh serozisht metaforën, del se kush vë në dyshim politikën gjuhësore, standardin, reformën drejtshkrimore apo hapjen ndaj shumëgjuhësisë, paska guxuar të prekë “shpirtin dhe ashtin e kombit”, pra bën herezi kombëtare! Këtu nis antishkencorja: një figurë poetike e kornizuar si “domethënie e thellë” në gojën e kreut të shtetit shndërrohet në imunitet ideologjik kundër çdo pyetjeje kritike, e shenjtëron gjuhën dhe alfabetin në vend që t’i trajtojë si produkte historike, të vendosura nga kuvende njerëzish në rrethana konkrete. Nëse e marrim seriozisht logjikën e tij, Kongresi i Manastirit, duke caktuar një alfabet, paska bërë transplant të “shpirtit të kombit”. E njëjta gjë rrjedh të thuhet edhe për Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972: meqë gjuha është “shpirti dhe ashti i kombit”, atëherë çdo reformë ortografike, çdo standardizim, çdo rregullim normativ paska ndryshuar jo thjesht mjetin e të shkruarit, por vetë shpirtin dhe skeletin e kombit! Dhe kështu na del se para Manastirit kishim një shpirt, pas Manastirit një shpirt tjetër, pas vitit 1972 një shpirt edhe më të ri; jemi një komb që ndërroka “shpirt” sa herë ndryshon alfabetin apo drejtshkrimin! Paradoksi është se një frazë e tillë, e paraqitur si poezi patriotike nga foltorja zyrtare, përfundon në një shprehje alogjike: ose gjuha nuk është kurrsesi “shpirti dhe ashti i kombit”, ose kombi shqiptar, sipas këtij vizioni, është një trup në sallën e operacionit, të cilit kuvendet e alfabetit i bëjnë herë pas here transplant shpirtëror e ortopedik.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mē mir monarki

          Dokushdo po bēhet President Republike. Dje kishte njē protest pēr mos dekretimin e barazis gjinore, i futi agjentēt agjentēt e sigurimit qē tē mos protestonin para pallatit tē brigadave nga sheshi Skenderbej. Njerzit largohen nga vēndi, çmimet kanē dalē jasht kontrollit tē shtetit, vēndi po shkon drejt luftēs civile., ndērsa Bajrami shētit shtet mē shtet dhe flet nga foltorja OKB si gjithçka tē shkonte mir.Nē mes tē Brukselit u var qytetari ynē, ndērsa Begaj ka sy dhe faqe tē takohet me Trump.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të lumtë president

            Ka folur shumë bukur. Gjuha është ajo që i dallon shqiptarët nga kombet e tjera. Dhe jo feja. Prandaj gjuha shqipe duhet ruajtur dhe kultivuar. Pas Kongresit të Manastirit (1908) ngjau edhe Kongresi i Drejtshkrimit (1972).Të dyja këto janë toteme që nuk duhen prekur. Boll kemi shkatërruar ekonominë, industrinë, mbrojtjen, shkencën dhe kulturën, institucionet e vendit etj etj. Të ruajmë te paktën të pastër gjuhën. Gjuha, flamuri kuq e zi dhe Skënderbeu janë simbolet që bashkojnë kombin shqiptar sa në Ballkan aq edhe në diasporë. Bravo Begaj.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergj Fishta I riu

              Zoti President e thua dhe ti nje fjale pasi ne zyren tuaj keni gabimin me te madh te shkrimit te shqipes. Posht portretit te kryeheroit shqipetar e pranoni te shkruar SKENDERBEU. Ai e ka ISCANDEBEG ose Gjergj Kastrioti SCANDERBEG. Jane probleme te dyta pastaj, trillimet se gjoja ka qene marre peng dhe shkolluar ne Turqi. Ju lutem beni hapin e pare, rregulloni emrin e tij. Nuk ka asnje dokument Skenderbeu kurse ISCANDERBEG e SCANDERBEG Gjergj Kastrioti gjithata shkrime. Pasi te rregullosh emrin e tij ne Zyren tende, urdhero dhe Edi Ramen te bej te njejten gje. Pastaj ardhja e deshifrimit ISCANDERBEG, LOGO e cila asht zgjedhur nga vet ai, ku thote se jam shqiptar dhe se per çfare kam luftuar do te te lere te shokuar ty dhe akademin e shkencave qe pergjumen ende ne perrallat e thurura me takt nga populli shqiptar, per te perligjur gabimin e tyre se perfunduan mysliman pa kurrefar shterngimi.(!) njelloi si gabimi qe bejne delet, kur njeren nder ta e shqyen ujku.

              Përgjigjjuni
              1. b
                bastard anadoll

                Si rama dhe ky dylber i tij, e ngaterrojne shqipen me tyrqishten.Por megjithate, kur u duhet, te dy keta dylbera te sulltanit, e flasin me mire shqipen, se birazerat kosovare,qe e lozin me mire tirqishten, brenda dhe jashte tyre.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vrer dhe helm

                  veçse vrer dhe helm në komentin tënd. Qënke vërtet bastard!

                  Përgjigjjuni
                2. j
                  just do it

                  Kjo eshte kerkuar shumhere nga shum gjuhetare, eshte premtuar disa here nga disa pushtetare, por shteti nuk ka mare ndonje hap konkret per mbrojtjen e gjuhes shqipe, ashtu siq veprohet ne shtetet normale. Nje urti thot: Ku ka vullnet, ka edhe rrugedalje. Ndryshimi le te filloj me ty.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Birishi

                    Gjuha Shqipe e bukur vertet qe duhet brojtur , une them qe TV nuk duhet te ftojne Kosovare se gjuhen na i kane shemtuar fare , te vjen ndot kur degjon keta kosovare me gjuhen tone , dhe duheto te mesojne gramatiken e gjuhes Shqipe ose te flasin ate te tyren ,

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      132

                      "Gjuha shqipe duhet mbrojtur", deklaron Presidenti i Shqiperise. Kur lexova titullin e ketij shkrimi, mendova se ky palo President po flet per shqiptaret e Sanxhakut peshterit, te leskovcit, te Kotorit ne Mal te Zi, per shqiptaret ne Greqi..etj. U habita kur lexova shkrimin dhe mora vesh se palo Presidenti e ka fjalen per Gjirokastren. U dashka nje palo president te ftoj gjirokastritet te mbrojne gjuhen shqipe. E shini ku kemi arritur nga bandat sllavoaziatike grekqire? Palo presidenti, mut muti, qe ftonte bangladeshet te punojne e prosperojne ne Shqiperi. Joshqiptari i Surreli po deshqiptarizon Shqiperine, hap pas hapi..softly!

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        132

                        "Gjuha shqipe duhet mbrojtur", deklaron Presidenti i Shqiperise. Kur lexova titullin e ketij shkrimi, mendova se ky palo President po flet per shqiptaret e Sanxhakut peshterit, te leskovcit, te Kotorit ne Mal te Zi, per shqiptaret ne Greqi..etj. U habita kur lexova shkrimin dhe mora vesh se palo Presidenti e ka fjalen per Gjirokastren. U dashka nje palo president te ftoj gjirokastritet te mbrojne gjuhen shqipe. E shini ku kemi arritur nga bandat sllavoaziatike grekqire? Palo presidenti, mut muti, qe ftonte bangladeshet te punojne e prosperojne ne Shqiperi. Joshqiptari i Surreli po deshqiptarizon Shqiperine, hap pas hapi..softly!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje