CAT STEVENS I SHTYHET VIZA! Kantautori legjendar shtyn datën e koncerteve: Jam shumë i mërzitur

30 Shtator 2025, 16:55Kulturë TEMA
CAT STEVENS I SHTYHET VIZA! Kantautori legjendar shtyn datën e koncerteve:

Cat Stevens ka shtyrë turneun në Amerikën e Veriut për shkak të vonesave në miratimin e vizës, duke shkaktuar zhgënjim tek ai dhe fansat e tij. Kantautori i njohur nuk është i vetmi muzikant që haste me këtë problem.

Kantautori legjendar Cat Stevens, i njohur gjithashtu si Yusuf, ka njoftuar shtyrjen e turneut të tij në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve me miratimin e vizës.

Stevens, anëtar i Rock & Roll Hall of Fame, ishte planifikuar të fillonte turneun më 2 tetor në Filadelfia, në mbështetje të librit të tij të ri “Cat on the Road to Findout”, i cili do të publikohet në SHBA më 7 tetor.

Megjithatë, ai bëri me dije përmes rrjeteve sociale se vonesat në përpunimin e vizave kanë pamundësuar organizimin në kohë të shfaqjeve, duke shkaktuar zhgënjim të madh tek vetë artisti dhe fansat e tij.

“Jam shumë i mërzitur për këtë situatë, sidomos për fansat që kanë blerë bileta dhe kanë bërë plane për të më parë live,” shkroi Stevens.

Ai gjithashtu theksoi se lëshimi i librit nuk do të ndikohet nga këto vonesa, duke thënsë se librat nuk kanë nevojë për viza.

Këto të fundit janë pjesë e një fenomeni më të gjerë që ka prekur muzikantë dhe atletë ndërkombëtarë, për shkak të rritjes së tarifave dhe ngadalësimit të procedurave pas ndryshimeve të vitit të kaluar. /ora/

1 Komente

  1. L
    Lani

    Trump moterqimi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje