VIDEO/ Nga disiplina socialiste te vetëdisiplinimi neoliberal – si ka ndryshuar kontrolli mbi trupin në Shqipëri?

16 Nëntor 2025, 15:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Nga disiplina socialiste te vetëdisiplinimi neoliberal – si ka

Trupi shqiptar ka jetuar në dy regjime kontrolluese krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Gjatë komunizmit, trupi stërvitej për qenë asketik, i disiplinuar për punë dhe luftë, modest dhe uniform – në thelb, një trup që duhej të ishte pjeë e identitetit kolektiv. Ai duhej të mos binte në sy, të ishte i bindur dhe të mbartte projektin moral të shtetit.

Në dallim, trupi modern shfaqet më performative. Ai duhet të jetë sa më i kuruar dhe një tregues constant i suksesit që matet nëpërmjet dukjes, estetikës dhe vetëmanaxhimit. Ndonëse ideologjitë kanë ndryshuar, trysnia mbi trupin duket se mbetet e njëjtë. Nevojitet që ai të vazhdojë t’i shërbejë një narrative më të gjerë, e cila e tejkalon individin.

Antropologu Olsi Lelaj, autor i “Mish dhe Kocka”, shpjegon në Apostrof Podcast se si kalimi nga disiplina socialiste te vetëdisiplinimi neoliberal nuk e çliroi trupin, por transformoi mekanizmat që vazhdojnë ta formësojnë atë.

Përmes katër linjave studimore që variojnë nga tatuazhet tradicionale, tek ato të kryera gjatë komunizmit; nga klasifikimet racore te historia e antropologjisë fizike në Shqipëri, Lelaj në librin e tij gjurmon mënyrën se si shoqëria shqiptare ka shenjuar kuptimin mbi trupin në epoka të ndryshme. Liri “Mish dhe Kocka” tregon se si trupat kthehen në bartës të historisë, ideologjisë dhe identitetit, por edhe mënyrat se si ata disiplinohen, idealizohen dhe kategorizohen, e madje ndonjëherë edhe shfrytëzohen si armë politike.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Trupi nuk është kurrë neutral: pushteti, identiteti dhe ‘politikat e mishit’ | Olsi Lelaj | Apostrof #44