Mbrëmjen e kësaj të diele, më 7 shtator, qielli ofroi një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, e njohur edhe si “Hëna e përgjakur”. Faza e tij totale zgjati 82 minuta, kur Hëna të kthehet në të kuqe të thellë nën hijen e Tokës. Në Tiranë, Hëna lindi rreth orës 19:30, tashmë në eklips të plotë. Kulmi erdhi menjëherë pas orës 20:10 dhe hija u zbeh ngadalë deri rreth orës 23:00, kur Hëna do të shkëlqejë përsëri.
Çfarë e bën "Hënën e përgjakur" kaq të mrekullueshme?
Gjatë një eklipsi total hënor, Toka lëviz drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës, duke lëshuar hijen e saj mbi sipërfaqen hënore. Në vend që të zhduket, Hëna shkëlqen me të kuqe të thellë, duke i dhënë asaj pamjen ikonike të "Hënës së Përgjakshme". Kjo ngjyrë është një fenomen natyror, i shkaktuar nga rrezet e diellit që kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar gjatësitë vale më të shkurtra blu dhe duke lejuar që drita e kuqe dhe portokalli të arrijë Hënën.
"Shkodër, eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës"- shkruan kryetari Beci.
Këtë fenomen eklipsi si e shpjegon kandidati I vetëshpallur për president i ardhshëm, konspiracionisti i budallëqeve Alfred Cako? Se ai thotë që toka është e sheshtë dhe dielli dhe hëna janë thjesht dy "tip ndriçues si llampa" të vendosur në firmament, dhe toka nuk rrotullohet rreth diellit por dielli rreth tokës. Pyetja që lind është: A ka akoma budallenj në Shqipëri që besojnë broçkullat e Cakos? A duhet të jesh broçkullaxhi që të gjesh një vend pune në media e sidomos në TV? A është TV në kohët e sotme një dritare progranesh thjesht sa për klikime dhe për qëllime fitimi, pra që nuk ka mision lajmin e vërtetë?
Ky eklips eshte pare vetem ne Shkoder, te tjeret kane pare Noc rrokun.
Sa qejf. Kryeari I bashkesise na lexon hënën e përgjakun. Kuptimplote, sidomos tesh qi i kena zgjidh tanë punët ai qytet.