Niko dhe drita e tij

4 Shkurt 2023, 18:01Kulturë TEMA

Niko dhe drita e tij

Nga Monika Stafa

Nuk kalon shumë kohë dhe ne mësojmë se realiteti është shumë më ndryshe nga ajo cfarë kemi ditur. Por ajo që ka rëndësi është që askush të mos e zbulojë se në fund ajo që na udhëheq është mendja dhe jo zemra.

Shumë prej nesh mendojnë se ata që ndjekin emocionet e tyre nuk mund të gënjejnë. Por gabohen. Ja pse, kur doni të hiqeni si budalla ndaj një ndodhie, mendoni se duhet të bindni palën përballë se gjërat kanë ndodhur krejt rastësisht. Sepse ajo cfarë ata nuk dinë është pikërisht kjo; asgjë nuk ndodh rastësisht.

Por ka dhe nga ata që besojnë se vetëm zemra e di se çfarë duam në të vërtetë. Se ajo është busulla që mund të na cojë drejt lumturisë apo cfarë mendojmë ne se na bën të lumtur.

Por jo, mos e besoni! Kjo është vetëm një gënjeshtër.

Të dëgjosh zemrën mund të na nxisë të bëjmë gjëra të cmendura, por shpesh thuajse gjithmonë përfundon keq.

A i ndodhi dhe Nikolla Teslës kështu?

Tesla ishte një shkencëtar vizionar i cili zhvilloi parimet themelore të energjisë elektrike që përdor sot shumica e planetit duke i hapur udhë teknologjive të shumta që përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Një serbo-amerikan që emigroi në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1884, N. Tesla ishte posedues i rreth 300 patentave të njohura.

Ai është ndoshta shpikësi më i famshëm për të cilin nuk keni dëgjuar mjaftueshëm. Po aq edhe unë pas një libri të mirë me të njëjtin titull të shkrimtarit serbo- amerikan, Vladimir Pistalo.

Sot shumë nga komoditetet moderne që ne gëzojmë, janë pjesë e eksperimenteve të tij dhe të jetuara po vetë në trupin e tij.

Por nuk është vetëm energjia elektrike në të cilën punoi Tesla. Motorët, radiot, rrezet X, drita e neoni, ajo që sot quhet LED dhe teknologji të tjera përparuan prej mendjes së tij të jashtëzakonshme.

*

Kur nuk ka kishë, u këshillonte nëna bijve të saj, mund të lutesh nën ndonjë bredh ose nën bli. Nikolla lindi nga një nënë që kish fuqinë të krijonte botën ndërsa babai ta përshkruajë atë në libra.

Ishte një fëmijë i hipnotizuar prej natyrës. Ashtu sic trandej prej shkatërrimit. Tek natyra ishte gjithë forca e tij. Njerëzit përshkruajnë se ai dehej nga forca e saj, të cilën vetëm ai mund ta ndjente.

Nikolla vinte nga një fshat mes maleve në anën perëndimore të Kroacisë me emrin Smiljan. Dikur legjendat tregojnë për të se fshatarët aty ishin aq të gjatë sa mund të konsideroheshin si gjigandë të vërtetë. Natyra kishte mbetur gati primordiale, kurse aroma e ngricës ngjante me përshëndetjen e Zotit.

Në pranverë pemët ngjasonin me retë. Natën, si të ishin fantazma. Por dimrat asokohe do të ishin më të ftohtë se dimrat që do të vinin pas tyre. Dhe dimra të tillë, jo për cdokënd, ndizte fantazinë të shihje edhe përmes vrapit të banorëve gjurmë të shkëlqyeshme drite. Apo një topëz bore rënë nga ndonjë pemë që shpërthente shpesh në një shkëndijë rrezesh.

Ne jetojmë në një botë të iluminuar, i pat pëshpëritur së shoqes dhe të birit, Milutin Tesla.

Cfarë është ky iluminim, pyeti gruaja.

Të ndricohesh nga brenda, iu përgjigj ai.

Në këtë botë homerike nëna i këndonte Nikos për Predragun dhe Nenadin, personazhe që vinin nga folku serb. Ndërsa miqtë e babait i dukeshin si Menelau dhe Hektori. 

Nikollës nuk i pëlqente kur e thërrisnin Niko sepse kjo do të thotë ‘askush’ - ai që nuk ekziston. Ai I besonte se kush mendon ekziston. Pra dhe unë ekzistoj, thoshte ai.

Atëherë përse më quajnë Niko?

Dhe humbiste trishtimin e tij në bibliotekën e Gospic. Natën Nikolla mbushte me kërp vrimat e bravave dhe hapësirën poshtë derës dhe lexonte nën dritën e qirinjve që kish ndezur vetë. Djali i gëlltiste fjalitë me kënaqësi ndërsa hija e tij vetëm zmadhohej në mur.

I lodhur nga kjo marrje sekrete e diturisë Nikolla lexonte cdo mbrëmje në bibliotekë duke ndjerë mirënjohje për njerëzit që kishin shkruar libra. I dukeshin si miq të vjetër në këtë qytet ku nuk kishte as edhe një mik të vetëm.

Në Karlovac

Në moshë më madhore Nikolla u prit nga xhaxhai i tij. Këtu mësoi disa gjuhë të huaja dhe përmes bisedave praktikoi dhe historinë. Ai i dha Nikollës një libër për artistët italianë të shek. XV dhe më pas për Celinin, për Lorencon e Madh, papët, Kapelën Sistine apo dhe këmbën e papërsosur të Davidit. Pas një agjërimi tre vjecar në shtëpinë e tij, me mungesë ushqimi për shkak të një diete të fortë prej zonjës së shtëpisë, Nikolla e lidhi përgjithmonë në jetë artin me urinë.

Nikolla ishte dashuruar shumë herë; me flokët e nënës, me bibliotekën e të atit, me famën e të vëllait, me fluturimet e natës apo dhe me zgjerimin e botës që po ndjente tashmë ndër deje.

Kish ardhur koha që Nikolla të binte sërish në dashuri por jo me një nga vajzat me sy të errët nga Karlovaci. Dashuria e Nikollës për energjinë elektrike i la mënjanë dashuritë e tjera rinore.

Ai donte të bëhej eksperimentues shkencor.

Shkenca që po jepesh kaq shumë është kotësi, vazhdoi ta bindte të birin i cili nuk e dëgjoi. Kotësi dhe ngashënjim pas erës. Sic thonë priftërinjtë në gjuhën e tyre, është krejt fëminore të ikësh nga temjani për hir të egoizmit.

Unë po të flas baba, i thoshte të atit, kurse ti nuk dëshiron të më dëgjosh.

Dhe s’kam pse, përgjigjej tjetri po ftohtë. Nuk ka ligj sipas të cilit ata që flasin duhet të dëgjohen.

Duke menduar se i ati kudesej vetëm për anën shëndetsore, Nikolla e vlerësonte kujdesin e të atit si një banalitet të arsyeshëm.

Studentët e tjerë e mësuan shkencën thjesht si këngë për të jetuar. Tesla nga ana tjetër ishte i interesuar për thelbin e gjërave. Përvec fizikës përpiu vëllime të tëra të letërsisë klasike dhe filozofike.

Në fund të fundit ai donte të bëhej një shpikës dhe jo më kot kjo ishte e vetmja gjë që do e zmadhonte botën para syve të tij. Zakonisht kur dilte nga biblioteka dhe sodiste qiellin me yje të Kantit ai mund ta ndjente atë duke u rritur nën shpërthimet e yjeve. Derisa ndjente se pikat e tij të mprehta të shikimit do të ishin në të njëjtin nivel me kullat e qytetit.

Po pastaj?

Pastaj konstelacionet do të treteshin nëpër flokët e tij.

Dhe pastaj?

Kjo është gjithmonë dilema. Zemra na con drejt ëndrrave. Por është mendja ajo që i shndërron ato në realitet.

Edhe Teslës kështu i ndodhi.

Zemra e çoi në vende të paeksploruara që nuk mund ta imagjinonim se ekzistonin. Mendja drejt një udhe të përkryer.

Ndaj dhe per kete arsye ne sot shijojmë jetën me plagët që hapi në trupin e tij.

7 Komente

  1. P
    Pordhe me rigon....

    Ki Niko Tesla nuk ishte djal axhe i turkoshqipfolesit Rrahi-mondi me banim m'ameriki....!?

    1. A
      Alo Alo

      Që nga përcaktimi që i bën Teslës si serbo-amerikan, duket sa e informuar je. Dhe nëse nuk e ke njohur ti më parë madhështinë e Teslës, nuk do të thotë që dhe të tjerët nuk e kanë studiuar jetën e tij. Lexove një libër e po mburresh me këtë shkrim sikur kushedi se çfarë ke bërë...

      1. J
        Joke ........ Tesla ne tenis....

        Te falenderoj nga zemra znj. Monika Stafa per kete "rezyme" te jetes dhe punes se gjigandit Nikolla Tesla . Pra dhe njehere faleminderit znjStafa . Shpresoj mos te fillojne te te sulen "patriotet" folklorik nga trevat shqipfolese dhe te te nemojne per se bere kete rezyme per nje "serb" !!!!! Eshte e trishtueshme qe megjithese Nikolla Tesla kishte shtetesine Austro - Hungareze dhe pastaj ate Amerikane serbet dhe kroatet nuk rreshtin se "bagarre" per ta bere te tyrin me te tere menyrat ndersa ne ( perse mos jemi dhe ne krenar per kete "komshi" ballkanas qe na nderon dhe ne si pjese e ketij gadishulli te vogel dhe shume te "melanguar" ) as edhe nje fjale mor dhe ne tekstet shkollore besoj se nuk gjen dje per kete kollos ballkanik !!! Nese sidoqofte me behet shume qefi dhe nga zemra ju falenderoj zonje per kete shkrim .

        1. J
          Joke ........ Tesla ne tenis....

          Te falenderoj nga zemra znj. Monika Stafa per kete "rezyme" te jetes dhe punes se gjigandit Nikolla Tesla . Pra dhe njehere faleminderit znjStafa . Shpresoj mos te fillojne te te sulen "patriotet" folklorik nga trevat shqipfolese dhe te te nemojne per se bere kete rezyme per nje "serb" !!!!! Eshte e trishtueshme qe megjithese Nikolla Tesla kishte shtetesine Austro - Hungareze dhe pastaj ate Amerikane serbet dhe kroatet nuk rreshtin se "bagarre" per ta bere te tyrin me te tere menyrat ndersa ne ( perse mos jemi dhe ne krenar per kete "komshi" ballkanas qe na nderon dhe ne si pjese e ketij gadishulli te vogel dhe shume te "melanguar" ) as edhe nje fjale mor dhe ne tekstet shkollore besoj se nuk gjen dje per kete kollos ballkanik !!! Nese sidoqofte me behet shume qefi dhe nga zemra ju falenderoj zonje per kete shkrim .

          1. E
            Erdogan

            You turkoallvanosat e Ismail bej Vlores nuk jini krenare per Ata qe Tesla sipas artikullit qe thote perpiu Letersine Klasike dhe Filosofike zoti me comentin Joke........Tesla ne tenis. Dhe kjo letersi klasike dhe filosofike i ka rrenjet tek Baballaret e Politizmoit Evropiane dhe te Botes Ajo e Greqise se Lashte jo me te jini krenare per kete "komshi" Ballkanas. E ashtuquajtura Rilindja Evropiane ishte ajo e Greqise se Lashte. Nuk ishte as e Romes as e Gjermanise,Anglise,Frances,Tyrqise. Mithollogjia,Istoria,Theatro,Lojerat Olimpike,Arithmitiqi,Alfabet kane lidhje me Greqine dhe Heronjte e Ashte te Saj si Pirrua i Epirit,Arxilea,Perandoret Greke Ilyre si Megas Kostantinos,Megas Aleksandros,Jeorgios Kastriotis etj. Mos te flasim per qindra Filosofer apo Compjuterin e pare te botes ate te Arkimedit.

            1. J
              Joni

              Erdogan, Greket Nuk kane egzistur ndonjehere sepse Nuk kane elementin thelbesor te nje kombi qe eshte gjuha. Greket e lashte eshte nje genjeshter e madhe, keshtu thote enciklopedia e madhe Greke e 1932 volumi 19 kur flet per pellazget. Heronjte kane egzistuar por ata Nuk jane Greke, sepse po te kishin egzistuar Greket me siguri do kishin bere ndonje lufte me komshite ose pushtuesit e huaj ne mijera vite histori, ose do kishim hartat e vjetra me termin Grek. Per fat te keq ne hartat e vjetra nuk egziston termi Grek, dhe nuk egziston te pakten nje lufte Greke ne antikitet.

            2. S
              Shqiptari

              Nisur nga emri i tij, NikollaTesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. NikolaTesla lindi atje më 10 korrik 1856. Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj NikolaTesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shteterore. Në këtë pamje të viti 1880 NikolaTesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre.

              Lini një Përgjigje