Cila është gjuha më e vjetër në botë?

29 Tetor 2023, 11:12Kulturë TEMA

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara të regjistrimit, që nuk i përdor më sot askush. Informacioni në një disketë apo në një disk mbetet i padobishëm, kur mungojnë pajisjet përkatëse për t’i dëgjuar. Kësaj i shtohet edhe fakti që gjuha dhe shkrimi zhvillohen vazhdimisht, saqë edhe informacioni i një libri – që gjithsesi mund të hapet – bëhet i pakuptueshëm. Është gati e pamundur të arrish në informacione, që nuk janë të shkruara askund dhe të jenë ruajtur për pasardhësit.

Prandaj është aq e vështirë, t’i përgjigjesh pyetjes, se cila është gjuha më e vjetër e botës. Gjuhët mund të transmetohen nga brezi në brez me shekuj, por bien në harresë, nëse nuk kanë lënë gjurmë me shkrim.

Vetëm gjuha e shkruar lë gjurmë që dokumentohen. Dhe vetëm kur është shkruar mbi një material, që i ka rezistuar kohës. Shkrimet mbi materiale organike, si për shembull lëvore, kryesisht kanë humbur, ndërsa tekstet mbi gurë ose argjilë ndonjëherë janë ruajtur për mijëra vjet. Nëse ne jemi sot në gjendje edhe t’i lexojmë dhe t’i kuptojmë, është diçka tjetër.

Dëshmitë më të vjetra të shkruara

Si dokumentet më të vjetra të gjuhës së shkruar cilësohen shkrimet kuneiforme, ku shenjat në formë pyke janë shtypur mbi pllaka të buta argjili. Shkrimet më të vjetra të njohura kuneiforme rrjedhin nga sumerët, që u zhvilluan prej shekullit të katërt p.e.s. në Mesopotani, në “territorin ndërmjet lumenjeve” Eufrat dhe Tigër (në Irakun e sotëm).

Tekstet datojnë nga periudha rreth vitit 3.200 p.e.s. Eposi i Gilgameshit është vepra më e njohur e gjuhës sumere. Gjuhët kuneiforme kanë qenë vendimtare edhe për zhvillimin e mëvonshëm të shkrimeve evropiane.

Pothuajse aq të vjetra janë edhe hieroglifet egjiptiane, që janë shkruar në varrin e faraonit Seth-Peribsen, 2775-2650 p.e.s duke u ruajtur kështu për pasardhësit. Fjalia e gjetur aty: “Ai ka bashkuar të dy vendet për djalin e tij, mbretin e dyfishtë Peribsen” konsiderohet nga ekspertët si fjalia më e hershme e shkruar plotësisht.

Shkrimi është ruajtur, por ne vetëm mund të imagjinojmë, se si kanë tingëlluar gjuhët më të vjetra të shkruara, sumerishtja, akadishtja dhe gjuha e Egjiptit të lashtë. Sepse të tria gjuhët janë zhdukur, ato nuk përdoren më dhe nuk kanë pasardhës të gjallë.

Diversiteti gjuhësor në mbarë botën

Në mbarë botën sot ka 7.100 gjuhë, nga të cilat 40% janë të rrezikuara të zhduken. Disa gjuhë fliten nga më pak se 1.000 vetë dhe ekziston rreziku që ato të zhduken pas disa brezash. Kjo do të nënkuptonte humbjen e një pjesë të qenësishme të identitetit kulturor.

Nga ana tjetër ka 23 gjuhë, të cilat i përdor më shumë se gjysma e popullsisë së botës. Dhjetë gjuhët më të folura në mbarë botën janë anglishtja, gjuha kineze (mandarin), spanjishtja, hinduishtja, arabishtja, frengjishtja, bengali, rusishtja, portugalishtja, urdu. Në vendin e dymbëdhjtë vjen gjermanishtja.

Ndërsa gjuhët më të vjetra të shkruara janë zhdukur, disa gjuhë shumë të vjetra vazhdojnë të jetojnë ende sot, si për shembull gjuha tamile, e cila nga shumë gjuhëtarë konsiderohet si gjuha më e vjetër në përdorim.

Gjuha tamile është njëra nga  22 gjuhët zyrtare të Indisë dhe flitet në Indinë jugore dhe Sri Lanka nga afro 85 milionë vetë. Shkrimet e hershme tamile datojnë nga shekulli V p.e.s. Megjithatë analiza e Tolkāppiyam, një teksti gramatikor në gjuhën tamile, lë të kuptosh se gjuha tamile duhet të jetë së paku 5.000 vjeçare, por sot thuajse nuk flitet. Shënimet më të vjetra në Sanskritishte ekzistojnë prej më shumë se 3000 vjetësh, janë tekste hinduiste të përpiluara midis viteve 1.500 dhe 1.200 p.e.s. të shkruara si veda, përmbledhje tekstesh fetare. Ajo ka qenë kryesisht një gjuhë dijetarësh, e përdorur në tekstet e vjetra indiane, në shkrimet fetare dhe në veprat letrare. Megjithatë nga sanskritishtja e kanë origjinën shumë gjuhë moderne të Indisë dhe si dialekte rajonale.

Gjuha kineze është një nga gjuhët më vjetra në botë e folur në vazhdimësi dhe që përdoret sot nga më shumë se një miliardë vetë. Rrënjët e gjuhës mund të gjurmohen deri në mijëra vjet më parë. Ajo supozohet të ketë dalë rreth 4.500 vjet më parë nga Proto-Sino-Tibetianishtja, e cila konsiderohet si paraardhëse e gjuhëve birmaneze dhe tibetiane. Gjetjet më të vjetra të gjuhës së shkruar kineze konsiderohen mbishkrimet mbi guaskat e breshkave dhe eshtrat e kafshëve, të cilat janë rreth 3.300 vjeçare.

Ndër gjuhët më të vjetra, që fliten ende, bën pjesë edhe hebraishtja dhe arabishtja. Rrënjët gjuhësore të këtyre dy gjuhëve afro-aziatike shkojnë në 10.000 deri 20.000 vjet më parë, megjithëse gjetjet më të hershme të shkruara të këtyre dy gjuhëve datojnë “vetëm” rreth 3000 vjet më parë.

A ka pasur një gjuhë të parë të përbashkët?

Edhe pse nuk mund të gjenden prova të shkruara, njerëzit kanë pasur sisteme komplekse komunikimi, që i kanë lejuar ata të komunikojnë për mijëra vjet. Ekzistojnë teori të ndryshme gjuhësore për origjinën e gjuhës njerëzore, por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetuar plotësisht.

Gjuha njerëzore mund të ketë lindur nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë zhvillimin kompleks të trurit, ndërveprimin social dhe nevojën për bashkëpunim në gjueti dhe mbledhjen e ushqimit. Gjuha mund të ketë dalë me kalimin e kohës nga kombinimi i gjesteve të duarve dhe lëvizjeve të trupit.

Ekziston edhe teoria se dikur ka ekzistuar një e ashtuquajtur “protogjuhë”, një gjuhë e përbashkët parahistorike, nga e cila kanë rrjedhur të gjitha gjuhët moderne me kalimin e kohës. Megjithatë nuk ka prova të mjaftueshme se një gjuhë e tillë e përbashkët universale ka ekzistuar ndonjëherë.

Diversiteti përmes izolimit dhe migrimit

Ka më shumë gjasa që shoqëritë parahistorike të kenë patur shumë gjuhë dhe dialekte të ndryshme rajonale, të ngjashme me sot. Diversiteti i gjuhëve njerëzore u zhvillua me kalimin e kohës përmes izolimit gjeografik, shkëmbimit kulturor dhe migrimit.

Kur grupet e njerëzve u ndanë dhe u ekspozuan në mjedise të ndryshme, gjuhët e tyre u zhvilluan në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo çoi në krijimin e morisë së gjuhëve që kemi sot./DW

42 Komente

  1. k
    k

    Pyesni gurin dhe kocaqen se vetem ata e dine te verteten absolute.

    1. b
      ben.

      Gazetari ,gjuha egjiptiane nuk eshte zhdukur, vazhdon te flitet edhe sot. Jane Koptet ne egjipt, qe flasin gjuhen egjiptiane dhe jane te besimit te krishtere. Pjesa tjeter e egjiptit jane thjesht arabe. Arabet kane zhdukur jo vetem trashegimnine egjyptiane, por edhe fenikasit, asirianet, filistinet. Te gjithe ata qe jetojne ne ato toka jane pushtues arabe.

      1. T
        T

        Jane pushtues Arab qe erdhen NGA Arabia? Dmth sipas teje dhe jenshqiotaret apo gjithe europianet jemii pushtues,se erdhen NGA azia e afrika veriore? Apo ti e Di qe NE europianet skemi ardh NGAndonje vend tjeter? Koptiket skane asgje te perbashket me krishterimin. Krishti Ka jetuar shume me vone SE koptet ,ather si ishin te krishter kur feja e krishter skish.lind akoma? Apo futja.pordh me rigon. Shif mbase krishtin e nxjerr grek NGA himara,SE Ku I dihet me ju. Kush flet arabisht sipas teje Jane pushtues,o pika NE bithe. Po arabet e krishter te irakut qe flasin arabisht po kane fe Jo muslimane,ather pushtues Jane?

        1. b
          ben.

          Selcuk . Padituria nuk eshte argument. Selcuk ,arabet nuk kane pune as ne palestine as ne liban as ne siri as ne iran. Arabet keto vende i kolonizuan dhe jo si i kolonizuan greket, qe banoreve ju njohun gjuhen dhe fene. Arabet i zhduken popullsite autoktone. Te vetmit qe nuk zhduken dot ishin dhe jane hebrenjte. Historia e popujve dhe botes nuk fillon me kalifatin islamik dhe as me zbritjen e turqve mongole ne 1200 ne azine e vogel.

        2. E
          E.v

          Loqe per denim te faraonit Hazreti Musa A.S kaloi Nilin etj.Sot nji pjese te arkivave te hershme te Egjiptit i futen ne dore rrugacet e Napoleon Bonapartit,mirepo cfare te thuash zgjuaresia e Osmaneve beri qe shume gjera te ruhen sot,dhe ka goxha materiale ne arkivat osmane,por nuk u mjaftuan me kaq perendimoret e tu. Anglezet te cilet ne Fund te viteve 1800 te maskuar si arkeologe filluan te germojne e te vjedhin ne Egjipt dhe ti nisin materialet arkeologjike ne angli.Ne angli jane akoma materiale te vjedhura nga vendet e Mesopotamiese (sepse nga komplekset qe kane shqiptaret xhahila nuk mud te themi vendet islame)dhe lindjes se mesme akoma te pa ekspozuara,dhe njihen pjese e Kultures islame prej anglezeve,te cilet i coi atje,ne egjipt dhe Irak, ideja per te gllaberuar nafte.Ne te vertete ishin inxhiniere nafte por shfaqeshin si arkeologe.Kjo o 1 e miliarda e historise qe se ke msu ne shkolle. Shko ftillohu e hiq gjyslyket e injorantit,ne pamjen e gjerave. E di per car shkojne turistet naten tek piramidat...gjeje.. meqe je by..e zgjut e i di gjonat bashk me meron

          1. b
            ben.

            Zoraxhi arab. 1. Vendet e lindjes se mesme duke filluar qe nga sumeret e deri te fenikasit nuk kane asnje lidhje me arabet e aq me pak me turqit. Si ne gjuhe, si ne gjenetike. 2. Vendet e lindjes se mesme dhe afrikes veriore qendruan per 1300 vjet nen sundim islamik , kalifati arab dhe pastaj mongolet turq. Prapambetja dhe varferia e tyre nuk ka lidhje me 50 vjet qe i mbajti anglia, po ka te beje me kulturen dhe fene arabe. Sepse psh kinen dhe me shume indine anglia i mbajti shume me gjate si koloni por kjo nuk i pengoi keto vende te zhvilloheshin dhe te behen superfuqi. 3. Zoraxhi arab , ata banditet e napolonit zberthyen perkthyen gjuhen egjiptiane te vjeter qe verteton se koptet jane autoktone dhe jo arabet. Dhe jo arabo turqit qe per 13 shejkuj vetem vrane dhe shkateruan. Dhe ky eshte problemi qe keni ju arabo turqit me dijen. 4. Zoraxhi arab. Koptet nuk u bene te krishtere nga shpata, koptet u bene te krishtere nga rreziku arabo islamik. Dhe ne fund o arab kur ju vrisni w shfarosni ju a thote zoti, kur ju kthejne reston qani si kurvat.

            1. M
              Mali

              Nuk kaloi nilin.Po detin e kuq.

            2. S
              Sunit Shiit = Big Shit

              Jam i sigurt qe nena e te gjithe gjuheve eshte gjuha e pellazgo ilireve turkoshqiptare. Ata jane populli me i lavdishem ne bote. Kame jetuar ne mes te romakeve dhe grekeve dhe nuk i njohim nje qytet, nje liber, nje filozof, nje historian po mos i quani budallenjte e lashtesise. Ata sot kane nje xhami te madhe ku falen cdo te premte dhe adhurojne allahun e madh dhe profetin muamut.

              1. .
                .

                karlleqesh qe mereni, kujt i intereson gjuha qe flitej 8 mij vjet ose 1 mij vjet me perara. $$$$$$$$ Njerezimit I intereson vetem cfar informacionesh (histori, kultur, shkenc) jane transferuar nga lashtesia nepermjet gjuhes, te cilat kane ndihmuar dhe evoluar njerezimin. $$$$$$$$ Bëni nje eksperiment te vogel (secili ne ndergjegjien e vete). Hiqni ne menyre imagjinare nga historia mijvjecare Botrore, te gjitha keto gjuhe qe permendet me larte .... cfar do te humbi njerezimi .... ASGJE. $$$$$$$$ Fshini nga harta (ne menyr imagjinare), Turqi, Bullgari, Skiperi, Rumani ... dhe qindra shtete, kultur dhe Gjuh ... cfar do pesoj njerezimi dhe Qyteterimi ???? ASGJE. $$$$$$$$ Provoni te fshini nga harta Gjuhen Helene ..... thjesht nje KAOS. $$$$$$$$ Asnje informacion nga Lashtesia, asnje informacion nga Platoni qe fliste per Atlantiden, asnje informacion nga dhjetra Historjan dhe Gjeograf Helen qe shkruanin per c'do cep te botes qe vizitonin. $$$$$$$$ Asnje informacion nga Mitologjia, nga Eposi I Trojes, nga Eposi I Herkulit (Herakleus), i Mega Aleksandros, i Faraonve, ... $$$$$$$$ Asnje informacion nga Shkenca e Filozofve Helen, nte Gjeografeve, te Matematikanve, Astronomve, Mjekve, .... Euklidi, Pithogoren, Eratosthenin (i pari qe mati perimetrin e planetit tone, Tokës), Hipokratin (Babain e mjeksis), Demokriti (i pari qe kishte shkruar per Atomin) ... (lexoini ne internet). $$$$$$$$$ Dhe mijra te tjera shkrimeve qe ishin shpetuar nga bibloteka e Aleksandris nepermjet monastireve Katolike dhe u ribotuan nga Galileu, Njutoni, Kepler .... $$$$$$$$ Po mos te ishte shkrimi Helen, kush do te fliste per Muzik (Muses ne Lashtesi), per Dram, per Komedi, Filozofi, per Amfiteatre, Gjuhesi (Glosa), Sindakt, Fone-tik, Grama-tik, Ortho-pedi, Patho-logji, Kardio-logji, Logo-therapi, Astro-nomi, .... $$$$$$$$ Vazhdoni eksperimentin, duke hequr sot nga fjalori Botror te gjitha termat Greke .... KAOS. $$$$$$$ Njerezimi po nuk perdori keto terma SOT nuk funksionon, bllokohet .... lexoni ne internet terma dhe fjale Greke ne gjuhen Angleze ... do te mahniteni. $$$$$$ Kjo eshte ajo per te cilen duhet folur dhe jo per karlleqe pa interes, qe ngatrojn njerzit me informacion te pa vler.

              2. H
                Hhh

                Paskemi qenë në një mendje plako ( shih komentin tim më poshte Hhh). Çfarë turpi, degradimi e mediokriteti që kemi një ushtri (gjasme) gazetarësh që i japin kaq shumë hapsirë publike çdo derri dhe dose. ..Jo vetëm kaq por i dëgjojnë të mrekulluar e gjithë admirim, ndërkohë që kopetë "patriotike" të ekzaltuara bërtasin bravooooo.. edhe pse në të njëjtën kohë, vetë kanë harruar si flitet e shkruhet shqipja apo largqoftë , t'ju vënë emra shqiptar fëmijeve të tyre.

                1. P
                  Patrioti

                  Hajde filloni sorra eshte shqipja! Shani greqine, spermat e ndyra te sulltaneve te turqise!

                2. U
                  Unë

                  Po shqipja o kush tjetër?! Amani, se disa ‘studiues’ po na bëjnë gazin e botës!

                  1. H
                    Hhh

                    Për këtë pyesni Kocaqin dhe Sazanin.

                    1. M
                      Muri

                      hahahah Anonim. Ti e ke pare kush ka qene me e vjetra?

                    2. c
                      cuf dabjoni

                      komentatoret kane te drejte qe disa pseudohistorian e pseudolinguist per aresye te ndryshme po bezdisnin me marrezine e tyre se ne jemi te paret qe dolem nga majmuni.. gjuha jone e para e kemi sunduar Boten... kete mund ta menjanojme duke mos i lexuar por me terrorizmin e tyre ndaj studiuesve qe mund te na sqaronin me fakte e e studime shkencore duke evidentuar dhe çka eshte hipotezë e duhet thelluar, kane bere qe askush studiues nuk guxon te njohi publikun me histori te verteta me hipoteza serioze e debate... BOLL me Broçkulla jeni per te ardhur keq sidomos kur harxhoni per botime pa vlere, sidomos kur ndojeri prej jush edhe ka botuar gjera shkencore.... Kemi nevoje te njhim historine tone qe te jemi dhe krenar per te Ju po na i mohoni

                      1. R
                        Ramut bolja

                        Po arnautet mendojn se jan qendra e botes, apo jo sazan bolja?

                        1. D
                          Dani

                          Ore qypa ata Po flasin Vetem per azine ,Ku hyn Kocaqi ketu.

                          1. D
                            Davidi

                            Gjuha e gruas se Meros!

                            1. H
                              Humoristi

                              Sot nuk po i kuptojme kosovaret qe vijne per plazhe.Kush shqiptare mund t’i ktheje pergjigje pyetjes :”A ka apoteka ne plazhe!?”

                              1. V
                                Vl

                                Apotheke do te thote farmaci...eshte gjermanisht...

                                1. S
                                  Shqip ose fjalë e huaj

                                  Për "Apoteka" në Kosovë thuhet "Barnatore". "Apotheke" thuhet gjermanisht të cilën fjalë e ka marrë serbokroatishtja "Apoteka". Në Shqipëri e përdorin "Farmaci" prej italishtës. Poashtu "Pastiçeri" prej italishtës kurse në Kosovë thuhet "Ambëltore" dhe "Ëmbëltore", shqip. Në Kosovë thuhet "rrymë" (elektrike), në Shqipëri "korrent", etj. "A ka apoteka në plazhë?" = "A ka farmaci në plazhë?"

                                2. A
                                  Alex

                                  Ja dhe bythëshkërdhyerit Voripordhjot paskan komentuar të parët!

                                  1. T
                                    Të vjetër, më të vjetër

                                    Grekët e vjetër ishin trashëgimtarë të kulturave tjera më të vjetra dhe më lindore.

                                    1. D
                                      Detari

                                      per cilet greke e ke fjalen? ka patur 2-3 pushtime masive ne ate zone, pellazget u pushtuan, finiket u pushtuan, erdhen Doret, Ionet etj

                                    2. L
                                      Luginat e Lumenjëve

                                      Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur kultura më të vjetra se këto që i njohim por gjurmët janë zhdukur sepse shkrimet janë bërë në materiale të paqëndrueshme të cilat "i ka ngrënë dhëmbi i kohës".

                                      1. l
                                        lani

                                        ju zgjebet qe shani kocaqin edhe zazanin edhe Shqiperine. ju qifsha gjakun e prish

                                        1. p
                                          per ju 3 Komentuesit e pare lart !

                                          Kur behet fjale ,per tema te tlla qe kerkojne Njohuri jovetem Historke por edhe Shkencore , komentohet jo ne baze Urrejtjeje Etnike , (sepse sot s'jemi pr fatin e mire ne Mesjete) por komentohet e dskutohet si njerez Normale e te Civilizuar . Perse gjithe ky Angazhim per te ber Zhurme aty ku s'ka asnj sens Llogjke !- Sigurshte ,qe Ju Grupi Gatshem e Zhurmueseve ktu ,jen te njohur nga gjthe Komentuesit dhe nuk ju marrin asnjher Seriozishte sepse ju nuk ken aftesne te Diskutoni por as Kulturen Njerezore ,te Rrespektoni nj Shkrim - Studim . Shpesh sulmoni Historianet e Shquar s Zonja e Nderuar Kocaqi siedhe Atdhetarn e Apasonura S.Gurin i cili eshte shembull Atdhetarise , ksaj Ndjenje Kombetare ______te ndrydhur nga Politikat Antishqptare te ndejkura nga famekeqi injoramt salih berisha por edhe nga Shalgjati sot , qe marrshon mbi Gomarin e Megalomanise Ordienere ! _ Pra ,po e mbyll me kaq , te shfrytezosh anonimitetin e beshe inkuizitorin Mesjetare te Kshesh Greke ne kte Medie kunder Atdhetareve e Historianeve Shqiptare e para s'eshte ndonj Zotesi por gjithcka tjeter dhe e fundit , ngaqe ju djeg aq shume prapanica mper cdo zbulim e zhvillm Historke Shqptare , ftoni Hstoranet Grek te perballen si Burrat vs Historianeve tane Shqiptare dhe mos t'i tremben pallmit ,sepse do t' argumentohet gjthcka .

                                          1. D
                                            Duka

                                            Gjuha ...berishjane psh....Eshte..me e vjetra nga shpellaret pellazge....

                                            1. Z
                                              Zani

                                              Ky (kjo) qe ka shkruar kete artikull, por pa e vendosur emrin e tij, duhet te jete hermafrodit, qe i vjen turp ta publikoi emrin sepse si do qe t'a ket, emer femror apo mashkullor, nuk i shkon gjendjes se tij. Keqardhje. Gjeja kryesore qe shtjellohet ne kete artikull eshte fakti qe shkrimi me i vjeter ne bote ka eshte zhvilluar nga sumeret, banoret e Mesopotamise se lashte. Mesopotamia eshte quajtur edhe Sumeri sepse ndryshe banoret e saj nuk do te njiheshin me emrin "sumere". Por ne kuptojme se ky hermafroditi eshte paguar nga Janullatosi dhe eshte porositur prej tij qe te shkruaj çte doj dhe per ke te doj, por gjuhen e nene se tij te mos e permend askund. Ndoshta edhe nga inati perse e lindi hermafrodit. Ai permend emrat "Mesopotami" dhe "sumere" por megalomania e tij nuk e lejon te kuptoje se te dy ata emra e gjejne kuptimin vetem ne gjuhen e sotme shqipe. Mesopotami do te thote jo tamem ate qe shkruan autori d.m. th. Mesopotami = vendi mes lumenjeve. Mesopotami sakt thote "mes lumenjeve". Kur ishim te vegjel ( rreth viteve 1950) prinderit na thoshnin "potisi lulet, ose domatet,etj". Atehere nuk perdorej fjala " vaditje" si e perdorim sot. Fjala vaditje ndoshta rrjedh nga fjala ( emri ) " vada" e perdorur nga shkrimtari Agim Cerga tek romani i tij " Legjenda e Vadave". Nga ketej na del e drejta te mendojmei se ndoshta ne te kaluaren shume te larget paraardhesit tane (pellazget nje fis i tyre ishin edhe sumeret) ne vend te emrit" lum" perdornin perdornin emrin " potam". Po keshtu edhe emrat "Sumeri" dhe " sumere" ne shqipen e sotme do te thote "shume ere". Nga autore te vjeter na eshte bere e njohur se ne Mesopotami frynin erera shume te fuqishme (Mesopotamia eshte e gjitha fushe)dhe ky ishte shkaku qe sumeret e braktisen vendin e tyre. A e shikon ore qorr me sy hapet sa e vjeter eshte gjuha jone, dhe kete e ka sqaruar bukur dhe ne menyre shteruese Profesori i Univerrsitetit te Stanfordit ne Kaliforni, bashk me ekipin e tij, ne librin "Gjenet, popujt dhe gjuhet" botuar ne Njujork ne vitin 2000, ku shkruan : shqipja eshte me e hershmja nga 63 gjuhet indoevropjane, me moshe 9000 vjeçare. dhe quan gjuhen "meme" per te gjitha gjuhet e tjera. Roberto D'Anjeli ne librin e tij shkruan"Gjuha primitive e Indise eshte pellazgjishtja, sepse banoret e saj ishin te bardhe dhe gjuha sanskrite eshte formuar mbi shtratin e pellazgjishtes. Por perse te zgjatemi me tej me kinezçen, etj. Ju dhe gjithe soji jua jne rolin e mercenarve te armiqeve te kombit dhe gjuhes tone me ngjan me nje idjot qe kishim dikur ne lagje. Ky idjoti çdo dite mbante ne dore nje libet te Enverit ose te Leninit apo Marksit, dhe ne per shaka e pyesnim "si po ven studimet" , e ai na pergjigjej : Une tani po merrem me revolucionin ne shkalle nderkombetare se me revolucionin ketu ne Shqiperi merret Enveri". Dhe soji juaj merret me sanskritishten, kinezçen, akadishten, egjyptjanishten, etj, sepse nuk keni kellqe te perballeni me te verteten ose sepse u kane zene koken me dere autoret e meglidese e naçertanies.Nga populli shqiptar gjithmone do te injoroheni. "

                                              1. S
                                                Shkurt

                                                Eshte perkthim, o rrangalle. Jane perfundime te shkencetareve te huaj qe s kane asnje interes t i fryjne megalomanise apo injorances tende. Kur te gjejne tekste 4 mije vjeçare te shkruara ne gjermanishten e vjeter, illirishte, apo gjuhet thrake, dake, kelte, do merren edhe me ato. Po nuk kane per t i gjetur, se keta ishin popuj analfabete dhe nuk e njihnin apo perdornin shkrimin. Njesoj sikur te bejne nje artikull per makinat e sjekullit 19°, do diskutojne per ato gjermane, franceze, amerikane, e jo per ato shqiptare, turke apo arabe qe nuk ekzistonin se as biçikletat nuk njiheshin. Historia punon mbi materialet reale e jo mbi fantazine e njerezve te kompleksuar

                                                1. M
                                                  Mali..

                                                  Saktë . Të tjerët flasin si ushtarët e haxhiqamilt.

                                                2. Z
                                                  Zeqine sallaksja e zgjuar

                                                  Pergjigje e jep kocaqi idjotja me Sazan psikopatin! Keta dy trapa i dine mire gjrat???? Keta jane te çmendut! E keqja eshte qe suke u marre me keta do na çmendi edhe ne

                                                  1. Y
                                                    Yp xhixhi

                                                    Kesaj pyetje i ka dhene pergjigje me kohe pof doc gomar SAZAN GUURI .

                                                    1. U
                                                      U shofshin zagaret e Lexhendes

                                                      Humor ne kohe lufte. Gjuha VIÇIDOLIT.

                                                      1. Z
                                                        Zot fali !

                                                        VIÇIDOLIT

                                                        1. D
                                                          Detari

                                                          titull gabim. nuk dihet cila gjuhe eshte shkruajtur e para se gjuhen shkruhen ne shume menyra, symbole, ieroglife etj. tani sa per gjuhen e folur qe nga egzistenca e njeriut.

                                                          1. K
                                                            Klodi Sarono

                                                            I vetmi ne glob qe ia ka qelluar kesaj historie eshte AGRON VUKA. Lexoni librin apo Facebook-un e tij per te pare se si i nxerr blof edhe studiuesit me fame botrore, pra keta qe Merua u referohet.

                                                            1. K
                                                              Klodi Saronno

                                                              I vetmi ne glob qe ia ka qelluar kesaj historie eshte AGRON VUKA. Lexoni librin apo Facebook-un e tij per te pare se si i nxerr blof edhe studiuesit me fame botrore, pra keta qe Merua u referohet.

                                                              1. G
                                                                Greko- kanadez

                                                                Gjuhet me te lashta nuk jane ato te ahkruara. Gjuhet e indogjeneve ne kanada nuk shkruhen as sot....

                                                                1. G
                                                                  Greko- kanadez

                                                                  Gjuhet me te lashta nuk jane ato te ahkruara. Gjuhet e indogjeneve ne kanada nuk shkruhen as sot....

                                                                  1. I
                                                                    I vërteti

                                                                    Ka gjuhë të vjetra, por më e vjetra gjuhë, që ka mbetur e shkruar dhe që ka pasquruar historinë, letrësinë, artin, poezinë, lirikën, epikën, tragjedinë, elegjinë, erotikën, shkencat e ndryshme si biologjia,mjekësia, gjeografia, astronomia etj. është vetë greqishtja!

                                                                    1. M
                                                                      Mali

                                                                      Më vjen keq po ky artikull është një tymnajë pa baza të së vërtetës ,por një imagjinatë që kërkon të humbasë të vërtetën e së vetmes gjuhë të gjallë më të vjetër të botës e cila flitet dhe sot . Në kohët e lashta është shkruar flalët shqip po me alfabetet kuiforme, greqishte e vjetër, latine, arabe ,turke,kopte sipas vendit ku kishin studiuar dijetarët, pasi alfabeti ishqipes u formua shumë vonë ,në kongresin e Manastirit. Dhe më e keqja ishte dhe është se ka patur, ka dhe do të ketë shumë shqiptarë gjakprishur që e shesin vendin dhe gjuhën për 5 lekë. Ta dini të gjithë se deri në vitin 1946 vetëm 5 përqind e popullsisë dinin shkrim e këndim,95 përqind ishin analfabetë. Shkrim e këndim dinin priftat e hoxhallarët e të bijtë e familjeve fisnike. Po ama fjalët e gjuhës shqipe është vërtetuar shkencërisht nga shkencëtarët tanë e të huaj që i spjegojnë origjinën e të gjitha fjalëve të gjuhëve indoeuropiane . Shkencëtarët tanë si Petro Zheji, Elena Kocaqi, Agron Dalipaj, Dazan Guri ,etj. Të huaj Franc Bobi......etj......!!!!????

                                                                      Lini një Përgjigje