"Vojo Kushi 1969" - nga Sali Shijaku. Piktura gjendet te Galeria e Arteve në Tiranë dhe përshkruan partizanin e guximshëm duke hedhur një granatë dore mbi tankun fashist
Një ndër pikturat më të vlerësuara të piktorit Sali Shijaku është ajo që i dedikohet heroit Vojo Kushi, e cila është nderuar me shumë çmime.
Kur filloi ngjarja ishte data 7 tetor 1942 dhe gjithçka u zhvillua brenda kalldrëmëve të një shtëpie, në Tiranë. Kanë hyrë tre heronjtë në këtë moment dhe e ëma e Sali Shijakut iu ka hapur derën dhe iu tha se janë të rrethuar. Që në mëngjes milicët kishin bërë rrethimin dhe prisnin të ndërhynin. Ajo i ka orientuar që të dilnin nga një portë e pasme, ku ata kishin depozituar edhe armët. Për të çarë rrethimin Vojo Kushi merr një granatë dore, ngjitet mbi tankun e armikut, dhe ndonëse vritet më pas, veprimi i tij heroik, që simbolizon qëndresën e popullit shqiptar për liri, u shndërrua në frymëzim për të fituar luftën ndaj pushtuesve.
Ndërkohë, Sali Shijaku ka qenë në dritare nga ku edhe ka parë të gjithë historinë, dhe mesa duket aty ka filluar të ideojë momentin legjendar duke hedhur skicat e para.
Është portretizuar momenti i ngjarjes me anë të kësaj pikture. Vojo Kushi është shpallur hero pas portretizimit nga Sali Shijaku sepse fillimisht ishte i tillë vëtëm në këngët e Tiranës.
Piktura kur u shfaq për herë të parë para publikut ka kaluar në shumë vështirësi, madje para komisionit të vlerësimit ka qenë edhe vetë Sali Shijaku që doli kundër veprës së tij.
Piktura dhe tabloja prej 4 metrash gati e lartë, 2 e ca e gjerë ishte fillimisht e pikturuar në Okra dhe e mbledhur për një festë të ushtrisë, ku do të çelej ekspozita. Komisoni i vlerësimit ishte mbledhur që të vlerësonte veprat e artistëve se cila nga veprat do të ishte më e mira që do të vendosej dhe do të ekspozohej. Dikush thoshte që duhet ta heqim pikturën e Sali Shijakut sepse nuk përshtatej, dikush thoshte që heroi ishte pikturuar pa këpucë. Në atë moment hidhet me votë dhe fillojnë që të ngrenë duart ata që ishin kundër dhe nga votuesit që ngrenë dorën ishte edhe profesori Sali Shijaku. Në një rast unik votoi kundra veprës së vet.
Ishte kritik ndaj veprës së tij sepse ishte artist i vërtetë. Sepse, te vetja ai shihte gjithmonë vend për përmirësim. Kur e merrte një punë në dorë duhet që atë punë ta dorëzojë në atë nivel që dëshironte. Ai nuk e firmosi pa e mbaruar pikturën kështu iu desh sërish kohë për kompletimin e saj. Dhe në një aktivitet tjetër ku piktura ishte ajo që është sot, historia e rrallë e saj përfshiu thuajse të gjithë diskutimet.
Për punën dhe veprën e piktorit Sali Shijaku kanë folur shumë herë edhe miqtë e tij piktorë, apo personalitete të ndryshme që e kanë vlerësuar punën e tij artisitike. Orgesti, djali i Piktorit të Popullit’ Sali Shijaku, ka treguar detajet e idesë dhe historisë së pikturës së famshme që përjetësoi Vojo Kushin, në momentin legjendar të hedhjes mbi tank.
Të tre fëmijët e piktorit Sali Shijaku kanë ndjekur hapat e tij dhe kanë trashëguar nga piktori i shquar dashurinë për artin dhe pikturën. /mapo/
Kryeveper!
Ne rrethsnat historike te qendreses heroike ne "Kodren e Kuqe" qe Sali Shijaku i paska perjetuar vete kjo pikture merr vlere monumentale. Mirenjohje per krijimtarine qe mjeshtri S.Shijaku i la vendit tone.