Beci: Urime ditëlindjen e 70-të aktorit dhe regjisorit Bruno Shllaku

3 Shkurt 2026, 16:11Kulturë TEMA
Beci: Urime ditëlindjen e 70-të aktorit dhe regjisorit Bruno Shllaku

"Urime ditëlindjen e 70-të aktorit dhe regjisorit Bruno Shllaku, një emër i rëndësishëm i teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Një jetë e tërë e vënë në shërbim të artit, me role dhe vepra që kanë lënë gjurmë jo vetëm në skenën e Teatrit “Migjeni”, por edhe në ekran, duke pasuruar kujtesën kulturore të publikut ndër breza.

Ky përvjetorë u festua në Teatrin “Migjeni”, mes miqve dhe kolegëve.

Faleminderit për kontributin e çmuar në artin skenik dhe atë filmik. Të uroj shëndet, frymëzim dhe energji krijuese për shumë vite të tjera." - shkruan Beci në fb.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje