Bilbla hebraike më e vjetër në botë në ankand për 50 milionë dollarë

15 Shkurt 2023, 21:20Kulturë TEMA

Bilbla hebraike më e vjetër në botë në ankand për

Një Bibël hebraike më shumë se 1000 vjet e vjetër dhe e përshkruar si “një nga tekstet më të rëndësishme dhe më të veçanta në historinë njerëzore” do të shfaqet në fund të këtij muaji, përpara se të dalë në ankand

Codex Sassoon, që daton nga fundi i 9-të deri në fillimin e 10-të, besohet të jetë Bibla më e hershme dhe më e plotë hebraike.

Ajo do të shfaqet në Sotheby’s në Londër nga 22-28 shkurt, e ndjekur nga një turne ekspozite në Izrael dhe SHBA. Ajo do të dalë në ankand në Nju Jork në maj, ku pritet të shitet nga 30 deri në 50 milionë dollarë.

Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby’s për Judaica, libra dhe dorëshkrime, i tha CNN të mërkurën se “ky është dokumenti më i rëndësishëm që do të dalë në ankand ndonjëherë”.

Bibla hebraike është themeli i tre besimeve abrahamike: Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit.

Studiuesit kanë qenë prej kohësh në dijeni të kodikut të emërtuar sipas koleksionistit të njohur judaik David Sassoon (1880-1942), por ai ka mbetur kryesisht jashtë opinionit publik, tha Sotheby’s në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

1 Komente

  1. j
    jon

    Ekziston nje shprehje e perafert se “ s’ekziston ndotje e mjedisit por ndotje e fjaleve’’. Kejo luhet zakonisht ne shtyp ku shume ankohen se cfare thote tillulli dhe cfare shkruhet jane gjera te ndryshme. Izraeli ishte i perbere nga 12 fise dhe fisi me i madh ishte Juda. Cifutet ishin nje pjese e vogel midis Judes dhe Benjaminit. Pse shume vende ish komuniste perdorin fjalen Hebrenj ne vend te fjales se paster qe eshte Cifut kuptohet. Fjala cifut jep kuptimin origjinal te kesaj rrace sic e kane pasur per shekuj evropianet dhe orientalet si ne. Vete cifutet e pranojne qe jane cifute. Shiko Wiki dhe per David Sassoon shkruhet qe eshte Jew= Cifut. Nga e gjeti shqipja Judean apo Hebre per Sassoon? Por perseri shprehja e mesiperme " Bible Hebraike" eshte e sakte por ka shume pak lidhje historike me cifutet, spse cifutete jane nje pjese e vogel e Izraelit. Pra kthehem tek fillimi, loje fjalesh por me pasoja shume negative ku disa mendojne cifutet kane rrenje te lashta. BS

    Lini një Përgjigje