Këngëtari shkatërron skenën e Sanremos gjatë performancës, publiku shpërthen në të shara

8 Shkurt 2023, 09:20Kulturë TEMA

Këngëtari shkatërron skenën e Sanremos gjatë

Me 'tensione' u zhvillua nata e parë e festivalit Sanremo. Këngëtari Blancos prezantoi këngën e tij të re L'isola delle rose, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe shkatërroi skenën.

Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër. Blancos shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij.

Publiku nisi ta shante dhe këngëtari u përpoq të justifikohej.

“Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun.

Amadeus tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit. Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e parë e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performuan 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, të cilit iu kushtua edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.

Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.

2 Komente

  1. B
    Bardha

    Ai nuk ashte festival,por nje karnival me njerze idiot te drguar te ardhur nga urat e qyteteve ,se kush i ka promovua keta flliqesira vetem ai qe e organizua mund te thote,nje turp per Italin si vendi i muzikes promovon majmun qe presin banane nga spektatoret

    1. e
      efektet anesore te droges

      Kengetareve siedhe Sportisteve i duhet ber Testi i Droges ,madje edhe gjithe Politikaneve te ksaj Bote sepse po shkkaterrojn Nierezimin ! Gjithe sukseset e RrokStarve te ksaj Bote i dedigohet Droges jo aftesive te tyre te verteta njelloj edhe me Politikanet e ksaj Bote

      Lini një Përgjigje