Edmondi, një komedian shqiptar në SHBA, ka rrëfyer në emisionin Real People në Euroneës Albania rrugëtimin e tij në skenat amerikane.
Edmondi tha se në moshën 9-vjeçare ai u zhvendos së bashku me familjen në SHBA pasi fituan lotarinë amerikane.
Ai tha se rruga drejt komedisë nisi rastësisht teksa punonte si shitës biletash në një klub komedie në SHBA.
I riu tha se pasi bëri një kurs për koemdi iu dha shansi të fillonte në klubin ku shiste bileta më parë.
“Shqipen e di por nuk e di aq mirë sa di anglishten. Nuk e kam provuar të bëjë batuta në shqip, këtë vit qëllimi është të krijoj një komedi në shqip.
Në SHBA-shkova 9-vjeç, babai im fitoi lotarinë dhe ikëm. Kam kushërinj nga Pogradeci dhe Korça në Amerikë.
Pjesa e komedisë është e lindur. Fillova të shisja bileta në një klub komedie dhe aty marrin komedian çdo javë. Shisja bileta dhe shikoja komedinë dhe një nga menaxherët tha se do fillonte një kurs si të bëhesh komedian. Fillova kursin, në fillim më pëlqente shumë por nuk ishte aq kollaj. Komedianët që shihja unë kishin 20-vite në skenë.
Gjatë kursit isha shumë nervoz, zgjati 3 muaj. Pas kursit ai më lejoi të bëja një shfaqje 3 minuta. Në ato 3 minuta dy herë qeshën njerëzit. Në Amerikë duhet që çdo 15 sekonda duhet të bësh njerëzit për të qeshur në një stand-up komedy. Po nuk i bëre për t’i qeshur shikuesit nxjerrin telefonat dhe nuk të ndjekin. Për mua ishte sukses sepse qeshën, por vazhdova sërish kursin”, tha Edmondi.
E si mund te mos qeshnin amerikonet kur shikonin bazurret/surratin e ketij gyzeli....
Je I shkelqyer. Suksese Edmond!
Je I shkelqyer. Suksese Edmond!
Komedine stand up Amerikane e njoh mire se e ndjek. Ka konkurence te jashtzakonshme. Nuk behesh komedian me kurse. Bej kurse sa te duash. Duhet te te kete bekuar mema natyre. Duhet ti besh materialet vete se nuk ti shet njerri ose jau shesin komedianeve me emer se bejne me shume pare. Bebe REXHA u be kengetare e njohur ne muziken amerikane se i shkruan vete melodite dhe tekstet. E ka bekuar mema natyre. Nga komedianet shqiptare ne Amerike i paarritshem John Belushi. Johny kishte dhunti akrobatike dhe ishte dhe kengetar i ziti.
Po mbiemer ka Edmondi apo varja.
hahahahahahahhaa ate mendova dhe une ...
Mbiemrit i jepet rendesi me shume seç duhet ne katunin tone...Emri mjafton "laj-thaj"...mbiemrat kot ti permendim se behemi pastaj te dallueshem nga tufa...hahahah.
Suksesi të priftë o djalë i sinqert ...