9 vjet më parë, më 3 shkurt 2017, u shua shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli, në moshën 85-vjeçare.
Krijimtaria letrare që la pas përfshin një larmi gjinish, si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash.
Për vite me radhë, drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ushtroi profesionin e gazetarit në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për disa legjislatura, shërbeu si deputet.
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas.
Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në këto tone, ka shkruar romanin “Komisari Memo” (1969), si edhe një sërë vjershash dhe poemash, në të cilat pasqyrohet fryma heroike e periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare.
Mes krijimeve të tij satirike, romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) veçohet për një kontribut letrar të pamohueshëm.
Krahas këtyre angazhimeve, pena e tij arriti të depërtonte në “terrenin” e tingujve, pasi ishte edhe tekstshkrues këngësh. Mes titujve më të njohur përmendim: “Kush më njeh mua”, prezantuar në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, si edhe “Kur të jesh mërzitur shumë”. A.K./TemA
Asgjë përveç fjalës.________ Nuk kam asgjë pärveç fjalës, Dhe ndofta s'më duhet asgjë, Asgjë nuk i duhet dhe valës, I duhet pak shkumë e pak zë._______ Me shkumën nga bregu të duket, Me zërin të ndjehet në breg, Ndaj mua veç fjala më duhet, Të tjerat në dreq!
Fjala e vales, apo thene shqip dallges, eshte veq llomotitje.
Dallga nuk eshte shqip,por turqisht,,,vala po.
Pikerisht per ta kujtuar kete e kam shkruar ashtu.
I madhi Dritëro. Sa më shumë te hanë këta pa te keq e me te keq, aq më shumë rritet figura jote GJIGAND. Këta injorantet duan ate :NË VENDIN TIM NË VËNDIN TËND, E HAPIM LAKRËN I VEMË MËND, dmth Sali kërmën. Ptu, zagar pa din e pa iman që do te ironizosh te madhin Dritero.
EPITAF PËR VETEN TIME – VARIANT Përjetësisht këtu fle Dritëroi Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë. Të mira bëri pak gjersa jetoi, Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.
Dritëro Agolli asht prej atyne krijuesve që s’i binden kalendarit biologjik. Datat ndërrohen, përvjetorët rreshtohen, por fjala e tij s’plaket — rri zgjuet si ndërgjegje, herë pasqyrë ku s’na pëlqen me u pa, herë thumb i vogël që s’të len me u rehatu. Te Dritëroi s’ka grim letrar, as kostume solemne për festa zyrtare; ka fjalë të zhveshta, që s’ta përkëdhelin egon, por ta kërkojnë guximin dhe dinjitetin ballë për ballë. Prandaj ai mund të thoshte krejt qetë: “Asgjë s’është ma e bukur se njeriu, kur asht njeri.” Dhe me kaq, i mbylli krejt fjalorët e hipokrizisë. Jo çdo shkrimtar del para kohës me ballin nalt; shumica mundohen me ia hedhë kohës, ose me u fshehë mbrapa saj. Dritëroi s’i bani as njanën, as tjetrën. Ai dinte me u ba i butë si varg dashnie, por edhe i pamëshirshëm si satirë që s’të kursen. Poet që t’afron me fjalë të ngrohta, ironist që t’zbret në tokë pa t’pyetë. Me buzëqeshje të lehtë, por me teh të mprehtë, ia preu maskat hipokrizisë dhe na e kujtoi se fjala s’asht dekor për podiume, por barrë që s’mbartet lehtë. Respekt i pafund për Dritëro Agollin, që sot jeton ma fort se shumë të gjallë që flasin shumë e thonë pak. Dhe mirënjohje për publicistin Skënder Karaçica për këtë rikujtim me peshë, sepse kujtesa kulturore s’asht ritual përvjetorësh, por mënyrë me mos u shtirë se s’po e dëgjojmë ende zânin që na flet.