Dëshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër. Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigande:
Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të
Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…” – Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”
Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë “Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI ”– 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA
“ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa
Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas ”KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES” NGA DR. ETLEVA LALA
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
– Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë – pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s’ mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve.
Kjo u – realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’ atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.
Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.
Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë
krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit…../ albemigrant/
Ky shkrim e ky lajm "bombastik" a kane nje autor?
Ky lajm futet ne budallalliqet me te medha te shkruara.
Futja pordhes se kjo hale medie I ha te tera. Dokumenti I pare shqip njihet Meshari I vitit 1555, kurse shkolla ne gjuhen shqipe qenka hapur me 1265. Na ngrenci mune!
Dokumenti i pare ne gjuhen shqipe eshte Formula e Pagezimit (1462) Meshari eshte libri i pare i botuar ne shqip.
HAHAHAh nuk e pranon ti vitin 1258?!?!? hahaha, mjeran. Haje mu..in ti o shkemb shyt, o i pa gdhë, o injorant, o muzhik i pa shkolle. Ka shkolle e botime Shqip edhe me heret se viti 1258, o barbar qe paske msue shqip tani.
HAHA ,,DERI NE VITIN 1954 MESHA NE KISHAT KATOLIKE BEHEJ NE LATINISHT,,,,MEDRESET E MYSLYMANVE SUNIT DHE SHIIT CA MESONIN ,,SE JEMI 80 % ,,,ALLAH EKBER AMIN ,,,,ORTHODHOKSET 1700 VJET NE GREQISHT ,DERI NE VITIN 1945 ,,KRISTOS ANESTI ,KIRJE LEJSON ,,
Fantashkenc ! Shqiperia ka qen nje vend feudal, ku mbizoteronte injoranca. Duhej clirimi i vendit qe sistemi komunist (Shaheni sa te doni komunizmin) ta vinte ne plan te pare hapjen dhe shtrirjen e shkollave ne te gjithe territorin e vendit dhe kjo u realizua jo pa sakrifica. Sistemi obskurantist i se kaluares, nuk mund te pranonte qe njerezit te ndricoheshin me driten e dijes dhe si te tille ata me te gjitha mjetet u munduan ta ndalonin ate. Jane nje numer jo i vogel mesuesish te cilet u ben pre plumbave te tyre. Alfabeti i shqipes, ai i cili ne perdorim sot u krijua ne nendor te 1908-es dhe ju na flisni per shkolla shqip ne mesjete !? Mos autori ne kete artikull kerkon te na thote qe ne trvat shqiptare flitej shqip qe ne mesjete !?
Ndjesija atdhetare d.m.th. pika në të cilën bashkohen ndiesinat e gjith nji populli, s’mund të formohet veç se me nji shkollë, krejt të lirë prej çfar do dogme, qi nuk asht shkencore, pre çfa do turbullimi shpirnuer, prej çfar do mbrapshtisë, qi në nji mëndyrë a në tjetër mudohet të zaptojnë shpirtin…..Sa per dije, na jena kundra tyne, sepse ata dije skanë, dija e tyne nuk sjellet mbi parime, por mbi interes. Dija e tyne asht petku, me të cilën plotsojnë padijen e vet! Ata na e diftojnë dijen e vet, kurë tue marë napër kambë shkrimtarët fetarë e afetarë, masuje e theolog, bajnë polemika me të vërtetë qesharake, vetëm me puntorët e padijshëm, tue I ik të ndeshunit me njerëz, qi jetën e vet e kanë kushtue msimeve dhe dijes……Si mundena të besojmë në dijet e tyne të historis e sidomos të besimit, kurr sjanë të zot me u spiegue xasve të vet as ku filloi e as pse e ku trumfoj krishtnimi…. n’ emën të së cilit për 700 vjet e gëzuene e po e gëzojnë përgjithësisht Shkodrën …. Qëllimi ynë, përkundra, asht thjesht njerzuer e patriotik: njerzuer, sepse asht edukativ, patriotik, sepse përpiqet për bashkimin kombëtar. Qëllimi i ynë është patriotik sepse kërkon të ndahet kombësija prej besimit, tue e shpëtue të parën nga të kapërditunit e të dytit. Lehtësisht tue e shpëtue të parin nga të kapërditunit e të dytit. Lehtësisht me të vërtetë, mundena të kuptojmë ç’ka do të ndodhte prej Shqypnijet po t’ë përziheshin edhe ortodoksët e myslimanët kombësinë me fenë, sikurse fretnit e priftnit t’onë i mësojnë besimtarët e vet. Do të kishim në ket rastije, jo nji por 3 Shqypnija të vocra, tre shtete, tri kombe. Qëllimi ynë ashtë edukativ dhe njerzuer sepse do t’j’ a nxirrte djelmëninë prej dore atyne që dhe pa pasë arsyena patriotike për msime të kryeme përgjysëm a se të bame vetëm në nji degë të vetme ( e cila s’ka gja me ba me dije e dituni) smundet të jenë edukator e msues të mirë e të cilët me çdo mëndyrë, kërkojnë e do të kërkojnë të mbajnë popullin e djelmëninë në terri të plotë me msimet e vorfuna të veta. Gazeta “Republika” Shkodër, datë 7 Fruer 1924 titullin “Shkollat e shtetit” Mirash Ivanaji
Me cfare alfabeti shkruhej ajo gjuhe kur e dime zyrtarisht qe alfabeti qe perdorim sot daton qe nga viti 1908.....aty ishin edhe katoliket e ortodokset te pranishem sikunder edhe muslimanet, po qe se do te ishte shkruar me pare kjo gjuhe perse u luftua kaq shume nder vedi per llojin e alfabetit? Si quhej ajo gjuhe atehere? Ne e dime qe termi shqip e shqiptar eshte shpikur shume vone.....